Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 13:57   #164
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim

Ngushellime edhe nga Bushi

Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikës, George Bush i ka dërguar një letër familjes së Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës, në të cilën shpreh pikëllimin e thellë për vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.


“Presidenti Rugova për shumë vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë, dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Shtetet e Bashkuara kanë humbur një mik të vërtetë, shkruan presidenti Bush.
"Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosovës për të vënë bazat për një të ardhme paqësore. Humbja e këtij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçërisht tragjike për Kosovën. Më lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me të gjithë njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmërie që është stabile, demokratike dhe përparimtare", vazhdon presidenti amerikan.
"Në emër të popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe bashkëshortja ime Laura, i shprehim ngushëllimet tona familjes së presidentit Rugova dhe gjithë popullit të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit amerikan George Bush.
/ 24 01 2006/V.H.
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė