Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-01-06, 22:03   #630
Zabeli i bacės Brahim
 
Anėtarėsuar: 04-12-05
Postime: 152
Zabeli i bacės Brahim e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Lexoni se ēka mendojnė fundamentalistėt katolik pė shqiptarėt musliman :


[Revista Javore "Zėri" 22.2.1997 dhe 1.3.1997]

Zėri:
Don Lush Gjergji mbron mendimin se "Shqiptari edhe i islamizuar nė rend tė parė ėshtė shqiptar, mesdhetar dhe evropian, shqiptar me kulturė dhe me traditė tė lashtė tė krishterė, shqiptar i cili nuk dėshiron kurrfarė ballafaqimi dhe konfrontimi as me popullin shqiptar dhe as me popujt tjetėr, as nė baza fetare e as nė baza kombėtare...". A ėshtė adekuat cilėsimi i shqiptarit me pėrkatėsi islame si "shqiptar me traditė dhe me kulturė tė lashtė tė krishterė".

Nxitja nė pėrēarje ėshtė mė e rėndė se mbytja

Naim Tėrnava:

..Dn Lush Gjergji ashtu tha nė ZĖRI tė 28 dhjetorit 1996, dhe jo vetėm aty. Ajo intervistė ėshtė njė skandal qė nuk mund tė harrohet. Ai nuk fyen vetėm dinjitetin shqiptar tė bashkėkohėsve myslimanė, por pėrdhos dinjitetin e prindėrve tanė. Ajo qė Ju citoni nga Don Lushi ėshtė njė retorikė stereotipe, tashti mė e njohur e Lushit nė luftė kundėr ardhmėrisė islame tė shqiptarėve me njė traditė tė fesė e tė civilizimit islam gjashtėshekullore. Don Lushi kohė mė parė, sikurse edhe Sedaj, Mirdita etj. nė shqiptarėt myslimanė shihnin dhe shohin shqiptarėt e "turkėsuar", cilėsim kishtar katolik i shekullit XVI (e shohim te Buzuku) dhe nė shek. XVII te Relatorėt e Propaganda e Fidesė. Barazim pa asnjė mbėshtetje i Islamit me nocionin "turk" tė kombėsisė turke. Mirėpo, asnjė studiues evropian qė ėshtė marrė me etnografinė, me kulturėn dhe me historinė e shqiptarėve nė shqiptarėt myslimanė nuk ka parė "shqiptarėt e turkėsuar", pėrkundrazi nė atė pjesė tė kombit kanė parė pjesėn shqiptare me vetėdijen mė tė lartė pėr kombin me pėrkatėsi evropiane dhe jo aziatike. Ata studiues nė shqiptarėt myslimanė kanė parė tiparet mė tė qarta tė iliro-pellazgjikėve, sepse Islami nė dritėn e Kur'anit nuk pėrdhosi traditat e mirėfillta.

Konstatimi i Don Lushit se shqiptari "edhe i islamizuar (...) nuk dėshiron kurrfarė ballafaqimi dhe konfrontimi as me popullin shqiptar (sic!) dhe as me popujt tjerė, as nė baza fetare e as nė baza kombėtarė" - ėshtė vėrtet konstrukt monstruoz. Shqiptari i islamizuar vihet pėrball "popullit shqiptar", qė do tė thotė se shqiptari i "islamizuar" nuk ėshtė shqiptar i mirfilltė. Pėr shqiptar, pra pėr "popull shqiptar" Don Lushi konsideron pra "shqiptarin e krishterė", pa e pėrmendur kėtė sintagmė qė i pėrvijon dukshėm nė tėrė tekstin. Dhe tashti pyesim, po kush e barti luftėn ballore me armiqtė e Shqipėrisė gjatė shekujve tė kombit shqiptar? Kush tjetėr, pėrpos myslimanėve nė radhė tė parė dhe tė tjerėve.
__________________
Zabeli i baces ,eshte nje zabel i ngjeshur me plepa,kacube,pisha,thera, dru bungu,shkoze,fier i larte...
Zabeli i bacės Brahim Nuk ėshtė nė linjė