Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga GURI SYLAJ
Dikund, ne kete Forum eshte nje teme -N'a mungon kultura e dialogut,kurse une ketu po e hape kete teme me titullin -N'a mungon kultura njerezore.
Kur lexon ketu ca shkrime dhe mundohesh t'i radhitesh ato qe te kan bere pershtypje,padashje te shtrohet nje problem e ai eshte :nje pjese e shkrimeve me te cilat pajtohesh apo nuk pajtohesh , eshte krejt e pa rendesishme, pse dhe si kan ardhe ketu.
A kan keto shkrime porosi apo jan te porositura?
A kan keto shkrime nje qellim te caktuar apo i kan pshtu rastesisht autorit ketu ne vend qe t'i qoj atje ku e kan vendin?
A kan keto shkrime nje pike moral te dialogut apo jan nje monolog i pa kulturuar?
A kan keto shkrime nje fije moral njerezore apo jan shkrime te autoreve te pa moralshem?
Me duhet te them se moral njerezor nuk eshte vetem ecja ne dy kembe apo krijimi i familjes, ka edhe shume gjera tjera ne kete mes. Moral njerezore eshte edhe kur te keqen e pranon me dhimbje e te miren me gezime , edhe atehere kur nuk te ndodhin ty personalisht.Po e bere te kunderten ,ose je i krisur ose morali njerezore ka ike nga personaliteti yte.
A jan keto shkrime te dala nga aresyeja apo ndoshta vetem nga instinketi qe don te thot se jan shkrime pa arsye dhe te pa arsyeshme.
Dhe ne fund e kam edhe nje lutje qe autoret me shkrime te tilla , ata qe nuk e kan rastesi por ves ,te n'a kursejn dhe te mos n'a servojn ketu urrejtje ,fyerje, poshtrim sepse gjerat e tilla ,para se t'a godasin cakun ato len pas vete diqka shum te ulet moralisht (e kam fjalen tek morali njerezore)e ky eshte autori i shkrimit.
Me nderime Guri Sylaj
|
I nderuar GURI SYLAJ keni hapur teme shume me peshe. Me vie keq qe nuk e kam pa me heret.
U kyqa ne kete teme sepse ndaj brengen e njejte per te cilen behet fjale.
I nderuar GURI, kuptimet,kulture njerezore dhe moral njerezor nga nje pjese e diskutuesve ketu po edhe ne forume tjera c'vleresohen dhe tentohet ti ipen konotacione shume negative dhe te demshme.
Me fjale tjera, me ane te shkrimeve destruktive tentohet qe morali njerezor te paraqitet si dicka e parendesishme, qesharake ose demodé.
Une mendoj se aresyja eshte e thjeshte. Te jetosh me moral njerezor te kesh kulture njerezore don te thote ta zgjedhesh rrugen e drejte jetsore por njekohesisht edhe rrugen me te veshtire.
Ata te cilet kane zgjedhur rrugen me te lehte per te jetuar, kane zgjedhur te bejne cmos vetem per interesin personal, pa zgedh mjete. Per keta kthim nuk ka. Kta vazhdojne me besnikeri rrugen e tyre te lehte duke kundershtuar cdo gje njerezore, si moralin ashtu edhe kulturen njerezore te komunikimit.
Kta e kane humbur kredibilitetin per ta mbrojtur moralin njerzor ose vlerat. Meqe jane ne ate rruge, ata vazhdojne qe gjithe energjine e vet ta lansojne ne betejen per te fituar pushtet, kudo qe gjinden, vetem e vetem per ti menjanu ata qe kane zgjedhur rrugen e veshtire por te drejte, e cila nuk shpie tjeter kah pos ne fitore te se mires, ne fitore te demokracise.
Ai/ajo qe ka zgjedh fjalen e keqe, mendimin e keq per ta be tjetrin te ndihet keq, per ti dekuraju njerzit e mire ne rrugen e tyre, ai/ajo ka zgjedh te ballafaqohet deri ne vdekje me te miren dhe te perfundoje si humbes i mjere.
I nderuar GURI SYLAJ keso lloj temash kerkojne trajtim dhe disutime te pashterrshme, ani me mujt e me dhan nji pik kontributi per vendosjen e vlerave dhe moralit njerzor.
Me nderime
Domira