Qytetarėt vazhdojnė homazhe pranė kryetarit Rugova
Prishtinė, 24 janar 2006 (Kosovapress)
Qytetarė tė shumtė nga e gjithė Kosova, tė martėn nė ditėn e dytė tė homazheve, kanė vazhduar ti shprehin respektin kryetarit tė ndjerė tė Kosovės Ibrahim Rugova, trupi i tė cilit ėshtė vendosur qė nga dita e djeshme nė hollin e Kuvendit tė Kosovės.Nė mes tė hollit tė Kuvendit tė Kosovės i rrethuar me lule, po qėndron arkivoli i kryetarit tė ndjerė Ibrahim Rugova, i cili vdiq tė shtunėn nė moshėn 61 vjeēare pas njė sėmundje tė rėndė. Roje nderi vazhdojnė tė bėjnė Garda e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, kurse nė krahun e djathė tė arkivolit edhe sot qėndronin ulur familja e kryetarit Rugova, tė cilėt kanė pritur pėr ngushėllime mijėra veta qė me radhė kalonin afėr trupit tė pajetė tė kryetarit tė Kosovės nė shenjė nderimi. Nė mesin e qytetarėve kishte edhe tė atillė qė shkonin dhe iu shtrėngonin duart familjes Rugova pėr tiu shprehur ngushėllimet e tyre.Ditėn e dytė tė homazheve e hapi kryeparlamentari dhe u.d. i kryetarit tė Kosovės, Nexhat Daci, i shoqėruar nga anėtarė tė kryesisė sė Kuvendit. Paradite ndėrkaq, nderime bėnė pjesėtarė tė TMK-sė, njė delegacion i Partisė Demokratike tė Kosovės nė krye me liderin Hashim Thaēi, zyrtarė tė lartė tė partisė reformiste ORA, kryetari i PreK-ut Bujar Bukoshi, delegacione nga kuvendet e komunave tė ndryshme, pėrfaqėsues tė bashkėsisė islame, pjesėtarė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės, tė sistemit shėndetėsor, arsimit, minatorėt, sportistėt, Shoqata e tė Verbėrve, estrada kosovare, Kryqi i Kuq, etj.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|