JO NEGOCIATA, VETEVENDOSJE!!!
Jo negociata sepse...
* Jo negociata sepse negociatat kanė kuptim kur zhvillohen mes palėve tė barabarta. Kosova nuk ėshtė e barabartė me Serbinė. Kosova nuk ėshtė shtet sikur Serbia.
* Jo negociata sepse nuk janė zhbėrė strukturat e Serbisė nė Kosovė.
* Jo negociata sepse pėrveēqė Kosova e ka Serbinė nė qafė, ajo e ka edhe UNMIK-un mbi kokė. Kosova sundohet nga regjimi antidemokratik i UNMIK-ut.
* Jo negociata sepse institucionet e sistemit qė i ka krijuar dhe i kontrollon ky regjim, medoemos do tė udhėhiqen prej njerėzve tė korruptuar e tė shantazhuar, tė tillė ēfarė janė sot nė Kosovė.
* Jo negociata sepse pėrmes negociatave Serbia po tenton tė pėrligj ambiciet e saj pėr tė rivendosur kontrollin faktik mbi popullin dhe territorin e vendit tonė, madje duke bėrė edhe ndarjen e tij.
* Jo negociata sepse ato po planifikohen pėr Kosovėn, e jo edhe pėr Serbinė. Rezoluta 1244 do tė jetė baza e negociatave, e, siē dihet, rezoluta 1244 e ruan nominalisht sovranitetin e Serbisė mbi Kosovėn dhe e nxit restaurimin faktik tė tij.
* Jo negociata sepse negociatat nuk planifikohen tė bėhen pėr tė kėrkuar pėrgjegjėsi dhe dėmshpėrblim nga Serbia pėr 12.000 tė vrarė, 3.000 tė rrėmbyer, 20.000 femra tė dhunuara, njė milion tė dėbuar dhe 120.000 shtėpi tė shkatėrruara. Negociatat po parashikohen tė bėhen pėr tė kurorėzuar rehabilitimin e shtetit tė Serbisė.
* Jo negociata sepse negociatat pėrfundimisht do ta barazojnė krimin dhe gjenocidin (shteti i Serbisė) me viktimėn (populli i Kosovės); dhe, agresionin me luftėn ēlirimtare.
* Jo negociata sepse negociatat duhet tė zhvillohen pa kushte. Vendi ynė po kushtėzohet: na janė vėnė standarde pėr tė plotėsuar dhe parime tė panegociueshme arbitrare.
* Jo negociata sepse Serbia nuk u identifikua si agresor qė ushtroi represion e terror pėr mė se njė shekull, por madje ajo pas rėnies sė Milosheviqit u rehabilitua; automatikisht (pa plotėsuar standarde) u pranua nė institucionet dhe organizmat ndėrkombėtarė.
* Jo negociata sepse Kosovės nuk i mungon statusi, por popullit tė saj i mungon liria. I burgosuri nuk negocion.
* Jo negociata sepse ato pashmangshėm nėnkuptojnė gatishmėrinė pėr kompromis. Liria nuk ėshtė kompromis. Liria ėshtė e drejtė e pandėrmjetėsuar dhe gjendje e panegociueshme.
* Jo negociata sepse fillimi i negociatave paraqet fundin e pavarėsisė dhe shtetėsisė si mundėsi. Serbisė i mjafton kjo, nė mėnyrė qė pastaj negociatat tė bėhen pėr autonominė territoriale tė serbėve nė Kosovė e qė nėnkupton legalizimin e enklavave ekzistuese serbe nė Kosovė si dhe zgjerimin e tyre dhe krijimin e enklavave tė reja. Njė gjė e tillė veē ka filluar me decentralizimin.
* Jo negociata sepse me Serbinė mund tė negociohet pėr shumėēka tjetėr vetėm atėherė kur ajo tė pranojė parakushtin e panegociueshėm vullnetin e popullit tė Kosovės.
__________________
Rrnoft dajaku...
|