Si u shkruan fletėt e para tė Kur'anit
nga Gazmend Aga
Njeriu e ka tė vėshtirė tė besojė se njė shkrim apo dokument i vjetėr nėse ėshtė shkruar prej vitesh tė mos ketė asnjė ndryshim dhe pse kanė kaluar shekuj. Kjo mund tė mendohet pėr ēdo libėr, pėr ēdo gojėdhėnė por nėse do tė marrim parasysh kushtet se si ėshtė shkruar dhe ėshtė ruajtur Kur'ani kjo ėshtė e pamundur tė thuhet.
Njė njeri qė ėshtė larg dijes dhe shkencės mund tė thotė se: Kur'ani, hė se dhe aty kanė ndryshuar gjėra sipas kohės ose hoxhallarėt i kanė ndryshuar disa mendime (ruajna Zot). Nė fakt meqenėse nė Kur'an thuhet se ajo ėshtė fjala e Allahut (xh.sh.) dhe se do tė ruhet nga Allahu (xh.sh.), atėherė mjafton tė besojmė se Kur'ani ėshtė i pandryshuar qoftė dhe njė shkronjė, por dhe pėr ata qė dyshojnė ka argumenta qė nuk mund tė mohohen.
Ishte i ulur nė shtėpi dhe po shikonte televizor. Kėmbė pėrmbi kėmbė po priste me padurim ndeshjen dhe telekomandėn e mbante tė shtrėnguar nė dorė. Bashkshortja i lutej tė shikonte telenovelėn, por mė kot. Papritur hyri djali me njė gėzim tė madh me njė letėr nė dorė. Babi, mami shikoni ēmė dha postieri. Ėshtė vonė pėr letėr more bir, i tha e ėma. Mami ka ardhur letėr nga presidenti tha djali. Nga presidenti!? - pyeti i ēuditur babai. Hodhi telekomandėn pa parė se ku dhe u hodh nga djali tėrė kureshtje Nėna nga ana tjetėr dhe ajo tėrė emocione. Babai mori letrėn tėrė delikatesė dhe u ul pėr ta lexuar. Hape me kujdes i tha gruaja. Babai me letėr nė dorė i rrethuar nga djali dhe nėna filloi tė lexonte tėrė kujdes. Ai pastaj mė vonė ia lexonte tė gjithėve atyre qė vinin. Shikoni, thoshte, ka ardhur letėr nga presidenti...
Imagjinojeni veten si shembulli i mėsipėrm. Shumė nga ne nė tė njėjtėn mėnyrė do tė silleshim. Tė tė vijė letėr nga lart s'ėshtė pak. E pra tė dashur vėllezėr muslimanė. Ndėrsa shikojmė ndeshjet dhe telenovelat harrojmė se kemi njė letėr me shumė vlerė. Ne jemi krijesa dhe kemi njė Krijues. Allahu (xh.sh.) i Madhėruar jo vetėm qė ėshtė Mėshirues, jo vetėm qė ėshtė Rezzak (Furnizues) dhe na jep rrizkun, na jep familje, begati, mendje dhe tėrė botėn pėr shėrbimin tonė, por na pranon edhe si bashkėbisedues. Allahu (xh.sh.) zbriti Kur'anin si bashkėbisedues me tė. E pra na ka ardhur letėr nga Allahu (xh.sh.). Sa keq do ishte sikur ta mbanim atė tė varur nė mur apo si zbukurim nė makinė pa e shfletuar asnjėherė. Lumturi pėr atė baba qė merr nė njė anė bashkėshorten dhe nė anėn tjetėr fėmijėn e tij dhe lexojnė tėrė gėzim dhe kureshtje letrėn e ardhur nga Allahu (xh.sh.). Fatkeqėsisht harrojmė se nga kush ka adhur ai libėr. Dhe pse ne bėjmė gjynahe, megjithėse na ėshtė dhėnė mendja pėr tė arsyetuar, Ai ka zbritur Kur'anin si udhėzues tė tė dyja botėrave.
"
Sikur ta kishim zbritur kėtė Kur'an mbi njė mal, do ta shihje kokulur e copė copė nga frika e Allahut (xh.sh.). Kėto shembuj ua japim njerėzve qė mendojnė." (Hashr, 59:21).
Zbritja e Kur'anit
Fjala e Zotit, Kur'ani i ėshtė shpallur Profetit (a.s.) me anė tė Xhebrailit (a.s.). Ai e merrte fjalėn nga Allahu (xh.sh.), pastaj ai ia transmetonte Profetit (a.s.). Shpallja (vahji), bėhej nė forma tė ndryshme. Zbritja e Kur'anit filloi nė natėn e Kadrit dhe zgjati 23 vjet. Kur'ani ėshtė plotėsuesi dhe pika e fundit e zinxhirit tė librave hyjnorė. Ndryshe nga librat e tjerė ai nuk ishte as pėr njė komb tė caktuar dhe as pėr njė kohė tė caktuar. Kur'ani ėshtė udhėzues pėr tėrė kombet dhe pėr tėrė kohėrat. Pėr kėtė arsye Duke u vjetėruar koha Kur'ani rinohet. Kanė kaluar shumė kohė nga zbritja e Kur'anit. Janė bėrė shumė komente dhe megjithėse nuk ėshtė ndryshuar asnjėherė, pėrsėri ngelet njė thesar pėr t'u zbular perla pėr lumturinė e tė dy botėrave.
Zbritja e Kur'anit pjesė pjesė dhe dobitė e saj
Kur'ani nuk u zbrit i tėri menjėherė. Kjo ka dobi tė shumta. Krijesėn e njeh mė mirė Krijuesi. Allahu (xh.sh.) e njeh shumė mirė robin e tij. E di se sa i dobėt ėshtė ai sepse Allahu (xh.sh.) di gjithēka. Nė pėrgjithėsi ajetet Kur'anore kanė zbritur sipas nevojave tė njerėzve. P.sh. nėse ndodhte diēka nė jetėn e pėrditshme atėherė si pėrgjigje shpallej njė ajet. Nga kjo mund tė kuptojmė shumė mirė se nė Kur'an ka pėrgjigje pėr ēdo problem qė mund tė ketė njeriu. Por nuk duhet harruar se nėse kanė zbritur pėr njė qėllim ose ngjarje tė ndodhur nė atė kohė, kjo s'do tė thotė se ne s'kemi pjesė nga ajo. Kur'ani ėshtė fjala e Allahut (xh.sh.). Ngjarjet e ndodhura ishin vetėm koha e zbritjes sė ajeteve. Pra Kur'ani nuk ėshtė fjalė e ndikuar nga ngjarjet dhe zakonet e atėhershme. Ato ishin koha e zbritjes sė Kur'anit. Ato ajete dhe rregulla do tė jenė pėr tėrė njerėzimin nė tėrė kohėrat. Njė dobi tjetėr ėshtė se ajetet shpalleshin sipas vėshtirėsisė sė pėrmbajtjes qė kishin. Nė fillim zbritėn ajete nė lidhje me besimin dhe moralin mė vonė shkallė-shkallė filluan tė zbritnin ajete pėr ibadetet dhe rregulla tė ndryshme.
Vendosja e ajeteve
Vendet e ajeteve janė tė paracaktuara nga Allahu (xh.sh.). Kur shpalleshin ajete kishte raste ose mė saktė nė tė shumtėn e rasteve nuk zbriste nje sure e tėrė. Por disa ajete nga njė sure disa nga njė tjetėr. Pikėrisht fundvendosja e tyre nuk ishte zgjedhje por dhe ajo ishte shpallje nga Allahu (xh.sh.). Xhebraili (a.s.) kur sillte ajetet i thoshte Profetit dhe vendin e ajetit se cilės sureje i pėrkiste. Nė tė njėjtėn kohė dhe Profeti (a.s) ia thoshte kėtė shkruesve tė shpalljes.
Shkrimi i Kur'anit
Siē dihet detyra e Muhammedit (a.s.) ishte tė pėrcillte tė lejuarat dhe tė ndaluarat e shpallura nga Allahu (xh.sh.), dhe nė tė njėjtėn kohė tė siguronte transmetimin e kėsaj shpalljeje pėr brezat e tjerė. Muslimanėt e lexonin tėrė ditėn Kur'anin dhe e mėsonin pėrmendėsh atė, por Profeti (a.s.) nuk mjaftohej me kaq. Sepse sado e fortė tė jetė kujtesa, pas njė farė kohe, me kalimin e shekujve mund tė ndryshonte ose tė harrohej ndonjė fjalė. Pėr kėtė arsye ai jo vetėm qė i nxiste tė lexonin Kur'an, por urdhėronte dhe shkrimin e ajeteve. Kur shpallej njė ajet, Profeti (a.s.) ia lexonte kėtė shkruesit. Pasi shkruhej, ai kėrkonte qė tė lexohej me zė tė lartė. Nėse kishte ndonjė gabim e rregullonte. Pėrsėri nė prani tė Profetit (a.s.) ai shumėfishohej dhe kush dėshironte e shkruante pėr vete. Ndėrsa fleta origjinale e korrigjuar (nėse kishte ndonjė shkronjė mangut ose tepėr) merrej nga Muhammedi (a.s.) dhe ruhej nė shtėpinė e tij. Mbledhja e tėrė ajeteve ka ndodhur tre herė (deri nė kohėn e Ebu Bekrit). E para u bė nė prani tė Profetit (a.s.).
Pėrmbledhja e Kur'anit nė kohėn e Ebu Bekrit
Siē e pėrmendėm dhe mė lart Kur'ani nuk ėshtė zbritur i tėri menjėherė por me ajete dhe kohė tė ndryshme. Kohė kjo qė zgjati deri nė ditėt e fundit tė jetės sė Profetit (a.s.). Pėr kėtė arsye Muhammedi (a.s.) nuk pati mundėsi t'i mblidhte ajetet e shkruara nė formė libri, sepse shpallja vazhdonte. Nė luftėn e Jemames u vranė shumė hafiza. Pasi vdiqėn shumė sahabe qė e dinin Kur'anin pėrmendėsh, atėherė Umeri (r.a.) shprehu shqetėsimin pranė halifit Ebu Bekr, se duhej mbledhur Kur'ani si njė libėr, sepse ndoshta mund tė ndodhnin dhe luftėra tė tjera. Pėr kėtė punė Ebu Bekri vendosi si pėrgjegjės Zejd b. Thabit. Pėr ēdo ajet duheshin dy dėshmitarė qė kanė qenė gjatė shkrimit. Shikoni ēfarė sistemi i mrekullueshėm. Ky sistem nuk ndiqet as nė bibliotekat mė tė mėdha tė botės.
Sa marrėzi ėshtė tė mendosh se Kur'ani ka ndryshuar, ndėrkohė qė besojmė fjalė tė filozofėve mbi 2000 vite mė parė dhe qė s'kanė asgjė origjinale tė shkruar. Kur'an quhen ajetet dhe fjalėt qė ndodhen nė librin e shenjtė. Ndėrsa si libėr me kopertinė ai u quajt "Mus'haf".
Shumėfishimi i Kur'anit nė kohėn e Osmanit (r.a.)
Njė nga ngjarjet mė tė rėndėsishme pėr pėrcjelljen e Kur'anit nė brezat e ardhshėm ėshtė shumėfishimi i Kur'anit. Nė mėnyrė qė Kur'ani i Shenjtė tė ishte nė duart e tė gjithėve dhe jo vetėm nė Mekė apo Medine, Osmani, halifi i tretė, urdhėroi tė bėhej njė komision dhe duke u marrė bazė Kur'ani i Ebu Bekrit, tė bėhej shumėfishimi i tij. U shumėfishuan 7 kopje dhe u dėrguan nė qendrat Islame mė tė njohura nė atė kohė. Nga kopjet e kohės sė Osmanit nė ditėt tona ka vetėm tre. Njėra ėshtė nė muzeun e Topkapisė, njėra nė Tashkent dhe njėra nė Londėr. Ndėrsa tė tjerat mendohet tė kenė humbur nė luftėra ose ngjarje tė ngjashme me to.
Fatkeqėsisht armiqtė e Islamit meqėnėse nuk mund tė gjejnė gabime te Kur'ani, pretendojnė se janė djegur Kur'anė tė tjerė nė kohėn e Osmanit. Disa sahabe, pėrpara se Kur'ani tė shumėfishohej kishin shkruar Kur'anė personalė dhe kishte komente tė cilat i shkruanin anash faqes, ose poshtė ndonjė fjale. Osmani nė mėnyrė qė kėto mos tė ngatėrrohen me origjinalin urdhėroi qė tė digjeshin tė tėra pastaj kush donte mund tė shumėfishonte nga kopjet tė cilat ishin nga origjinali dhe pa komente.