
Prishtinė, 25 janar 2006 /TN /QIK
Shkruan: Bernard Kushner*
(
Bernard Kouchner )*
Ibrahim Rugova, 61-vjeēar, i quajtur
"Gandi i Ballkanit ", sapo vdiq. Konsumues i madh cigaresh nė vendin ku tė gjithė pinė duhan. Ai vdiq nga kanceri nė mushkėri. Nė kėtė plan nuk arrita ta bind. Vishej gjithmonė me kostum tė errtė, tė gėshtenjtė ose tė hirtė, me kėmishė tė bardhė e kravatė, ai mbante nė qafė gjithmonė njė shall mėndafshi. Nė rrafshinėn e Kosovės dhe nė malet pėrreth, ky burrė ishte unik.
Ai mendonte dhe shprehej si intelektual dhe e kishte mėrzi tė bėhej i pari. I urrente mbledhjet publike ku shprehej pa karizėm, me zėrin e ulur dhe me arsyen e njė profesori tė formuar nė Sorbonė.
Ai ēapitej nėpėr kėto rajon tė ashėrd dhe fshatra pa ndonjė mėshirė a keqardhje dhe preferonte zyrėn shtėpisė sė vet nė lagjen shik tė Prishtinės. Ai e urrente dhunėn dhe mendonte se debati, e vetmja rrugė e suksesit, mbetej gjithmonė e mundshme.
Nė Ballkan trimėria e egėr, kuraja heroike, shprehja masive, fizike e angazhimit pėrshfaqen nė ēdo gjest tė njerėzve. Ata shkojnė nė treg ose i ruajnė veturat sikur sakrificė. Thuhet se nė Kosovė fėmijėt mėsohen pėr ta njohur vetėm njė frikė: atė si tė tregohet ajo.
Njerėzit e Ballkanit, me psikizmin e modeluar gjatė shekujve tė betejave, pėrpiqen qė gjithmonė tė japin prova tė kėsaj trimėrie tė pezmatuar qė nxit kėrkimin e rrezikut me duele tė pakuptimta. Nė kėtė kontekst burrėrie, teoria e jo dhunės, ajo tė cilin ai e ligjėronte me ngulm, ngjate njė strehim i gjorė, nė mos dhe jo degradues. "Ibrahim", siē e quanin tė gjithė, me njė buzėqeshje aq gjentile dukej i kundėrt.
Nė Kosovė ekziston hendeku ndėrmjet atyre qė morėn armėt nė duar dhe atyre qė pėrdoren metoda mė tė buta, mė moderne, mė mediatike. Hashim Thaēi, shef i UĒK-sė, nė opozitė, ushtari Ramush Haradinaj, i bėrė kryeministėr dhe plaku Ibrahim Rugova simbolizojnė zgjidhje qė mbeten tė papajtuar njė kohė tė gjatė. Kjo diferencė mbetet e madhe tani, nė kohėn kur, nėn udhėheqjen e finlandezit Marti Ahtisarit, do tė fillojnė bisedimet e serbėve dhe kosovarėve pėr statusin final tė Kosovės.
Kur u zgjodh president i Kosovės, ai mori zyrėn e madhe me mobile druri tė errtė qė ka qenė mė parė e imja, ku mė herėt kishte qėndruar guvernatori serb, nė ndėrtesėn e Qeverisė. Por ai gjithmonė i pranonte vizitorėt nė shtėpinė e madhe familjare nė rrugėn pėr nė Gėrmi.
Kopshti dhe bodrumi ziheshin nga sigurimi. Ibrahim Rugova priste mysafirėt sipėr shkallėve dhe i shpinte ata nė dhomėn e pritjes me shqiponjėn dykrerėshe tė flamurit tė Kosovės pėr tė evituar ngjashmėrinė me flamurin shqiptar, tė dizajnuar nga ai vetė, tė cilėn askush nuk e donte. Dy foto tė mėdha e paraqisnin me Melin Ollbrajtin dhe me kryetarin Klinton. Dhoma ishte me pėrlot trofe. Drejtori i kabinetit tė tij, subtili Skender Hyseni, ishte gjithmonė aty.
E ngrinim njė gotė dhe qeshnim pėr kohėt e ikura, pėr vizitėn time tė parė nė vitin 1991 fshehtas dhe tė rezistencės pasive ndaj Slobodan Milosheviqit, "kur Ibrahim Rugova, me forcėn e bindjes, ia kishte dalė tė krijonte njė administratė shqiptare nėntokėsore, shkolla nėpėr bodrume dhe klinika nėpėr parkingje.
I evokonim vendimet politike pėr tė filluar dialogun pėr Kosovėn me serbėt, ithtar i tė cilit ishte Ibrahim Rugova, me temė kryesore, kushtet e serbėve tė mbetur nė Kosovė, gjithnjė tė rrezikuar nėse jo dhe tė dhunuar. Ibrahim Rugova ndante indinjatėn me ne.
Ai qe aq shumė kohė ishte shėnjestėr, ai qė mbijetoi shumė pėrpjekje pėr vrasje, pranonte gjithmonė tė shkonte nė shtratin e viktimave serbe dhe tė m erret pozitėn pėr respektin e tė drejtave tė njeriut. Sigurisht se kjo nuk mjaftonte qė tė ndaleshin aktet e kėqija.
Pas takimit Ibrahim Rugova rregullisht e shoqėronte tė ftuarin e vet nė zyrėn e pritjes, me tryezat e mbuluara me mineralet plot ngjyra nxjerrė nga toka e Kosovės, xeheroret e Trepēės. Ai ofronte njė gur shkėlqyes, njė gur tė praruar, simbol i kėtij vendi tė vrazhdė -e masiv, pa butėsi e dashuri, ku kėngėt e trimėrisė zėvendėsojnė gjithnjė kėngėt e dashurisė.
Bashkėsia ndėrkombėtare bashkohet vetėm nė fatkeqėsi. Ne e kemi harruar ca Kosovėn, pėrpjekjet diplomatike, dhembjet e lindura nga regjimi pėrjashtues i vendosur nga Milosheviqi qė i ngjante 'aparteidit.
Ne kemi humbur nga pamja qindra mijėra shqiptarė tė dėbuar nga rajon i nga ithtarė tė Slobodan Milosheviqit, luftėn ajrore qė e bėmė aty, zgjedhjet e suksesshme dhe tė pėrcaktuara nga vetė shqiptarėt. Kosova ka pėrjetuar njė eklips indinjate.
Vdekja e Ibrahim Rugovės, kryetar pa pallat e pa komb, luftėtar idesh, luftėra i paqes, njė burrė kėmbėngulės dhe i vetmuar qė e dėrgoi popullin e vet drejt njė tė ardhmeje qė nuk do tė jete veēse e mirė, na pėrkujton angazhimin tonė dhe premtimet tona.
Pa tė, pa kėmbėnguljen e tij, pa rezistencėn e refuzimit tė tij, nuk do tė kishte sot as Kosovė as shpresė sė lirisė pėr tė. Ai ishte njė erudit, mė me dėshirė autokrat, i paparashikueshėm dhe fleksibėl njėkohėsisht, njeri i dialogut, luftėtar kėmbėngulės, shumė popullor dhe megjithatė izoluar, gjithnjė i sjellshėm, aq sa druajtja e tij, kultura e tij e thellė dhe maturia e bėnin ndonjėherė krenar.
Dhe afėr tij kaloi Historia.
Paris, 24 janar 2006
(*Autori ėshtė profesor nė CNAM, themelues i Mjekėve tė Botės, ka qenė pėrfaqėsues i lartė i Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė)