Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-06, 10:10   #60
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Engel: Kjo humbje nuk do tė pengojė negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės

22 janar 2006 /TN

Zėri i Amerikės (21.01.2006) - Njė nga miqtė mė tė ngushtė tė Dr. Rugovės kėtu nė Shtetet e Bashkuara, anėtari i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve tė Kongresit amerikan, Eliot Engel, i tha Zėrit tė Amerikės se e ndjente thellė humbjen e Presidentit Rugova por shfaqi shpresėn se kjo humbje nuk do tė pengojė negociatat pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės.



Doktor Rugova ia kushtoi gjithė jetėn luftės pėr pavarėsinė e Kosovės dhe ėshtė pėr tė ardhur keq qė tani ai nuk jeton mė pėr ta parė realizimin e saj.

Por mendoj se ne tė gjithė mund tė mėsojmė prej tij dhe tė pėrdorim shembullin e tij duke luftuar pėr pavarėsinė e Kosovės, tha zoti Engel.

Mendoj, tha ai, se nė Kosovė ka shumė udhėheqės tė mirė nė procesin politik por unė do t'u bėja thirrje atyre qė tė flasin me tė njėjtin zė dhe jo tė luftojnė me njėri-tjetrin.

Ata duhet ta shfrytėzojnė kėtė ngjarje tragjike si njė nxitje pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė mos hequr nga vemendja objektivin e tyre madh, tha zoti Engel.

Do tė ishte tragjedi, tha ai, nėse vdekja e Dr. Rugovės do tė bėnte qė partitė e ndryshme politike nė Kosovė tė fillonin tė luftonin midis tyre dhe tė mos bashkoheshin.

Isha nė Kosovė para pak muajsh dhe pėrsėri mbeta i mrekulluar nga vullneti dhe inteligjenca e popullit tė saj. E pėrsėris, tha zoti Engel, se nė parlamentin dhe qeverinė e Kosovė ka shumė politikanė dhe udhėheqės tė talentuar.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė