TRAGJIZMI I TE NESERMES
KOLEC TRABOINI, Boston
Vdekja e Rugoves eshte nje dhembje deri ne fatalitet, eshte nje tragjedi qe e perjeton mbare populli. Por pertej dhembjes e tragjedise qe shoqeron cdo vdekje njerezore, vdekja e Ibrahim Rugoves eshte dhembja per nje humbje te pazevendesueshme ne nje moment kritik per fatet e Kosoves, nje prej sfidave me te rrezikshme qe koha e fati u ve perpara shqiptareve.
Ne kete kuptim tragjizmi me te cilin nisi dhe u mbyll jeta e nje lideri, kalon tek populli i tij pa mundur kurre te sherohet nga kjo dhembje deri ne fund. E kjo jo se Ibrahim Rugova kur ishte femije pa ti pushkatohej babai prej pushtuesve serb ne prak te shtepise, pa ti pergjakej femijeria e vet, cfare e shtyti mesaduket ne idete e tij paqesore dhe te urrente dhunen, por per faktin se askush nuk do te mund te kete ne te ardhmen profilin e tij si paqeberes. Ndoshta ky eshte shkaku qe populli i thjeshte, ndryshe prej politikaneve, e besonte ate dhe i kishte dhene qe ne te gjalle atributet e nje profeti, simbolit te paqes.
Te ishte vrare Ibrahim Rugova ne lufte sic i vra i paharruari Fehmi Agani, ndoshta nuk do te ishte ndjere kaq tragjike si sot vdekja e tij fizike, sepse ai moralisht kurre nuk ka vdekur e kurre nuk do te vdese, kjo per faktin se atehere ishte lufte dhe ne lufte faktori Rugova nuk ishte zoterues i gjendjes e i rrjedhojave, ndersa ne kohe paqe ai ishte e mbeti zoterues i plotfuqishem e i pazevendsueshem i situatave ne Kosove.
Rugova ishte paqesor i luftes dhe luftetar i paqes. Dhe pikerisht vdekja e tij ndodhi atehere kur paqja e triumfi i idealeve te tij per pavaresine e Kosoves kishte me shume se kurre nevoje per urtesine, pjekurine, mencurine dhe gjakftohtesine e Rugoves, cfare gjasat jane te mos mund ti gjejme tek asnje udheheqes tjeter ne radhet e atyre qe bejne sot politiken ne Shqiperi dhe ne Kosove.
Ibrahim Rugova vdiq duke lene pas enigmen se kush do te mund ta udheheq popullin e Kosoves me po ate siguri prej shkembi rugovian drejt lirise, pavaresise se plote e te pakushtezuar, drejt prosperitetit dhe bashkimit te plote ne familjen europiane. Kjo per faktin se shumica e atyre qe sot gjenden ne tribunat e politikes kosovare, jane nje brez luftetaresh qe njohin armet per tu mbrojtur, njohin rezistencen, kane aspirata te njejta me Rugoven sa i perket qellimit final, por nuk kane as aftesite e intuiten diplomatike dhe as autoritetin e tij per tju imponuar opinionit dhe qarqeve diplomatike nderkombetare. Keshtu qe ekipit qe perfaqeson popullin e Kosoves ne negociatat per te ardhmen, u mungon drejtuesi, u mungon kapiteni, ai qe me gjakftohtesi sheh fushen e lojes dhe jep keshillat, orjentimet, ve mencurine dhe argumentin ne sherbim te forces per tja arritur qellimit. Ajo qe e ben gjendjen akoma me te pikellueshme eshte kumti i te nesermes nese bashke me vdekjen e liderit vdes dhe endrra qe pershkoi dy skajet e jetes se tij
Ne sot shprehim dhembje, dergojme ngushellime, shprehim levdata te meritueshme per prinjesin qe vdiq atehere kur nuk duhej te vdiste,shpallim dite zie kombetare, e varrosim me nderime, i veme kurora lavdie mbi varr, mund tu veme emrin e tij rrugeve, shesheve e shkollave por pa mundur kurre ta kthejme pas, cfare do te thote pa mundur qe te shohim nje Rugove te ri, nje udheheqes ne formatin e tij, sa te perfolur dhe aq te admirueshem gandist, per te cilin te kene respekt dhe besim thuajse te verber si populli shqiptar i po ashtu edhe qarqet diplomatike nderkombetare.
Ne fjale te fundit, dhembjen per humbjen e Ibrahim Rugoves e ndjejme sot, por akoma me shume do ta ndjejme neser.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|