Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
26 janar 2006 /TN
Shkruan: Lirim JEGENI
- Nga ditėt e mia tė studimeve 1975 nė Prishtinė
Dr. Ibrahim Rugova ėshtė themelėsi i gazetės sė studentėve "Bota e Re" mė 1971 nė Prishtinė, dhe njėherit Kryeredaktori i parė i kėsaj gazete, si dhe themeluesi i revistės letrare shkencore " Dituria " nė tė njėjtėn kohė.
Nė se shfletojmė artikujt e tij nė gazetėn " Bota e re" si nė revistėn "Dituria" bien nė sy vizioni i tij pėr gjuhėn dhe kombin, me theks tė posaēėm e ardhmja e Kosovės dhe popullit te saj.
Kėto njohje dhe informata unė arrita (i mėsova) pasi u pranova si fotoreporter dhe gazetar nga Maqedonia dhe Kosova qė nė moment kryeredaktor i gazetės nė fjale ishte Z. Memet Kraja, e redaktor Z. Skender Zogaj. Lidhjet e mija tė ngushta mė sė tepėrmi qenė me Skėnder Zogaj, prefekt aktual nė Fushe Kosove, nga kjo rrjedh mendimi im qė i ndjeri Dr. Ibrahim Rugova ndante mendimin se : " Pa miq bota ėshtė e shkretė "
Njeriu qe fliste pak, e thoshte shumė
Popullit tone i duhet shkollimi, do ta vrasim errėsirėn tonė shekullore. Amerika ėshtė e fortė pasi ajo afron rreth vetes njeriun e ditur shkencor nga tė gjithė anėt e botes. Pėr momentin e kohės kėto fjalė ishin revolucion shpirtėror, dhe dashuria e tij fshehur pėr popullin e Kosovės vėrehej shumė, qė koha e dėshmoi.
Fati krijon miq, ndėrsa fatkeqėsia i provon
Dashuria e madhe ndaj popullit Amerikan, dhe ndaj popujve tjerė tė qytetėruar tregoi rasti me ndihmėsen, dhe intervenimin ushtarak qė e bėnė nė Kosovė, Nato-ja.
Ketė e dėshmojnė telegramet e shumta tė ngushėllimit pa ndėrpre e, qe i arrijnė familjes Rugova, Presidencės, Qeverisė, Parlamentit dhe LDK-s nė kėto momente pėr tė ndjerin President Dr. Ibrahim Rugovėn , qė shpirti i tij tė pushoj nė qetėsi.
Pra, pa Amerikė nuk ka Kosovė, dėshira dhe dashuria e madhe e tij nė drejtim tė Sh. B. tė Amerikės, dhe tė miqve tjerė tė botės sė qytetėruar siē qe ai vet i ndjeri i jonė President Dr. Ibrahim Rugova.
" Tė terrish njė lot kėrkon mė shumė trimėri se tė derdhėsh njė det me gjak"
Fal nenės dhe djepit qė e rriti, dhe bjeshkėve tė Rugovės nė kėtė prijės dhe hero mbollėn dashurin e madhe pėr popullin shqiptar dhe kosovar, i rritur si bonjak ( jetim ) qė serbet i vranė babėn, gjyshin e tij, qė urrejtja e madhe ndaj serbėve dita ditės vjen duke i shtuar vetes durimin dhe detyrėn qė me pėrpjekjet e tij, tė miqve nėpėr botė qė i pat, do vjen dita qė unė do ua marrė Kosovėn me bijtė e vet trima, hero tė pa shoq, tė bjeshkėve tė Rugovės dhe mbar Kosovės do tiu kthejmė lulėzimin.
Ardhja e ish Presidentit Bill Klinton nė Kosovė me Rugovėn shėnon kurorėzimet e njė triumfi.
Kosova Republikė, dhe zoti e bekoftė Kosovėn, fjalėt e tij nė refren, qė dėshmon qėndresėn e prijėsit tė rralle, qė sot e dėshmojnė ngushtimet, letrat dhe analizat nė mbare shtypin botėror.
Nga ky moment i Bill Klintonit nė Kosovė, vuajtjet kosovare as ju Kosova, dhe bota mbare sdo ti harrojė, por mė mire ėshtė tė ndėrtojmė Kosovėn dhe tė ardhmen e saj :
" Tė terrish njė lot kėrkon mė shumė trimėri se tė dredhish njė det me gjak" u arrit fjala e urtė e tė ndjeri Sami Frashrit, pėr Kosovė.
Pra figura e presidentit Dr. Ibrahim Rugovės , punėt dhe veprat e tij do ta radhisin nė mitin e figurave mė tė ndritura tė popullit Shqiptar si njeri, i treti sipas radhės :
1. Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, prijėsi jonė legjendar
2. Gonxhe Bojaxhiu - Nene Tereza e jone e Madhe,
3. Ibrahim Rugova - Mit i Kosovės Republike, si njeri i qėndresės,i dashurisė ndaj te gjithėve, tė botės se qytetėruar mbare.
Lavdi figurės, tė Dr. Ibrahim Rugovės, qė shpirti i tij tė pushojė nė qetėsi.
Lirim Jegeni
anėtar i L..Sh. nė Botė
Dibėr 26. 01.2006 ora 11,52 minuta
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|