Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 22:27   #187
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Daci: Kjo ngjarje tragjike do tė jetė mobilizim i shumėfishtė qė ta forcojmė unitetin
Besim Abazi
22-01-2006




Kryetari i Parlamentit tė Kosovės, Nexhat Daci, i cili sipas Kornizės Kushtetuese tė Kosovės, trashėgon postin e presidentit, tha sot nė njė intervistė pėr Zėrin e Amerikės se Prishtina do t’i dėshmojė botės sė Kosova ėshtė vend i stabilitetit nė Ballkan. Nė intervistėn qė i dha Zėrit tė Amerikės, ai tha se institucionet janė tė gatshme t’i pėrmbushin detyrimet e tyre nė pajtim me pėrgjegjėsitė kushtetuese e ligjore.

Zėri i Amerikės: Zoti Daci, ku ėshtė Kosova 24 orė pas vdekjes sė presidentit Rugova?

Nexhat Daci: Kosova ėshtė nė rrugėn qė 16 vite mė parė e ka filluar presidenti Rugova. Dhe unė i garantoj shqiptarėt jo vetėm tė Kosovės por shqiptarėt nė diasporė, nė Shqipėri, nė Maqedoni, nė Luginė tė Preshevės, nė Mal tė Zi dhe nė Evropė, qė personaliteti i Rugovės ėshtė obligim shpirtėror i qytetarėve tė Kosovės, i shqiptarėve nė veēanti qė ta vazhdojnė atė rrugė qė jemi afėr finalizimit tė saj. Kosova ėshtė nė dhimbje tė thellė pėr humbjen e personalitetit kryesor tė shekullit qė kaluam pėr Kosovėn. Por, Kosova ėshtė krenare mė tepėr se gjithkush nė Evropė qė pati fat ta ketė njė personalitet tė tillė qė tė jetė lider jo vetėm shpirtėror por dhe politik edhe krijues dhe janė obligime tė mia nė institucione, tė qeverisė, parlamentit dhe partive politike qė tė ruajmė njė unitet edhe mė funksional se sa e krijuam me presidentin dhe janė obligimet e mia nė institucione qė t’i shtojmė mundin dhe djersėn tonė pėr ta finalizuar atė qė presidenti Rugova i thoshte gjithkujt, njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės. Nė tė njėjtėn kohė do tė doja t’i shprehja falėnderimet ose tė them ngushėllimet pėr presidentin Clinton dhe madam Albright qė aq shumė bėnė pėr idenė e Rugovės, pėr sjelljen e demokracisė nė Ballkan, por edhe NATO-s dhe tė gjitha vendeve tė Bashkimit Evropian.

Zėri i Amerikės: Vdekja e presidentit Rugova ndodhi nė njė periudhė shumė tė ndjeshme pėr Kosovėn kur kanė filluar edhe bisedimet pėr zgjidhjen e statusit politik tė saj. Si mendoni se mund tė reflektohet mungesa e tij nė kėtė proces?

Nexhat Daci:
Unė mendoj duke e njohur mentalitetin e popullit tim, kjo ngjarje tragjike pėr ne do tė jetė mobilizim i shumėfishtė qė unitetin e krijuar nė institucione pozitė – opozitė jo vetėm ta ruajmė por ta forcojmė edhe mė tepėr. Tė mos bėjmė asnjė hap, asnjė gjest qė do tė dėmtonte kėtė unitet dhe me kėtė do t’i tregonim bashkėsisė ndėrkombėtare qė shqiptarėt janė faktor i rėndėsishėm nė Ballkan, faktor stabiliteti, ndėrsa Kosova e pėrgatitur pėr shtet sovran dhe tė pavarur.

Zėri i Amerikės:
Ndonėse ka vetėm njė ditė nga vdekja e presidentit, tashmė diskutohet pėr trashėgiminė politike tė tij, duke theksuar se ka lėnė njė zbrazėtirė nė udhėheqjen politike tė Kosovės. A do tė kenė institucionet e saj kurajė tė mjaftueshme pėr tė tejkaluar kėtė posaēėrisht kur bėhet fjalė pėr trashėgiminė politike tė tij?

Nexhat Daci:
Unė besoj qė kosovarėt kanė kapacitet, kanė vullnet, por mbi tė gjitha kanė obligim, qė atė barkė, atė anije tė udhėhequr nė mėnyrė brilante nga presidenti Rugova, nuk do tė mundohemi t’ia ndėrrojmė as kursin as ta destabilizojmė. Jam i bindur thellė se ka shumė vullnet nė kėtė drejtim nė LDK (Lidhja Demokratike e Kosovės) dhe nė Kosovė dhe institucionet janė tė gatshme qė obligimet e tyre konform pėrgjegjėsive kushtetuese, ligjore dhe shoqėrore t’i kryejnė dhe t’i udhėheqin si duhet.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė