Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 08:51   #153
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Homazhe pėr presidentin Rugova

Arbėr Vllahiu
Korrespondent i BBC-sė nė Prishtinė



Mijėra njerėz nė rresht pėr tė respektuar presidentin e ndjerė
Mijėra qytetarė tė Kosovės po i bėjnė homazh presidentit Ibrahim Rugova, arkivoli me trupin e pajetė i tė cilit ėshtė vendosur nė hollin e Kuvendit tė Kosovės.
Arkivoli me trupin e pajetė tė presidentit u vendos nė hollin e Kuvendit tė Kosovės dhe tė parėt qė i bėnė homazh ishin kryeministri i Kosovės Bajram Kosumi me kabinetin qeveritar.

Homazh presidentit Rugova nė orėt e mėngjesit i kanė bėrė figurat e larta politike tė institucioneve tė Kosovės dhe tė partive politike, ish-kryeministri i Kosovės, Ramush Haradinaj, pėrfaqėsues tė UNMIK-ut dhe tė zyrave diplomatike tė akredituara nė Prishtinė.

Nė mesditė, Kuvendi i Kosovės u hap pėr homazh pėr qytetarėt e Kosovės, qė kanė krijuar njė radhė tė gjatė, megjithė motin e ftohtė.

Pranė arkivolit po qėndrojnė anėtarė tė familjes sė ngushtė tė presidentit Rugova, kurse nė tė dyja anėt e tij janė vendosur roja nderi tė Gardės sė Nderit tė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės.

Arkivoli me trupin e pajetė tė presidentit Rugova do tė qėndrojė nė hollin e Kuvendit pėr tri ditė me radhė, ndėrkaq qė ceremonia e varrimit tė tij ėshtė vendosur tė bėhet ditėn e enjte.

Rruga kryesore nė Prishtinė, Nėna Tereze ėshtė mbyllur pėr trafik dhe tė gjitha rrugėt anėsore qė ēojnė drejt rrugės kryesore janė bllokuar.

Pjesėtarėt e Shėrbimit Policor tė Kosovės kanė marrė pėrsipėr sigurinė nė gjithė Kosovės dhe nė objektet vitale janė shtuar masat e sigurisė.

Kėshilli Ekzekutiv pėr organizimin e varrimit tė presidentit Rugova ka vendosur tė dielėn qė Kosova tė mbajė 15 ditė zie, ndėrkohė qė nga e marta e deri tė premten, mėsimi nė tė gjitha institucionet shkollore ndėrpritet.

Qė nga dita e enjte, kur do tė bėhet varrimi i presidentit Rugova, dhe dhjetė ditė tė tjera do tė pezullohen tė gjitha aktivitetet sportive dhe kulturore.

Varrimi i presidentit Rugova do tė bėhet nė varrezat e dėshmorėve nė lagjen Velania dhe nė ceremoninė e varrimit pjesėmarrjen e kanė paralajmėruar personalitete tė larta politike nga e gjithė bota.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė