Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 08:39   #64
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Nje dite tragjedie per te gjithe ata qe ne venat e tyre u qarkullon gjak Shqiptari! Nje dite zeze pikellimi ne cdo vater Shqiptare.

Sot, u nda fizikisht nga ne personaliteti me i ndritshem Shqiptar i shekullit! Sot, humbem njeriun qe i duhej me se shumti Dardanise ne keto momentet vendimtare per te ardhmen e saj! Sot, Dardania humbi birin me te mire te saj! Sot, humbem Ambasadorin me te madh te identitetit dhe te qellimeve tona madhore, humbem udheheqesin historik te Dardanise!

Sot ne kete dite te kobshme humbem njeriun me cilesi te larta kombetare, morale dhe njerezore; njeriu qe ishte burim burrerie, urtesie, durimi, guximi, bashkimi, kembenguljeje, drejtesie, maturie, tolerance, nderi, atdhedashurie, besimi, patriotizmi, dashurie, besnikerie, dinjiteti, zgjuarsie, qendrese, respekti, frymezimi, shprese, perkushtimi e optimizmi!

Kete dite tragjike humbem luftetarin e vendosur per lirine, demokracine dhe pavaresine e Dardanise! Legjenden e qendreses qytetare, qendrimeve te pa-thyera, ideve fisnike, te vizionit te qarte; njeriun e pa-shembullt te pergjegjesise qe burrat e medhenj kane per interesat madhore te kombit te tyre!

Ngushellime bashkeshortes, dy djemve dhe vajzes! Te afermve, miqeve, e bashkepunetoreve!
Ngushellime vendlindjes, Cerces se Burimit, dhe gjithe Dukagjinit! Zyrtareve dhe anetaresise se gjere te LDK-se!

Ngushellime Shqiptareve te Dardanise!
Ngushellime gjithe Kombit Shqiptar!
Ngushellime edhe miqeve nderkombetare qe ndajne dhimbjen me ne!

Te behemi te forte ne kete dite zije, dhimbjeje e vajtimi! Te mburremi qe e patem!

E te vazhdojme misionin e Juaj kombetar, i perjetshmi President! Te vazhdojme rrugen e juaj per njohjen edhe zyrtare te Pavaresise se Dardanise, ndertimin e nje shteti te forte, demokratik dhe te integruar ne Europe!

Zoti e bekofte kombin tone!
Lavdi jetes dhe vepres se Presidentit Rugova!
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė