Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 16:24   #170
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

HAMITI: " RUGOVA- MONUMENT KULTURE DHE HISTORIE SHQIPTARE"


Dr. Sabri Hamiti, deputet, mik e bashkėpunėtor shumėvjeēar i presidentit Rugova


RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hamiti ju e keni njohur Dr. Rugovėn pėr njė kohė tė gjatė dhe pėr njė kohė tė gjatė keni qenė ndėr miqtė dhe bashkėpunėtorėt e tij mė tė ngushtė. Si do ta portretizonit sot Dr. Ibrahim Rugovėn?

SABRI HAMITI

Ėshtė vėshtirė nė kėtė moment kur pėrzihen edhe emocionet pėr shkuarjen e tij edhe koha ėshtė shumė e shpejtė qė tė bėhet portreti total i Rugovės – total e kam parasysh edhe njeriun si qenie individuale, edhe krijuesin letrar, mė tej edhe prijėsin politik tė Kosovės, sepse janė tre vija qė e karakterizojnė Rugovėn dhe pa u analizuar bashkė tė treja, ėshtė vėshtirė tė nxirret portreti total i tij. Por, njė gjė ėshtė shumė e sigurt, qė ėshtė njė nga figurat mė tė mėdha tė shekullit XX tė shqiptarėve. Kur them figura, them duke i lidhur kėto tre aspekte tė Ibrahim Rugovės – njeriun, krijuesin dhe prijėsin politik.

RADIO EVROPA E LIRĖ Zoti Hamiti, ju e keni njohur zotin Rugova qysh nga koha e studimeve, besoj qė ai tė ketė qenė ndoshta njė vit a dy para jush. Ēfarė mbani mend nga ajo kohė, domethėnė si do ta pėrshkruanit njė detaj nga ajo kohė?

SABRI HAMITI
Unė Rugovėn e njoh qė nga viti 1968, me ardhjen nė studime nė Prishtinė. Asokohe Prishtina i ka mbledhur tė gjithė talentet e botės shqiptare nė Kosovė dhe rreth Kosovės. Ai ka qenė nė shkollė njė vit para meje nė fakultet, por asokohe kemi qenė breza qė shumicėn e lėndėve i kemi bėrė bashkė dhe faktikisht ne jemi njė brez studimesh me Rugovėn. Jemi njohur si njerėz qė e duan letėrsinė, edhe tė artikuluar publikisht. Asokohe ai shkruante tekste estetiko-poetike te Fjala kryesisht dhe unė botoja poezi. Dhe, mund tė them menjėherė dhe kjo s’ka pse tė mos thuhet, jemi bėrė miq shumė shpejt, miqėsi e cila ka vazhduar tėrė jetėn dhe nuk ka pasur kurrfarė ndryshimesh, veēse ėshtė thelluar. E kemi njohur njėri-tjetrin nė imtėsi, aq nė imtėsi sa qė veē ata qė merren me letėrsi, e dinė se ēfarė afėrsie ėshtė kur njeriu me dikė shkruan libėr bashkė. Ne kemi botuar njė libėr tė pėrbashkėt dhe mendoj se kjo i thotė tė gjitha.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Pikėrisht nė aspektin e studimeve letrare zoti Hamiti, si do ta karakterizonit punėn e Dr. Ibrahim Rugovės?

SABRI HAMITI Ėshtė specifik, edhe kjo ėshtė mirė tė thuhet edhe me kėtė rast, se Ibrahim Rugova ka kaluar nė kritikė letrare si poet. Kėtė e di pakkush. Ai shumė herėt ka shkruar vjersha me njė sensibilitet tė veēantė, ka shkruar edhe pėr fėmijė, edhe vjersha qė nuk kanė destinim tė literaturės pėr fėmijė. Dhe, pėrnjėherė ai ka kaluar nė kritikė letrare. E them kėtė pėr arsye se gjithmonė, edhe nė nivelet mė tė mėdha tė mėvonshme tė abstragimit teorik tė letėrsisė, tė interpretimit tė saj, tė analizave dhe edhe mė vonė kur ėshtė bėrė njė sistematizues i madh i ideve letrare shqiptare, por edhe i ideve tė modernitetit tė literaturave tė tjera, kurrė diskursi i tij kritik nuk ėshtė larguar nga njė sensibilitet i krijuesit imagjinativ, ta quaj kėshtu. Dhe, kjo e ka ēuar tekstin e tij kah natyra e eseut. Dhe, sidomos unė do tė thosha nė librin e tij tashmė shumė tė pėrmendur pėr Bogdanin, edhe pse tendenca ėshtė qė tė merret me nocionet, me klasifikimet e diskurseve, tė ideve, tė problematikės sė veprės, nė esencė kur e lexon tekstin, ai ėshtė plot figurė dhe sensibilitet.

RADIO EVROPA E LIRĖ
Zoti Hamiti, nė fund tė viteve ’80, kur Qarku Kulturor i Prishtinės jo vetėm qė ishte konsoliduar pėrfundimisht, por kishte nisur edhe tė prodhonte pasardhės tė tjerė, zoti Rugova e la studimin e shkencės sė letėrsisė dhe iu kthye politikės. Ēka ishte pėrcaktuese pėr kėtė?

SABRI HAMITI
Kėto janė probleme qė duhen diskutuar shumė mė thellė sesa kemi shans ne tash, por unė po i skicoj shpejt – Rugova ka ardhur nė studime si njeri i formuar. Pse e them kėtė, dhe si i diferencuar nga brezi. Unė ju thashė se kemi qenė nė njė vit tė studimeve, por na kanė ndarė gjashtė vjet moshe. Unė kam qenė ai i riu i adhuruar nė atė mes, sepse i riu ėshtė gjithmonė mė i dashur, mė interesant. Nė kėtė raport ai ka ardhur si njeri qė ka hyrė nė shkollė pak mė vonė, e ka kryer normalen me pesė vite e tė tjera dhe ka ardhur si njė tip i formuar nė njė kulturė, unė do ta quaja nacionale. Dhe, atėherė Ibrahim Rugova ka qenė, po them tash qartė, nacionalist i kultivuar shqiptar, domethėnė i kultivuar dhe i pėrpunuar nė kulturėn dhe literaturėn shqipe. Nė brezin e njerėzve dhe rreth tij, nė kėtė pikė, nė kultivimin nacional sigurisht e ka pasur mė tė lartin dhe moshėn mė tė madhen dhe atėherė kush e ka njohur, mė 1968, pėr tė ėshtė krejt normale Ibrahim Rugova i 1987-it qė ka hyrė nė politikė, nė kuptimin e prijėsit nacional. Tek ai ka ndejtė “cuc” do tė thosha ambicia e prijėsit qė ėshtė mbjellė shumė herėt. Dhe, pėr ata qė e kanė njohur masandej si njeri publik, si kritik shumė tė madh dhe kjo duhet tė thuhet menjėherė si vlerėsim se ėshtė kritik shumė i madh i letėrsisė, momenti kur jeta ka diktuar rrjedhėn e kolektivitetit, Rugova unė mendoj se vetėm ėshtė ēelur dhe ka hyrė nė ambientin e vet. Prijėsi shqiptar tek Ibrahim Rugova ka ndejtė "cuc" unė mendoj prej fėmijėrisė sė tij dhe kjo duhet tė arsyetohet pak mė thellė me problem tė familjes, por rastėsi nuk ėshtė. Pėr mua nuk ėshtė paradoksale qė Rugova ėshtė cilėsuar si njeri i tėrhequr kushtimisht, nė ato qė unė i quaj llafologji politike se ato ndihen gjithmonė mė shumė e veprimin e kanė mė tė vogėl, kjo nuk do tė thotė se tek ai nuk ka qenė brenda ajo qė unė e quaj tharm i prijėsit. Pak naimian ka qenė, nėse ju kujtohet Naim Frashėri, sepse nuk ka qenė mė pak prijės i Lidhjes sė Prizrenit Naimi sesa Abdyli. Nė kėtė rast, Rugova i ka pasur tė dyjat brenda, pasi ky dysh nuk ka ekzistuar nė njė rreth tė tillė familjar pėr shembull.

Radio Evropa e Lirė
Dhe, pėr fund, profesor, po mundėt tė na thoni shkurt, se cila ėshtė pėrmasa e humbjes me rastin e vdekjes sė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova?

SABRI HAMITI
Pėrmasa e humbjes ėshtė e jashtėzakonshme. Unė po them vetėm njė gjė, qė ai ka qenė njė dhe i papėrsėritshėm. I tillė ka qenė pėr shkak tė vetvetes dhe pėr shkak tė rrethanave – kėtu as qė do tė pėrsėritet vetvetja e tillė dhe as qė do tė pėrsėriten rrethanat. Ai ka qenė njė pasuri nacionale, do ta quaja unė, ndryshe njė monument kulture dhe historie shqiptare. Jam unė vetė qė para shumė vitesh e kam quajtur kryetarin historik tė Kosovės dhe ajo tash ėshtė bėrė njė formulė dhe ėshtė e vėrtetė qė mbetet kryetari historik i Kosovės. Kur i mblidhni tė gjitha kėto qė nuk janė fraza, por janė artikulime tė njė njohjeje dhe njė pėrfundimi, atėherė mund ta merrni me mend se ēfarė do tė thotė shkuarja e tij. Shkuarja e Rugovės ėshtė humbje e madhe pėr Kosovėn, absolutisht ėshtė e pamundur qė Kosova tė jetė njėlloj si me tė si pa tė. Pa marrė parasysh se ėshtė e vėrtetė qė ka krijuar trashėgimi politike dhe kulturore, por personi ka shkuar dhe nuk do tė jetė njėsoj Kosova pa Rugovėn nė mesin tonė, si me Rugovėn nė mesin tonė. Shkurt ėshtė njė humbje e madhe – ka shkuar shumė i ri, ka pasur 60 vjeē, nė kulmin e fuqisė, por ky ėshtė fati, fat a fatum, qė nuk varet nga individi as nga dėshirat e tij.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė