Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 03:26   #2
Senada
 
Anėtarėsuar: 28-10-05
Vendndodhja: Ne zemren e nenes dhe perkujtimin e Allahut.
Postime: 43
Senada e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Senada
Gabim

Pejgamberi s.a.v.s. si baba dhe gjysh,

Allahu deshi qe Pejgamberit mos t'i jetojne gjate femijet meshkuj. Kjo ishte ne kohen e xhahilijetit (injorances) kur mushriket (femohuesit) krenoheshin me femijet meshkuj dhe gezoheshin me numrin e madh te tyre dhe kur ne femijet qe ishin vajza shikohej me shikim plot urrejtje, e jo rrallehere ishin varrosur te gjalla ne shkretetire, sikur nuk meritojne te marrin fryme dhe jetojne.... Numri i madh i djemve per mushriket ishte fuqi, fuqia ishte mjet lavderimi dhe kryelartesie, dhe e gjithe kjo dmth dominim mbi te tjeret. Transmetohet se te paret e mushrikeve qeshnin me Pejgamberin s.a.v.s. se djemte i vdiqnin ne fmeijeri dhe i thonin :" ai qe nuk ka femij mashkull, ai do te harrohet", sepse mendonin se vetem me pasardhes meshkuj mbetet kujtimi dhe gjeneratat e ardhshme. Bile edhe dinin te thonin: "lereni, edhe ai do te vdese pa pasardhes dhe me te do te mbaroje puna e tij!". Zemrat e mushrikeve ishin te zeza dhe ne cdo cast ia mendonin vdekjen te derguarit tone. Nga ana e mushrikeve kishte mjafte te tille qe kishin femije meshkuj dhe posedonin pasuri te medha, por krahasa femijeve meshkuj dhe pasurise qe posedonin atyre nuk i mbet kurrfare kujtimi i mire pas tyre, sepse ata vdicen nga dora e te drejteve, ndersa pasardhesit e tyre me te cilet krenoheshin u mbyten, vdicen por kishte prej atyre qe pranuan islamin dhe trimerisht kane luftuar per kujtimin e Pejgamberit s.a.v.s., familjen e tij te ndershme dhe as'habet fisnik. (as'habe-shoket e Pejgamberit). Kurse per Muhammedin s.a.v.s. kane degjuar te gjithe, ose gati se te gjithe njerezit e kohes se sotit... Allahu i dha Pejgamberit cdo te mire dhe pas tij la kujtimin e mire ne te gjtiha gjeneratat e deri ne Diten e Gjykimit.

Ne kete shoqeri (mushrikeve) urrenin vajzat kurse gruan e konsideronin objekt te se drejtes dhe Allahu shpalli ajetin ne vijim:..

"O ju njerez, vertete Ne ju krijuam juve prej nje mashkulli dhe nje femre, ju beme popuj e fise qe te njiheni ndermjet vete, e s'ka dyshim se te Allahu me i ndershmi nder ju eshte ai qe me teper eshte ruajtur (keqijat) e Allahu eshte i Dijshem dhe hollesisht i njohur per cdo gje!". (Huxhurat,13).

Ne islam i jiper rendesi e madhe edukimit ne frymen islame. Eshte pergjegjesi e te gjitheve ne shoqerine islame,bashkesine islame te besimtareve qe te kujdesen per edukimin dhe arsimimin e te rinjeve, qe te krijohet rini e vetedijshme dhe e guximshme e te tashmes dhe burra trima te se ardhmes! Edukimi islam do te jete i manget nese nuk njihemi me menyren se si Pejgamberi s.a.v.s. e dukonte te rinjet, posacerisht femijet e tij,nipat,femijet e as'habeve, ata qe u rriten dhe u bene personalitete te fuqishme dhe te cilet ne shpinat e tyre e barten nje pjese te madhe te barres ne rruge te Allahut. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem duhet te jete shembull per ne ne dashuri ndaj femijeve,edukimin e tyre,kujdesin,meshiren,bamiresine dhe sjelljen e mire ndaj tyre. Pejgamberi salallahu alejhi ve selem ishte shembull i babait te gezuar te cilit Allahu i dhuroi femije,nga falenderimi preu kurban dhe e ndau gezimin e tij me te tjeret. Ai eshte edhe shembull i babait i cili, kur vdesin te dashurit e tij, mbetet i durueshem ne caktimin e Allahut, me pikellim i leshon ne dhe, dhe ne dynja pershendetet prej tyre! Dashuria e Pejgamberit s.a.v.s. nuk ishte e kufizuar vetem per vajzat, ai i donte edhe nipat e tij, si dhe femiejt dhe nipat e te gjithe muslimaneve dhe me endje shoqerohej me ta. Transemtohet se i Derguari i Allahut s.a.v.s. kishte qene duke mbajtur hutbe (fjalim) e nderpreu hutben dhe zbriti nga mimberi (nje shkalle me e larte ne xhami per folesit qe mbajne fjalim) dhe perqafoi nipat e tij. Kemi hadithe te shumta qe qe japin shembuj te qarte te dashurise dhe meshires se Pejgamberit s.a.v.s. dhe lidhjes se tij me femijet. Keta shembuj jane mesime per te gjithe ne, baballaret,mesuesit,muslimanet dhe thirresit se cfare sjellje dueht te kemi ndaj me te rinjeve tane.

BIJAT E PEJGAMBERIT

Muhammedi, i biri i Abdullahut, djalosh i pashem dhe finsik kurjesh ne vitet e 25-ta te jetes se tij u martua me te pashmen e fisit te tij, Hatixhen, e cila ishte e veje dhe ishte 40-te vjecare. Prap Allahu leshoi ne mesin e tyre dashuri dhe meshire. Nga kjo dashuri e Pejgamberit s.a.v.s. dhe Hatixhes r.a. linden kater vajza dhe dy djem. Allahu i pergezoi dhe u dhuroi dashuri prinderore ndaj tyre. Ata u edukuan me gjithe kujdesin dhe butesine pasi qe Allahu ua dhuroi atyre djemte dhe ua morri pa u rritur. Kjo ndodhi ne Meke ne te cilen urrejtja ndaj vajzave ishte e madhe dhe evidente, por ato ne shtepine e te derguarit u rriten te bukura dhe me vese sikur lulet e pranveres ne vesen e mengjesit. Ato ishin gezim per syte e prinderve te tyre.

Pejgamberi ishte njeriu me i mire qe i edukoi vajzat e tij me mire se sa ishin edukuar vajzat tjera te Mekese,gadishullit Arabik, po edhe ne tere historine nejrezore! Priinderit e tyre, Muhammedi s.a.v.s. dhe Hatixhja r.a. kishin pasuri, por nuk ishin lakmitar dhe te verber pas saj. Me te rendesishem se pasuria e tyre ishin femijet e tyre.

Pasi qe shijuan embelsine dhe bukurine e jetes bashkeshortore, Allahu u dhuroi bukurine e prinderise! "Nurun ala nur"- "Drite qe e pason driten." Pas lindjes se pare-Zejnebez, Allahu si dhurate u jep edhe tri vajza-tri lule (Rukajen, Umu Kulthumin dhe Fatimen). Te gjtiha keto jane lindur brenda dhjete viteve te para te marteses se Pejgamberit s.a.v.s. me Hatixhen r.a. Pos kater vajzave Allahu Pejgamberit te Tij i dha edhe djem, qe eshte shenje se Allahu te gjitheve u jep cka te doje Ai, por deshira e Tij ishte qe ata mos te jene jetegjate. Ne kete muslimanet cdohere shihnin shembull te durimit ne caktimin e Allahut. E cka flasin njerezit per besimtaret dhe besimtaret nuk eshte me rendesi. Ngase, djemte e Pejgamberit s.a.v.s. jane te gjalle ne ahiret, ndersa ne dynja do te mbesin per cdo here ne kujtese te njerezve. Te gjtihe femijet qe lindin dhe jetojne ne fene e Allahut jane nga ummeti (populli) i Muhammedit s.a.v.s., e ai eshte sikur babai yne , e grate e tij te ndershme sikur nenat tona. Keshtuqe, prap shtepia e te derguarit nuk ishte pa djem. Ne te jetonin dy djem te cilet hazreti Hatixhja dhe Muhammedi s.a.v.s. i edukuan sikur femijet e tyre. Ishin keta Aliu r.a. djali i xhaxhait te Pejgamberit s.a.v.s. i cili erdhi ne shtepine e tyre per t'u lehtesuar jeta e veshtire dhe skamja e babait te tij, Ebu Talibit i cili kishte shume femij. Djaloshi tjeter ishte Zejd ibn Harithi i cili kishte humbur nga prinderit e tij e Allahu deshi te rritet ne shtepine e Pejgamberit dhe Hatixhes si djale i gjetur. Familja e tij ka mbetur dhe do te mbetet pergjithmone ne faqet e historise, po edhe nese kjo eshte e urrejtur per jobesimtaret. Kjo familje cdo here do te jete shembull per besimtaret qe i pasojne ne punet e kesaj dynjaje dhe te ahiretit.

Allahu thote: Vetem i Allahut eshte pushteti i qiejve dhe i tokes; Ai krijon cka te doje; Ai i fale vetem femra atij qe do' e i fale vetem meshkuj atij qe do. Ose u fale cift, meshkuj e femra, por ate qe do e le pa femije (sterile); Ai eshte i Dijshem, i Fuqishem." (Shura, 49-50).

ZEJNEB EL-KUBRA

Zejnebja, bija e Pejgamberit s.a.v.s. ka lindur dhjete vite para se te filloje Shpallja. Ajo ishte bija e pare e Pejgamberit dhe Hatixhes. Zejnebja eshte edukuar ne shtepine e dy prinderve me te mire, me fisnike dhe me te ndershem. Ne shtepine e pejgamberllekut dhe te se vertetes, Zejnebja u mesua dhe edukua me ahlakun (sjelljen) me te mire dhe me traditat me fisnike. E si mos te edukohet ashtu kur ajo ishte e bija e Pejgamberit s.a.v.s., krijeses me te zgjedhur te Allahu subhanehu ve teala, Pejgamberi i Tij i fundit, dhe Hatixhes, njera nga grate me autoritative ne historine e gjinise njerezore. Keshtu edhe Zejnebja u be femij-shembull e me vone edhe vajza me modeste, e stolisur me vetite me te bukura.

MARTESA E HERSHME

Per Zejneben ne Meke flitej me se miri dhe me se shumti. Te gjithe me padurim prisnin se kush do te jete personi qe do ta merr per grua. Femeria e Zejnebes gati se edhe nuk u zhvillua, e vetem se erdhi kerkuesi qe ta amrtoje, atebote kur ishte dhjetevjecare, kurse ne Meke ishte tradite qe femrat te martohen te reja.

Ai qe e kerkoi ishte njeri prej mekelinjeve me autoritet dhe i pasur, fisi i tij, Ebul-As Lekit ibn er- Rebi'a. Ebul-Asi e njhite Zejneben sipas fjaleve te atyre qe vinin ne shtepine e tij e qe flisnin per sjelljen e Zejnebes,edukaten,virtytet dhe bukurine..., Nga ana tjeter prinderit e saj fisnik Ebu-Asin e njihnin me virtyte te mira. Keshtu Hatixhja r.a. i propozoi Pejgamberit s.a.v.s. qe te martohen ata dy, e Pejgamberi s.a.v.s. u pajtua me kete. E gjithe kjo ndikoi qe te vie deri tek martesa e hershme, me kenaqi dhe pajtim te dy aneve (paleve). Edhe pse Zejnebja u martua shume e re, ajo ne shtepine e burrit te saj solli ngrohtesi, gezim familjar dhe fat. Fatimja e vogel mbeti duke qajtur pas saj, ngase Zejnebja luante me te dhe e edukonte sikur te ishte nene e dyte e saj. Allahu kete cift e pergezoi me dy femije: Aliun dhe Umamen, duke e plotesuar keshtu gezimin dhe kenaqesine e tyre. Zejnejba i edukonte me dashurine dhe kujdesin me te madh, e ne kete vetem se kishte pervoje me motren e saj te vogel, Fatimen.

FILLIMI I SHPALLJES

Burii i Zejnebes Ebul-Asi ishte tregtar qe udhetonte, punonte sikur shumica e mekelinjeve. Kur kthehej nga udhetimi gruas se tij i sillte dhurata, lajme te mira e me kete dhe prezencen e tij ne shtepi sillte gezim te madh. Gjate nje mosprezence te tij Pejgamberi s.a.v.s. pranoi Shpalljen nga Allahu, Zoti i boteve! I ishte shpallur Libri i fundit, per here te fundit i ishte dorezuar feja e mbarenjerezimit. Kur degjoi Zejnebja se Pejgamberi s.a.v.s. ka pranuar Shpalljen shpejtoi ne shtepine e babait te saj qe te vertetohet ne saktesine dhe vertetesine e ketij lajmi. Posa arriti dhe u vertetua ne kete u gezua mjafte. Ajo tashme eshte bija e Pejgamberit te zgjedhur. Ne koke mbeshtillte kujtimet e saja. Kujtohej per miresite e babait te saj, fisnikerine dhe dnershmerine e tij. Menjehere i besoi, edhe pse nuk mund te paramendonte se sa kjo rruge ishte e rende dhe me sprova. Zejnebja ishte njera prej te parave qe iu perjgigj thirrjes se Allahut, e pranoi fene e Allahut si drejtim dhe udhezim te saj jetesor.

Pasi qe u kthyeburri i saj nga udhetimi, shpejtoi qe t'ia tregoj lajmin e gezuar i cili e goditi Meken dhe mekasit. I tregonte per fene e Allahut dhe me ate qe eshte derguar babai i saj. Muhammedi s.a.v.s. e njihte si njeri te kuptueshem burrin e Zejnebes dhe shpresonte se ai do te jete nejri prej atyre qe menjehere do ta perqafoje udhezimin, pasi e pranuan ajo (Zejnebja), nena dhe mtorat e saj, Aliu, Ebu Bekri, Othman ibn Afani, Zubejr ibn Avami......
Por takoj nje mur te heshtjes. Kalonin ditet e Zejnebja r.a. mundohej ta perfitoje burrin e saj qe ta pranoje islamin, por ai i pergjigjej me keto fjale: "Pasha Zotin, une nuk them se babait yt eshte mashtrues, por urrej qe nejrezit te me thone se kam tradhtuar popullin tim, qe kam len fene e gjysherve tane, e gjithe kete per ta kenaqur gruan...! Kjo pergjgije ishte sulm i forte per Zejneben, sepse iu be e qarte se burri saj refuzonte te hyje ne fene e paster. Prej atij momenti martesa e tyre behet plot deshperime dhe mosmarreveshje. Gezimi u shnderrua ne mundim.

SPROVAT NE RRUGE TE ALLAHUT

Zejnebja cdo here i ndihmonte babait ne dave (thirrje) aq sa kishte mundesi. Vitet kalonin dhe ajo mbeti e vetmuar ne shtepine e burrit te saj, pa askend qe do t'ia lehtesonte dhimbjet dhe baren e vetmise ne rrugen e Allahut. Nena e saj iu kthye Allahut te Lartesuar, babai i beri hixhret (shperngulje) ne Medine, e pas tij edhe mtorat e saja. Zejnebja mbeti e vetmuar. Allahu ishte me te dhe duate (lutjet) e saja. Shpeshhere e luste Allahun: "O Allahu im, zemra ime gati pellciti...burri im edhe me tej eshte ne fene e baballareve te tij, o Allahu im udhezoje gjoksin e tij kah islami qe te kthehet bashkejetesa dhe te vazhdoje jeta familjare! O Allahu im, te lus me Meshiren Tende...o Allahu im, Udhezimi Yt....o Allahu im, m'i lehteso dhimbjet dhe bashkoi ata qe duhen, Ti je Ai qe degjon cdo gje dhe i pergjgijesh lutjes se atij qe te lutet!".

Viti i dyte i Hixhretit (shpernguljes)eshte vit kur muslimanet nisen ne ekspedita ushtarake, pasi qe kjo iu lejua, qe bile nje pjese e vogel t'u kthehet nga ajo qe ua kishin marre mushriket ne Meke. Keshtu per shkak te karvanit te cilin e udhehiqte Ebu Sufjan, ne te cilin ishin pasurite e mushrikeve, vjen deri te ndodhia e madhe-lufta ne Beder. Mushriket (femohuesit) ne pergaditjet e tyre per lufte kerkuan prej Ebul-Asit (burrit te Zejnebes) qe te niset ne lufte kunder Muhammedit s.a.v.s. dhe muslimaneve. Ai iu pergjgij thirrjes per shkak te lidhjes fisnore dhe frikes qe te mos e therrasin frikacak dhe te dobet.... Pas betejes Allahu deshi qe muslimanet te korrin fitore te madhe, udheheqesit e mosbesimit u mbyten, ndersa burri i Zejnebes, Ebul-Asi zihet rob ne kete beteje, behet rob i Muhammedit s.a.v.s.
Muhammedi .s.a.v.s. i htote bijes se tij,Zejnebes: "Oj Zejnebe"SA eshte pikellimi yt tani?!Burri yt u be rob i babait tend!

EBU-ASI NE ROBERI

Kur Muhammedi s.a.v.s. i vizitoi roberit pa edhe Ebul-Asin, dhendrrin e tij. Fisnikeria e tij ishte ne perputhshmeri me Shpalljen e Allahut, e Pejgamberi s.a.v.s. i urdheroi shoket e vet te jene fisnike:"Silluni mire me roberit!", pas fjaleve te Pejgamberit s.a.v.s. ndodhte qe as'habet te hane hurme e roberit t'i ushqejne me buke, e cila ishte me e cmuar dhe me e shtrenjte se hurmat. Ndaj roberve silleshin me humanitet dhe njerzi. Nuk mbyteshin, e as nuk mundoheshin, por sherbeheshin me te holla....

QAFORJA E DASHURISE

Ashtu sic shperbleheshin roberit , dhe Zejnebja prej Mekes dergoi sherbim per burrin e saj pas Amer ibn er-Rebi'ut, vjehrrit te saj. Dergoi qaforen qe ia kishte dhene nena e saj kur ishte martuar me Ebul-Asin. Kur arriti sherbimi deri tek muslimanet, Muhammedi s.a.v.s. e njohu qaforen dhe zemra e tij u dridh dhe nga kujtimet e diteve te kaluara dhe gruan e vdekur (Hatixhen) qe ia kishte dhene Zejnebes si dhurate. Ishte gjeja me e cmuar qe kishte mundur te dergon Zejenbja per ta shpenguar burrin e saj (ta liroj dmth), i cili njekohesisht ishte edhe farefis i saj. As'habet verejten pikellimin e te derguarit dhe ata kuptuan rendesine e situates ne te cilen gjindeshin. Pas nje heshtjeje te gjate, Muhammedi s.a.v.s., me ze te ulet u tha as'habeve te tij: "Nese mendoni se eshte mire te lirojme robin e tij dhe t'ia kthejne pasurine e tij, beni ashtu!". As'habet njezeri thane: "Sigurisht , o i Derguar i Allahut". Pasi qe e liruan, Pejgamberi s.a.v.s. beri marreveshje me Ebul-Asin ta leshoje Zejneben, sepse Islami ka ndaluar besimtaret te jene ne bashkeshortesi me mushriket (femohuesit).

NDARJA PAS BASHKIMIT

Ebul-Asi u nis per ne Meke, ku Zejnebja, gruaja e tij besnike e priti me lote nga gezimi ne sy. Ai ishte i pikelluar dhe i lodhur. Koken e kishte ulur. Pasi qe e arriten bashkimin qe e kishin pritur gjate kohe u pershendeten ai i tha:
"Kam ardhur te te leshoj!"
Ajo u habit dhe duke qajtur pyeti: "Ku po shkon?Dhe, pse o burri im i dashur?!".
"Nuk po shkoj une askund, por ti oj Zejnebe. Babai yt ka kekruar nga une te te leshoj dhe te kthej te ai, sepse Islami na ka ndare. Une i kam premtuar se do te te leshoje te shkosh te ai, e une nuk e thej premtimin".

HIXHRETI I ZEJNEBES (shperngulja)

Pasi u pergadit per rruge Zejnebja te bashkohet me babain e saj ne Medine, erdhi momenti per t'u nisur e leshuar Meken, por kurejshitet ia ndaluan ta leshoje Meken.

Ja si ndodhi kjo:

Kur Ebul-Asi arriti ne Meke, pasi qe u nda nga ajo, pergatiti vellain e tij qe ta nxjerr te sigurte prej Mekes. Ai pergatiti deven, mori harkun e shigjetat dhe u nis. Mushriket e arriten Zejneben dhe Kenanin te vendi i quajtur Zi-Tuve. Te paret e arriten Habar ibn el-Esved ibn Mutalib dhe Nafi ibn Abul-Kajsi. Habari shume e frikesoi duke e gjuajtur nga largesia e ajo ishte ne shkalce, devja iu rrezua e qelluar me shigjete dhe Zejnebi mori dhimbje nga e cila dhe e nxori femiun kater muajsh. Pastaj para tyre doli nje mase njerezish te cilet deshen t'i pengojne ne rruge per ne Medine. Vellai i Ebul-Asit u tha:"Pasha Zotin, nese ndokush nga ju afrohet do ta godase me shigjete!". Ebu Sufjani iu afrua dhe i tha:"qetesohu! Ti e di se c'na ngjau dhe cka na ebri Muhammedi, ndersa ti e ke marre bijen e tij ne mes te dites. Njerezit mendojne se kjo eshte poshterim per ta. Ne nuk kemi asgje kunder saj, e as qe do te hakmerremi kunder saj, por ktheje derisa te qetesohen fjalet dhe degjohet se e kemi kthyer pastaj fshehurazi dergoje!". Kenani,vellai i Ebul-Asit , keshtu edhe veproi. U detyrua ta ktheje ne Meke dhe Ebul-Asi e largoi dhe e mbrojti nga populli.

"O ALLAHU IM, TI JE AI QE UDHEZON"

Te gjithe muslimanet u gezuan per ardhjen e Zejnebes ne kryeqytetin e Islamit. Ketu Zejnebja ishte nen mbrojtjen e babait te saj. Prej atehere kalonin vitet, por Zejnebja asnjehere nuk i kishte humbur shpresat qe burri i saj ndoshta do ta pranoje islamin.

Ne Xhumadel-Evel, vitin e gjashte te Hixhrit (shpernguljes), Ebul-Asi trokiti ne deren e saj. Ajo e hapi deren, dhe u befasua kur e pa burrin e saj te meparshem ne dere. Deshi qe ta pershendete perzemersisht nga malli qe kishte per burrin e saj, por meqe ajo ishte besimtare dhe ishin te ndare e ai edhe me tej ishte mushrik vetem i uroi mire se ardhje dhe e futi brenda ne shtepi.Zejnebja e pyet: perse ke ardhur dhe prej nga ai ne Medine te ndodhet?
Ebul-Asi iu pergjigj: "Oj Zejnebe, nuk kam ardhur per t'u pajtuar , por kam dalur prej Mekes si tregtar dhe me takoi nje njesi e babait tend ne krye me Zejd ibn Harithin e me te njeqind e shtatedhjete njerez dhe m'i moren te gjitha e une ika nga ata dhe tani jam ketu si i iku i cili kekron mbrojtje. Ajo iu pergjigj: "Mire se erdhe o baba i Aliut dhe Umames!". E priti me dinjitet dhe e pranoi ne shtepine e saj. Ebul-Asi nuk mundi t'i fshehe lotet kur e pa Umamen duke fjetur.

Zejnebja vajti ne xhami, dhe pasi e fali namazin e sabahut i derguari i Allahut, Zejnebja u ngrit ne kembe dhe thirri me ze te larte-ndersa ishte ne safin e grave: "O njerez, une kam marre nen mbrojtje Ebul-As er-Rebi'un!".
Pejgamberi s.a.v.s. doli ne mesin e njerezve dhe pyeti: "A degjuat ate qe edhe une degjova?". ata thane: "Po, o i Derguar i Allahut....?". Pejgamberi s.a.v.s. me pas tha: "Pasha Ate ne doren e te cilit eshte shpirti i Muhammedit, une per kete nuk kam ditur asgje deri sa nuk degjova ate qe edhe ju degjuar. E muslimanet jane te bashkuar dhe mbrojne ata qe i mbron ndokush prej muslimaneve. Edhe ne e marrim nene mbrojtje ate qe ajo e ka marre!". Pastaj Muhammedi a.s. shkoi tek Zejnebja dhe i tha: "Behu bujare ndaj tij, e ai nuk guxon te te afrohet , sepse ti atij nuk i je e lejuar!". Zejnebja miratoi urdherin e babait te saj dhe e luti qe t'i kthehet pasuria dhe gjerat tjera e Pejgamberi s.a.v.s. doli pata as'habeve te tij fisnik dhe ju tha: "Ju me te vertete e dini se si arriti ky njeri tek ne, e ju ia keni marrur pasurine, e nese jeni te mire ndaj tij dhe ia ktheni sendet qe ia keni marre qe ishin te tija, ajo do te na vinte mire, e nese nuk ia ktheni, ajo eshte placke te cilen Allahu ua ka dhuruar dhe ju keni me shume te drejta ne te!". Te gjithe thane: "Ne te gjitha do t'ia kthejne, o i Derguar i Allahut!".

Ashtu edhe bene ia kthyen gjithe pasurine qe e kishte humbur.
Para se te nisej prej Medines Ebul-Asi, iu ofrua ta pranoje Islamin, e ai u pergjigj: "Me eshte ofruar te pranoj Islamin dhe te marre nga pasuria ate qe eshte tek une. Kjo eshte pasuri e mushrikeve. Une kete e refuzova me fjalet: A nuk eshte keq qe Islamin tim ta filloje me tradhtimin e emanetit tim!". Pas kesaj Ebul-Asi u nis rruges se tij per ne Meke.

HOXHRETI I EBUL-ASIT (shperngulja nga Meka ne Medine).

Kur u kthye ne Meke, mekelinjet u gezuan shume kur pane se asgje nuk eshte humbur prej pasurise se tyre qe i ishte besuar tregtarit te njohur. Ebul-Asi shkoi t'ua ktheje te drejten dhe pasurine e tyre. Kur mbaroi me kete me tere zerin qe kishte tha: "O fisi kurejsh, a i ka mbetur ndokujt nga pasuria te une qe nuk ek a marre?". Ata u pergjgijen: "Jo. Zoti te shperblefte me te mira!Shohim se je bujar dhe falenderues". Ebul-Asi atehere tha: "Sa me perket mua, une deklaroj se nuk ka zot pos Allahut dhe se Muhammedi eshte rob dhe i Derguar i Tij! Dhe shton: Pasha Allahun, prej Islamit nuk me ka ndaluar asgje pos asaj qe ju do te mendonit se kam dashur me qellim t'ua marre pasurine dhe pasi qe Allahu ua ktheu dhe pasi qe une u lirova nga to, une e pranoj Islamin!".

Ebul-Asi u nis per ne Medine si musliman dhe muhaxhir ne rruge te Allahut te takohet me ata qe i don dhe pason. Kur arriti Pejgamberi s.a.v.s. ia ktheu Zejneben per grua dhe ne mesin e tyre u kthye gezimi,lumturia dhe mireqenia, e ajo qe ishte me e rendesishmja, ata tashme ishin te lidhur per nje akide(njesim) Ishin te ndare rreth 6-te vite. Ebul-Asi u kthye ne Medine ne muajin Muharrem, vitin e shtate te Hixhrit.

SHPERNGULJA NE AHIRET

Prej dites se lumtur kur Ebul-Asi e pranoi Islamin dhe kthimit te tij ne Medine kaloi nje vit dhe me pas erdhi deri tek ndarja e re... Ndarje pas se ciles me asnjehere nuk ka bashkim ne dynja.... : ( Ne vitin e tete Hixhri, Zejnebja u shperngul ne ahiret (ndrroi jete) per shkak te humbjes se gjakut qysh prej hixhretit (shpernguljes) te saj, kur mushriket e lenduan.( e siperpermendem, kur e qelluan me shigjete dhe deveja u rrezua e Zejnebja pesoi dhimbje ku dhe abortoi femiun kater muajsh).

Burri i saj, Ebul-Asi aq shume qau kur vdic Zejnebi saqe i coi te qajne te gjithe qe ishin perreth tij. Erdhi Pejgamberi s.a.v.s. plot pikellim, e vendosi dhe u tha grave: "Pastrojeni (jepni gusel), tri ose pese here, heren e fundit hudhni kafur apo dicka te ngjashme me te, e kur t'i jepni gusel, me lajmeroni!". Zejnebes i dha gusel (lau) Umu Atije r.a.

Pasi qe e pergaditen, ia falen xhenazen ne Xhamine e Pejgamberit s.a.v.s. dhe prej saj u pershendeten te gjithe duke e percjellur deri ne varreza. E perkujtonin per te mire edhe as'habet dhe as'habet.

Allahu e meshirofte Zejneben e bute dhe te ndijshme, te edukuar dhe durimtare. Allahu e shperblefte per te gjitha keto me shperblimet e Tij te medha! Amin.

ne vijim, jeta e bijes se dyte te Pejgamberit s.a.v.s.
__________________
Njerez, ju nuk do te arrini ate qe e deshironi perderisa i plotesoni lakmite trupore, ndersa nuk do t\'i realizoni shpresat tuaja perderisa te mos duroni ne pakenaqesi.
Senada Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė