Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
IBRAHIM RUGOVA ISHTE POLITIKAN QĖ DALLONTE SHUMĖ NGA UDHĖHEQĖSIT E TJERĖ TĖ RAJONIT
Rrahman Paēarizi, Prishtinė
Nė fundin e viteve tetėdhjetė Ibrahim Rugova ishte njė njeri qė bėnte kalimin nga disidenca intelektuale nė disidencė politike, duke bėrė sė pari pėrmbysjen dhe pėrmbylljen e epokės sė komunizmit dhe pėrcaktimin e orientimit properėndimor tė Kosovės, nė kohė kur kombet e tjera nė ish-Jugosllavi udhėhiqeshin nga diktatorė apo njerėz qė bartnin sistemin e kaluar, vlerėsojnė dy ndėr bashkėpunėtorėt e vjetėr tė Dr. Rugovės, Ibrahim Berisha e Basri Ēapriqi, qė ishin nė mesin e themeluesve tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės, ku Dr. Rugova nisi karrierėn politike.
"Ka disa arsye qė mund tė merren si kyēe pėr bartjen e veprimtarisė mund tė themi si disidencė intelektuale nė disidencė politike tė Ibrahim Rugovės njė ėshtė e kaluara e tij si fėmijė dhe mendoj se profili i tij familjar ėshtė si njė mesazh qė e ka bartur gjithmonė, pavarėsisht qė nuk e ka shprehur nė krijimtarinė e tij," thotė Ibrahim Berisha, sipas tė cilit njohja e Dr. Rugovės me njė profil kulture shumė tė gjerė nė Francė dhe me kulturėn botėrore, si dhe qenia e tij si ndėr studiuesit e parė qė ka thyer barrierat ideologjike, dha sinjale tė qarta se ėshtė fjala pėr njė profil disidenti kulturor dhe intelektual, i cili pėr njė moment tė caktuar, kur filluan konfliktet e gjera nė hapėsirėn e ish-Jugosllavisė, bėri qė ai tė pozicionohet hapur nė vijė politike si bartės i njė mesazhi nacional dhe politik tė shqiptarėve, duke luajtur rol tė rėndėsishėm nė formimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
"Mund tė them se ka qenė rol kyē, pasi nė vitin 1988/89, kur ėshtė themeluar Lidhja Demokratike, tashmė Dr. Rugova kishte ndėrtuar njė platformė kulturore, nacionale properėndimore liberale me shumė intervista dhe ballafaqime qė i kishte me shkrimtarėt serbė dhe vijat nacionaliste nė ish-Jugosllavi nė planin intelektual," thotė Berisha, pėr tė shtuar se ky ėshtė njė prej momenteve kyēe qė disa nga themeluesit e LDK-sė, tė mos kishin asnjė dilemė, se kush mund tė ishte bartės i pozicionit tė liderit nė LDK si parti qė do tė ishte thellėsisht properėndimore, pro NATO-s, pro BE-sė dhe pro Amerikės.
Ndėrkaq, bashkėpunėtori tjetėr dhe njė nga themeluesit e LDK-sė, Basri Ēapriqi, duke shpjeguar kalimin e Dr. Rugovės nga intelektuali nė politikan shprehet:
"Ka qenė njė moment kur nuk ka pasur hapėsirė pėr politikanėt klasikė, ka qenė njė kohė kur nė politikė kanė funksionuar mė mirė intelektualėt sesa politikanėt profesionistė. Ka qenė koha e rezistencės intelektuale, e krijimit tė imazhit tė njė rezistencė paqėsore intelektuale dhe kėtė rol mė sė miri e kanė luajtur shkrimtarėt nė krejt Evropėn e Lindjes," thotė Basri Ēapriqi, duke e parė themelimin e LDK-sė si njė kundėrshtim ideologjik, si pėrmbysje dhe pėrmbyllje tė njė epoke tė komunizmit dhe nisje tė njė epoke tjetėr, qė Rugova do ta pėrcaktonte pėrmes insistimit tė tij pėr shtet tė pavarur dhe pėr demokraci.
"Unė do tė thosha se roli madhor i tij ka qenė pranimi i tij qė tė vihet nė krye tė kėsaj lėvizjeje. Kjo ka qenė shumė simpatike dhe ka krijuar njė imazh jashtėzakonisht tė pranueshėm pėr qendrat e mėdha evropiane dhe pėr Amerikėn vėnia e njė intelektuali nė krye tė njė lėvizjeje nacionale. Kjo ka qenė shumė vendimtare. Ka qenė koha kur intelektualėt janė pranuar shumė mė lehtė sesa politikanėt klasikė".
Sidoqoftė, Ibrahim Berisha mendon se Dr. Rugovėn asokohe e dallonte shumė profili i tij, qė ishte totalisht i ndryshėm nga liderėt e tjerė qė ishin krijuar apo po krijoheshin nė ish-Jugosllavi.
"Tė gjithė liderėt nė hapėsirat e ish-Jugosllavisė ishin ose diktatorė, ose pjesė e transmisionit tė ish-politikave, duke nisur nga Gligorovi, Millosheviqi, Tugjmani, Kuēani, pastaj Izetbegoviqi, qė ishte me refleksione tė hapura tė fondamentalizmit islamik. Nė Kosovė nė tė njėjtėn kohė krijohet njė lider politik, por edhe nacional, me njė profil plotėsisht liberal properėndimor dhe pa asnjė gjuhė tė urrejtjes apo konfliktit ".
Roli i Dr. Ibrahim Rugovės pėr themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, qė asokohe funksionoi si lėvizje, ėshtė cilėsuar i pakontestueshėm nga tė gjithė bashkėpunėtorėt e tij, tė cilėt e kanė analizuar nė mėnyra tė ndryshme kalimin e tij nga njė shkencėtar me rezultate tė konsiderueshme nė fushė studimesh nė njė politikan, pavarėsisht nga cilėsimi qė i bėhej si njė njeri paksa i tėrhequr, por edhe i qėndrueshėm njėkohėsisht.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|