Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 21:36   #24
Petrit Kola
 
Anėtarėsuar: 22-01-06
Vendndodhja: Tirane
Postime: 11
Petrit Kola e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Petrit Kola
Gabim Krijuesi une nuk dua t'ja di fare per Berishen, Nanon, Godon

Po te shohesh gjerat nga ky pozicion nuk ka shkak per hare, gezim, festim...

Hidhi njė sy dhe ketije kėndvėshtrimi. S'ka gjė se munde te jetė pėrsėritje:-
Nga Sami Gjoka

Meqenėse shumica jonė nuk di tė shohė veē bardh e zi, mė duhet tė korrigjoj veten, pėr tė qenė mė i kuptueshėm pėr buzuqet e preme (prerė) apo (prengbuzukėt) rreth shkrimit tė mėparshėm nė lidhje me ditėn e ēlirimit dhe gjakun e partizanėve. Fillimisht, gjakun e derdhur "pėr liri", kjo mvaret se nga ē‘prizėm i shohim gjėrat - pėr mua ishte gjak i derdhur pėr sllavėt - nuk mund ta pėrgojojė askush, as inati im rreth shkrimit gjoja pėr 29 nėntorin nė "Koha Jonė" - por qė nė fakt ishte njė vjellje vreri kundra Berishės, mė shumė se sa dhimbje me ēka ndodh rreth ndėrrimit tė "ditėēlirimit" apo "ditėrobėrimit" tonė. Nė radhė tė parė mė duhet tė sqaroj se pėrtej pėrse-ve e se-si-ve, pėrkujtoj me respekt ata qė humbėn jetėn, me besimin e verbėt se po luftonin pėr njė Shqipėri mė tė mirė. Kėshtu thėnė e bėrė mė duhet tė sqaroj se ruaj adhurim tė sinqertė pėr ata qė u vranė pėr tė mirėn e vatanit tė tyre siē mė duhet tė sqaroj se kam neveri pėr ish partizanėt e pas luftės, qė vranė mizorisht pjesėtarėt e popullit tė vet pėr hirė tė njė diktaturė dhe besimi ireal se zhdukja e pronės private ėshtė themel i begatisė.

Tani pasi u dola borxhit buzuqeve, qė kur kanė pushtetin, tė shkelin me kėmbė e, kur bien nga fiku, qajnė e shajnė fshehtazi pas ferrave, mė duhet tė thėrras edhe njėherė me tė madhe se ata qė u vranė, nuk janė njėlloj me ata qė vranė pėr 50 vjet nė pushtet. Pėrsa i pėrket ēlirimit, unė kurrė nuk kam debatuar ditėn e ēlirimit dhe as nuk mė ka interesuar cila ėshtė kjo ditė. Sepse ne jemi pushtuar disa herė e nuk jemi ēliruar kurrnjėherė nga forca e armėve tona. Ata qė na patėn shkelur janė tėrhqur nga trojat tona kur kapitullonin nga tė tjerėt. Di qė kam mėsuar pėr dy qėndresa heroike tė kombit atė tė kohės sė Skėnderbeut dhe atė tė luftės sė Shkodrės. Nėse ka qėndresa tė tjera mė tė rėndėsishme, jemi tė gatshėm t'i mėsojmė.

Po nė tė njėjtėn kohė pohoj se nuk kam mėsuar rrėnimin e kombit tonė nga pushtuesit nazist. Kurrė, as lakenjtė e Enverit nuk na rrėfyen nė librat e tyre se cilat qenė humbjet tona kombėtare nga ky pushtues pėrveēse fjalėve bombastike- thundra e okupatorit- shkeli Shqipėrinė.

Vetėm pėr faktin se nė trojet tona ishin kombėsi ushtarake tė huaja, nuk mė jep ndonjė kėnaqėsi qė ata u shporrėn nga armėt tona apo ikėn nga zjarri i tė tjerėve. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė sipas kėsaj llogjike tė sėmurė, pjesa tjetėr e shqiptarėve (kosovarėt) na u dashka tė festojnė si ditėn e ēlirimit - jo thjesht ditėn e dėbimit tė serbėve nga Kosova, por ditėn kur forcat e Natos tė largojnė nga Kosova, se janė ēizmet e ushtrive jo shqiptare. Pėr ata qė kanė llogjikė dhe jo kafka bosh si boshllėk buzuku, Shqipėria nuk zuri fill me lindjen e Partisė Komuniste, por ka qenė atje pėr mijėra shekuj, dhe as nuk u ēlirua pėr herė tė parė kur partizanėt zbritėn nga mali. Pėrderisa kemi patur shumė pushtime u dashka tė konstatojmė se kemi pasur shumė ēlirime, madje ēlirime mė barbare dhe mė shekullore se sa 3-4 vjet nėn Gjermaninė e Hitlerit qė sė paku nė shqiptarėve nuk na pati nė shėnjestėr, pėrkundrazi na bashkoi trojet e marra nga serbėt. Pėrderisa paskemi pasur kaq pushtime e ēlirime pėrse paska rėndėsi dita e ēlirimit, dita e 29 nėntorit? Arsyeja e kėsaj zgjedhjeje sipas orekseve politike tė disave ėshtė se 29 Nėntori shėnon jo thjesht ēlirimin e Shqipėrisė nga Gjermania - gėzim ky pėr tė gjithė ne qė duam tė jemi zotėr tė vatrės sonė pa zjarre, por ēka ėshtė mė e rėndėsishme, shėnon rindarjen nga trungu kombėtar, edhe njėherė, i Kosovės - disfatė kombėtare kjo qė duhet tė na bėjė tė dridhet edhe tė sapolindurin nė djep dhe tė saprenit nė varr. Dita e 29 nėntorit nuk ėshtė dita e vetme, qė hordhitė e armatave tė huaja iknin nga Shqipėria, por ėshtė dita e vetme qė shėnoi ardhjen nė pushtet tė njė grupi kusarėsh qė shiteshin sa tek Tito, tek Dimitrovi e Mao. Dita e 29 nėntorit nuk ėshtė dita e ēlirimit, por dita e dėrgimit tė mijėra shqiptarėve nga klika e Hoxhės pėr ēlirimin e Jugosllavisė (pėrfshirė edhe gjyshin tim kėtu, ju qaramanė qė kujtoni se shkruaj si pjellė e ca ballistėve, qė vuajtėn nga Enveri – s’kanė qenė vetėm etėrit tuaj qė u gėnjyen apo u detyruan tė luftonin pėr sllavėt!) E sa pėr ju qypat e llagapit Hoxha, qė u ankokenit nga shkrimi im dhe ju buzuqet e prera qė qani pas gardhit me fjalė fyese, kujtoni ose mėsoni se pėr sllavėt, shqiptarėt e mashtruar nga idiotėt e kuq, nuk luftuan vetėm kur ngjiteshin maleve tė Shqipėrisė, por kur morėn rrugėt e pėrndjekjes sė nazistėve nga tokat e serbomalazezėve. Ish-etėrit e juaj komunistė, pa pikėn e turpit i vunė shqiptarėt e rrėnuar maleve nė tė ftohtė (trutharėt tanė heroikė) tė viheshin nė ēdo betejė nė vijėn e parė tė sulmit nėn komandėn e Titos, ndėrsa partizanėt sllavė qėndronin betejė pėr betejė nė praparojė. Ne shkruam historinė e hidhėt e tė parrėfyer tė tė qenit lolo e tė vetėsakrifikimit pėr tė tjerėt e ku lavdia prapė u mbeti sllavėve. Ne ishim ata qė po u pajtuam me poshtėristė e komunistėve dhe festuam ardhjen e tyre nė pushtet, gjoja festojmė ditėn e ēlirimit, korrėm tradhtisht batalionet me shqiptarė tė Kosovės pėr tė kėnaqur bosėt e Hoxhėve e Peēėve, nė Beograd.
__________________
Une jam e verteta
[url]http://vertet.blogspot.com[/url]
Petrit Kola Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė