Ministri Veliu: Kosova dhe arsimi shqip mbijetoi falė Presidentit Rugova
Prishtinė, 23 janar - Ministria e Arsimit, Shkencės dhe Teknologjisė (MAShT), me rastin e ndarjes nga jeta tė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, sot organizoi mbledhje komemorative nė tė cilėn morėn pjesė punonjėsit nė ministri si dhe pėrfaqėsues tė UNMIK-ut dhe mediat.
Fillimisht zv.ministri Fevzi Berisha tha se ndėrrimi i jetės sė Presidentit Rugova ishte njė lajm shokues qė shkaktoi dhembje e pikėllim edhe nė mesin e stafit tė ministrisė sė arsimit.
Ndėrkaq Fehmi Ismajli, u.d. i sekretarit permanent, tha se presidenti Ibrahim Rugova ėshtė emėr i njohur nė letrat shqipe edhe me opusin e tij tė pasur letrar. Pėr njė periudhė tė gjatė kohore, ka lėnė gjurmė tė thella nė historinė mė tė re tė tyre, nė pėrgjithėsi dhe nė bashkėkohėzimin e veprės madhore tė Bogdanit, nė veēanti, tha ai. Ismajli njoftoi se MASHT, duke u bazuar nė kėtė krijimtari tė pasur, e cila ka bėrė kthesa nė letėrsinė shqipe, para pak kohėsh, e ka propozuar dr.Rugovėn pėr ēmimin kombėtar Azem Shkreli pėr vepėr jetėsore.
Ismajli tha se, fusha e letėrsisė nuk ishte e vetmja pėr dr.Ibrahim Rugovėn. Qė kur ai u zgjodh kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve tė Kosovės, nė vitin 1984, filloi angazhimet e tij edhe nė fushėn e politikės, tė cilėn nuk e zgjodhi, por iu imponua, nė tė cilėn me sukses tė plotė u ngrit nė piedestalin mė tė lartė, duke u zgjedhur katėr herė radhazi President i Kosovės, tha Ismajli duke pohuar se ai bė njėri nga figurat mė tė njohura dhe mė tė pranuara, jo vetėm nė Kosovė, por edhe jashtė saj. Duke folur pėr rolin e arsimit shqip gjatė viteve 90-ta Fehmi Ismajli tha se nė luftėn e pėrgjithshme tė cilėn me menēuri e udhėhoqi presidenti Rugova, arsimi shqip u pavarėsua, u riorganizua nė tė gjitha segmentet e tij, duke u bėrė, kėshtu, bastion i pamposhtur. Nė fund zv.Ministri Berisha njoftoi pjesėmarrėsit pėr Librin e pikėllimit i cili ėshtė hapur nė ambientet e MASHT.
Ministri i MASHT Agim Veliu ka pohuar se Kosova dhe arsimi shqip qė mbijetoi falė veprės sė Presidentit Rugova, humbėn njeriun e madh, mikun e arsimit e tė dijes.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|