Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-01-06, 14:45   #203
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Goldberg: Vizioni i Rugovės pėr tė ardhmen ishte shumė i lidhur me procesin e statusit pėrfundimtar


Linda Karadaku-Ndou
24-01-2006



Shefi i Zyrės Amerikane nė Prishtinė, Filip Goldberg, nė njė intervistė dhėnė Zėrit tė Amerikės tha se Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, por njerėzit kėtu do ta respektojnė shumė trashėgiminė e tij dhe do tė shkojnė pėrpara me idetė qė u la ai.

Zėri i Amerikės
: Zoti Goldberg, presidenti Rugova ishte mik i Shteteve tė Bashkuara dhe ju e keni mbėshtetur aq shumė. Cili ėshtė boshllėku qė la ai nė Kosovė me vdekjen e tij?

Ambasadori Goldberg: Presidenti Rugova ishte symbol i Kosovės nė gjithė botėn, ishte edhe simbol nė Kosovė, mund ta shohėsh kėtė nga grupet e shumta tė njerėzve qė kalojnė para trupit tė tij, nė ndėrtesėn e Parlamentit. Ata po e bėjnė kėtė me dinjitet dhe respekt shumė tė madh dhe dashuri shumė tė madhe. Ėshtė njė pjesėmarrje e jashtėzakonshme. Mendoj se Kosova pa presidentin Rugova ėshtė njė Kosovė e ndryshme, politikisht dhe nė ēdo mėnyrė tjetėr, por njerėzit kėtu do ta respektojnė shumė trashėgiminė e tij dhe do tė shkojnė pėrpara me idetė qė u la ai. Mendoj se kjo ėshtė shumė e rėndėsishme.

Zėri i Amerikės: Zoti Rugova mbante tri pozita shumė tė rėndėsishme. Ishte kryesues i grupit negociator, president i Kosovės dhe udhėheqės i partisė mė tė madhe nė vend, Lidhjes Demokratike. Si mendoni se do tė plotėsohen kėto vende, veēanėrisht kryesuesi i grupit negociator dhe i presidentit?

Ambasadori Goldberg: Pa dashur tė diskutoj shumė pėr politikėn sepse kjo ėshtė kohė zie kur duam thjeshtė t’i bėjmė nderimet presidentit Rugova dhe familjes sė tij, mund tė them se vizioni i tij pėr tė ardhmen ishte shumė i lidhur me procesin e statusit pėrfundimtar. Dhe ēdo gjė qė do tė bėhet nė periudhėn qė pason, duhet marrė parasysh procesin e statusit pėrfundimtar, jo vetėm pėr tė mirėn e tė gjithė popullit tė Kosovės, por edhe nė kujtim tė presidentit Rugova. Kjo do tė thotė se kushdo qė do tė bėhet president i Kosovės, (dhe tani nuk ka president, do tė duhet tė vendoset se cili do tė jetė presidenti tjetėr), procesi do tė ndihmohet nga ajo zgjedhje. Procesi i negociatave pėr statusin pėrfundimtar do tė vazhdojė nga grupi i unitetit, nga grupi negociator qė ngriti presidenti Rugova si njė nga veprimet e tij tė fundit si president dhe tė cilin e udhėhoqi aq mirė. Ky proces do tė vazhdojė, sepse ėshtė nė interes tė tė gjithė njerėzve kėtu dhe sepse do tė nderojė kujtimin e tij sepse kjo ėshtė ajo qė ishte mė e rėndėsishme pėr tė, e ardhmja e Kosovės. Kjo do tė thotė se duhet tė jetė njė grup uniteti, njerėzit duhet tė bėhen bashkė dhe shpresoj se vdekja e presidentit Rugova do tė ndihmojė dhe do ta bėjė mė solid kėtė unitet edhe pse ai nuk ėshtė kėtu pėr tė ndihmuar, pėr ta udhėhequr.

Zėri i Amerikės: A prisni negociata shumė tė vėshtira apo tė vėshtira pėr kėto dy pozita, atė tė kryesuesit tė grupit negociator dhe tė presidentit?

Ambasadori Goldberg: Nuk dua tė flas pėr politikė pėr momentin, por ajo qė mendoj ėshtė se kryesuesi i grupit negociator, siē u ngrit nga presidenti Rugova, ėshtė presidenti i Kosovės. Nuk ka president tė Kosovės, dhe mendoj se do tė ishte shumė mirė nėse pas zisė zyrtare, fillon procesi pėr tė zgjedhur njė president tė ri, sepse ėshtė shumė e rėndėsishme, pėr tė ardhmen dhe kujtimin e dr.Rugovės. Ai luajti njė rol unik, ai ėshtė i pazėvendėsueshėm nė kaq shumė mėnyra, si udhėheqės, si symbol dhe si njė figurė e madhe pėr botėn dhe popullin e Kosovės. Por ajo qė mund tė bėhet ėshtė qė kujtimi i tij tė nderohet duke e ēuar kėtė proces pėrpara, nė tė cilin ai besonte kaq shumė. Kjo mund tė bėhet pėrmes zgjedhjes sė njė personi konsensual, dikush qė do t’i bashkojė njerėzit, veēanėrisht nė atė grup negociator, nė mėnyrė qė tė mbahet takimi i Vjenės, procesi tė shkojė pėrpara, nė mėnyrė qė tė mos humbet kohė, sepse mendoj se kjo do tė ishte gjėja e fundit qė do tė kishte dashur presidenti Rugova. //rd//
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė