Me nderime tė larta ushtarake u varros kryetari Ibrahim Rugova

Prishtinė, 26 janar 2006 (Kosovapress) Time: 15 : 02
Me nderime tė larta ushtarake dhe rite kombėtare, por jo edhe fetare, tė enjten nė varrezat e dėshmorėve nė Prishtinė, nė prani tė dhjetėra- mijėra qytetarėve nga e gjithė Kosova, u varros kryetari i Kosovės Ibrahim Rugova, i cili ndėrroi jetė tė shtunėn e kaluar nė moshėn 61-vjeēare pas njė sėmundje tė rėndė. Fillimisht kortezhi me arkivolin me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova ėshtė bartur nga salla 1 Tetori nė shoqėri tė togut tė nderit tė TMK-sė pėr tu vendosur nė varrin e bardhė. Anėtarėt e kėtij togu nė shenjė nderimi ka shtėnė tri herė nė ajėr. Mė pastaj nėn muzikėn funerale ata kanė vendosur arkivolin me trupin e pajetė tė kryetarit Rugova nė varrin e bardhė. Tė gjitha delegacionet pjesėmarrėse nė ceremoninė e varrimit, vendore dhe ndėrkombėtare, pėr herė tė fundit kanė bėrė nderim duke vendosur kurora me lule.