Tema: BigBaci
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 20:52   #174
BigBaci
 
Anėtarėsuar: 24-07-05
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 98
BigBaci e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ahhhhh, miqt e mije te nderuar, motra dhe vllezer: Urata, Gentiani,Barabaroza, Zana_ch, Gjebraili, Freskia...dhe shume te tjere eshte pak sa ngushlluese pas pjesemarrjes ne varrimin e Presidentit tone te Madh, Dr Ibrahim Rugova, kur njeriu ndihet se nuk eshte i vetmuar ne kete bote, por eshte i rrethuar me miq dhe dashamire siq jeni ju te nderuar, perndryshe, zemra dot pelcite ne ato qaste kur dheu i zi mbulonte nje kolos, nje strateg, nje njeri te urte dhe humanist, nje njeri me kulture dhe edukate...ku ne ato momente, edhe pse mundohesha te behem i forte, sikur nuk ia delja dot te permbahem, por kur shifja se sa burra te medhenje leshonin lot rreke, atehere edhe une nuk ndihesha aq i lig, por ne asnje menyre nuk deshiroja te pranoja lamtumiren e fundit me ate njeri, sepse kishna ndjenjen se nuk po mbetet askush pas tij ne kete bote?

Pra, vllezer e motra, e shof se kemi aresye te vazhdojme jeten, sepse AI kolos na obligoi dhe na trasoi rrugen, te cilen neve duhet pa tjeter ta vazhdojme, sepse mbresedhenese ishin takimet dhe perqafimet qe pata me njerez nga pothuajse te gjitha kontinentet, e me se shumti pata rastin te takohem me njerez nga Amerika e larget, te cilet na jepshin aq shume gajret, aq shume kurajo, sa qe per nje qast edhe "harronim" se kishim mort, dite zie, por me shprese se dot vine dite te mira per neve, sepse per nje te ardhme te tille, u angazhua tere jeten edhe Presidenti yne i Madh, Dr Ibrahim Rugova, ndjese paste shpirti i Tij!!!!!!

Ishalla herave tjera takohemi per te mire miqt e mij te nderuar, e per neser kysmet, ju kam premtuar nga nje kafe ngushllimi te nderuarve Axha, Gjebraili, Xuki, e ndoshta dot del edhe ndoj tjeter?

Edhe nje here, u takofshim per te mire,

BigBaci
BigBaci Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė