Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 18:04   #9
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Presidenti Rugova, profeti i kombit

24 janar 2006 /TN /QIK

Shkruan: Bujar Leskaj

Rrallėherė ndodh qė teksa thėrret njė emėr, sado gjeni tė jetė ky i fundit, njeherėsh ke parathėnė edhe fate tė mėdhenj. Kjo ndodh me Ibrahim Rugoven, njeriun qė pėr diēka mė pak se dy dekada, u shndėrrua nė njė legjendė tė kohėve tona moderne, nė njė mit pėrpara tė cilit edhe vetė vdekjes do t’i takonte tė tėrhiqej nė skutat pa dritė tė saj.

Ibrahim Rugova, sidoqoftė, ka lėnė mes ne shqiptarėvė njė dritė tė ndezur pėr tė na kujtuar se ardhmėria nuk kėrkohet kurrė pėrmes territ, por siē do tė na e mėsonte vetė lideri i madh, pėrmes dritės sė paqes. Bash pėr kėtė arėsye, edhe statueta e Papa Gjon Palit nė kabinetin e Rugovės ishte diēka mė tepėr sesa vetė pėrqasja e njė filozofie tė pėrqafuar me njė klas-elegancė, e admiruar ndjeshėm nga kancelaritė e perėndimit.

Figura e madhe e Ibrahim Rugovės na bėn tė gjithė ne shqiptarėvė tė ndihemi pjesė e nje procesi tė gjatė deri nė krijimin e njė modeli perfekt tė funksionimit tė ndjesisė humane dhe parimeve universale tė dashurisė edhe nė kohėn e urrejtjes dhe dogmės. Tė gjitha kėto qė citova, janė thjeshtė vetėm njėra anė e dimensioneve qė paraqet Rugova. Janė shumė tė rrallė rastet nė Krestomacinė e shqiptarėve tė mėdhenj tė tė gjitha kohėrave ku tė rrijė krah pėr krah, kulturologu, politikani qė shndėrrohet nė lider shpirtėror, dhe pėrmasa humane, si tek Ibrahim Rugova.

Shembulli i kolosit shumėdimensional shpeshherė ia kalon edhe vetė fantazisė mė evolucioniste, ku pėrmes saj ngjizen nė mėnyrė perfekte virtytet mė tė larta dhe mė tė arrira te vetė rracės tonė. Elita intelektuale dhe politike , kėndej dhe andej kufijve, mė shumė se kurrė bėhet sot zėdhėnėse e ndjesisė qė Ibrahim Rugova, presidenti i parė i Kosoves, Gandi bashkėkohor, esteti dhe teoricieni i letersisė ėshtė formula shqiptare mė frytdhėnėse.

Intelektuali i madh i formateve mė tė arrira tė kohės , ia doli qė nė krye tė herės tė bėjė realitet atė ēfarė secili shqiptar e kish menduar dhe aspiruar, ndonėse dimri ballkanik i kohės ishte shpeshherė njė disfavor i madh, nė dukje i pakalueshėm.

Veset e racės vepruan dhe ndaj Rugovės , ishte njė reagim meskin , njė pėrballje e kahmotshme e mediokritetit me intelektualin, e politikes vizionare e moderne me derivatet negative te saj, tė shqiptaresisė sė kulluar qė kėrkon tė integrohet me ideologjine e stepave dhe zėdhėnesit e tyre shqiptarė e jo.

Ėshtė pikėrisht kėshtu sepse ai u ushqye me doktrinėn e Pjeter Bogdanit, Nėnė Terezės dhe Papa Gjon Palit. Tė shkuarėn kulturore shqiptare e racionalizoi nė bashkėkohėsi dhe mė tej duke krijuar kėshtu njė mendim politik tė njė lloji tė veēantė. Duke e ēuar mė tej vėshtrimin tim nė universin Rugovian duhet thėnė se pėrmasat e kėtij burri tė madh kishin njė interferencė tė pėrkryer ku brenda njė politikani tė pashoq shkrihej njė shkrimtar, estet, humanist dhe kulturolog po kaq i madh.

Paralelet e veprimtarise sė tij do tė bėhen me siguri njė objekt jashtėzakonisht i madh i historianėve, biografėve dhe studiuesve. E tillė ėshtė vepra e Rugovės, njė gur mė shumė peshė nė historinė moderne te shqiptarėvė, kudo ku ata jetojnė duke aspiruar ardhmėrinė. Ky ėshtė njė ndėr mėsimet mė tė mėdha tė Ibrahim Rugovės.

Kur kombit shqiptar i qasej ora e ligė andej dhe kėtej kufirit, kur perandoria e sė keqes shfaqej nė format e veta tė idhta atje si pushtim i huaj e kėtu si urrejtje klasore, vetėm dy burra patėn tagrin dhe pergjegjėsinė tė rrinin brenda pėrkufizimit kantian “duhet tė reagosh ndaj sė keqės qė tė mos bėhesh fajtor pėr triumfin e saj” quhen Ibrahim Rugova dhe Sali Berisha. Kur sot mė tepėr se kurrė, Kosova i ėshtė afruar ėndėrrės sė saj shekullore, pavarėsisė, ikja e Rugovės tingėllon tejet tragjike.

Njeriu qė mė shumė se askush ideoi dhe udhėhoqi njė nga proceset me delikate tė shqiptarėve, pavarėsinė, nuk do tė mundet qė nė kuptimin fizik tė shohė materializimin e endėrrės qė e kish ndėrtuar vėtė. Lidhur me kėtė, pėr ta avancuar idenė time po citoj nė pak fjalė atė ēfarė thotė shkrimtari ynė i madh Ismail Kadare: “ėshtė e vertetė se ai nuk do ta shohė dot dritėn e pavaresisė pėr tė cilėn gjithė jetėn ka punuar dhe ėshtė pėrpjekur, por le tė na ngushėllojė mendimi se ai ishte njė vizionar dhe si gjithė vizionarėt e ka parashikuar dhe e ka parė pavarėsinė e Kosovės shumė kohė mė parė, atėherė kur rrallėkush e shihte dhe kishte besim nė tė”.

Ndėrsa konsiderata ime personale do tė ishte ajo qė pas Skenderbeut nė ēetėn e profetėve tė kombit tonė Ibrahim Rugova zė tė parin vend.

Lidhur me atė se ēfarė ky pėrfaqėsues i elitės intelektuale shqiptare do tė rrezatojė gjithmonė ndėr brezat qė jetojnė dhe ndėr ata qė do tė vijnė mė vonė, si anėtar i kabinetit qeveritar te Republikės sė Shqipėrisė them se nuk do t’i rreshtim asnjėherė pėrpjekjet tona pėr ta lartėsuar dhe nderuar ashtu si i takon dhe nė tė vėrtetė ashtu siē ėshtė nė mes nesh, Ibrahim Rugovėn.

Hartimi dhe botimi i njė pėrmbledhjeje ku do tė pėrfshihen nė tė pothuajse tė gjitha studimet mbi veprėn dhe rolin e tij nė fushėn e politikės, humanizmit, eseistikės dhe kulturologjisė do tė bėhėt njė realitet i prekshėm gjė qė ne e premtuem nė takimin e 4 nentorit tė vitit tė kaluar gjatė promovimit tė vepres sė plotė tė Rugoves.

Njė grup i caktuar shkrimtaresh, studiuesish historianėsh dhe politologėsh nga brenda dhe jashtė kufijve do tė angazhohen tėrėsisht nė kėtė vepėr tė madhe. Nga ana tjetėr nė rastin mė tė volitshėm do t’i propozoj kėshillit tė ministrave qė njė nga rrugėt apo sheshet kryesore tė Tiranės tė marrė emrin Ibrahim Rugova dhe do tė vendoset pėrjetėsisht edhe nje monument i liderit tė madh.

Njė nga rastet unikale ku njė personalitet ka ndėrtuar njėherėsh me aktivitetin e tij shumedimensional edhe mitin e pathyeshėm tė paqės edhe monumentin e pėrjetėsisė.

Njė jetė qė vazhdon, ashtu siē ishte nisur, pėr tė mbėrritur tek harmonia njerėzore, tek aspirata qė kishte lindur sė bashku me Ibrahim Rugovėn. Tani Rugova fillon jetėn e tij, atė mė tė gjatėn, udhėtimin pėrgjatė historisė, jetėn pas vdekjes, duke mbetur pėr shqiptarėt e Kosovės dhe tė Shqipėrisė, gjeopolitikė dhe model human e intelektual i pėrjetshėm.

Autori ėshtė Minister i Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve tė Republikės sė Shqipėrisė

Tiranė, 24 janar 2006
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė