Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-06, 11:46   #53
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Berisha shmang Mustafajn gjatė takimeve me kosovarėt


A.R

TIRANĖ-Deklarata e pėrsėritur e ministrit tė Jashtėm, Besnik Mustafaj, pėr pavarėsi tė kushtėzuar tė Kosovės, duket se ka marrė kundėrpėrgjigjen e parė politike tė drejtpėrdrejtė nga klasa politike e Kosovės. E kjo ėshtė parė qartė dhe haptazi gjatė pjesėmarrjes sė delegacionit shqiptar nė ceremoninė e varrimit tė presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova. Edhe pse ka qenė i katėrti nė delegacion pėr nga rėndėsia, ministri Mustafaj, gjatė homazheve tė zhvilluara dje para trupit tė pajetė tė presidentit Rugova, ėshtė shfaqur aty i shoqėruar nga shefi i kabinetit, Llesh Kola dhe jo me pjesėn kryesore tė delegacionit. Por pėrveē kėtij fakti qė ndoshta mund tė mos kishte shumė rėndėsi nė njė ngjarje tė tillė, ajo qė e pėrforcon mė tepėr qėndrimin e mbajtur ndaj Mustafajt nga pala kosovare, lidhet me faktin se kryeministri Sali Berisha e ka shmangur shefin e diplomacisė nga tė gjitha takimet e kortezisė qė ka zhvilluar me faktorin politik ndėrkombėtar dhe atė kosovar gjatė qėndrimit nė Prishtinė. Kėtė e kanė konfirmuar burime tė afėrta pranė delegacionit shqiptar, por edhe pjesėmarrės tė tjerė nė ceremonisė mortore tė kreut tė parė tė shtetit kosovar, tė cilėt e kanė parė Berishėn qė tė takohet vetėm me zyrtarė tė ndryshėm tė nivelit tė lartė, pjesėmarrės nė ceremoni. Por disa nga krerėt e partive politike nė Kosovė apo edhe figura tė tjera, kanė shmangur nė mėnyrė tė hapur ēdo kontakt me ministrin Besnik Mustafajn. Ndėrkohė, qėndrimi i mbajtur nga ministri shqiptar, Mustafaj, deklaruar vetėm pak ditė pasi kishte marrė detyrėn, se Kosova duhet tė fitonte pavarėsi tė kushtėzuar, pas zhvillimit tė bisedimeve pėr statusin final. Kjo deklaratė e tij e pėrsėritur edhe nė disa takime zyrtare jashtė Shqipėrisė, shkaktoi mjaft debate si nė Tiranė, ashtu edhe nė Prishtinė.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė