Befasia e fundit e Ibrahim Rugovės
Shkruan: Mero Baze
Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pak para se tė bėnte realitet ėndrrėn e tij pėr pavarėsi, u gabuan. Dita e fundit mbi dhé e Ibrahim Rugovės, u bė nė mėnyrė tė pabesueshme, dita e ėndrrės sė tij pėr pavarėsinė e Kosovės. Nė njė kryeqytet ende tė pashėnuar nė asnjė hartė tė botės si kryeqytet shteti, u ulėn brenda njė dite, 40 burra shteti nga vendet mė tė fuqishme tė botės, pėr tė nderuar kujtimin e Presidentit. Nė asnjė rrethanė tjetėr, nė asnjė vend tjetėr tė botės, nė asnjė shtet tė njohur ndėrkombėtarisht, vdekja e njė presidenti nuk mund tė pėrcillej me njė ceremoni tė tillė. Ceremonia e pėrcjelljes sė Presidentit tė Kosovės, Ibrahim Rugova, jo vetėm qė ėshtė nga mė madhėshtoret nė historinė e Europės, por ėshtė, mbi tė gjitha, njė ceremoni qė mė shumė se sa pėrcolli Ibrahim Rugovėn, pėruroi shtetėsinė e Kosovės. Njė vend i cili aspiron pavarėsi dhe nderohet nė ditėn e ikjes sė presidentit me delegacione tė nivelit tė lartė, qė nga SHBA deri nė vendet skandinave, ėshtė njė vend qė praktikisht ka gėzuar brenda ditės njohjen ndėrkombėtare tė shtetėsisė sė tij.
Ajo qė ndodhi dje nė Kosovė ishte njė njohje e pavarėsisė sė Kosovės, njohja e shtetėsisė dhe vizionit tė Presidentit Ibrahim Rugova pėr njė Kosovė tė pavarur.
Do tė shkruhet gjatė nė ditėt qė vijnė pėr atė ceremoni. Do tė shkruhet dhe pėrshkruhet dinjiteti i shoqėrisė sė Kosovės dhe serioziteti i saj pėr tu sjellė me dinjitet ndaj presidentit tė vet. Do tė pėrshkruhet pėrkushtimi i qytetarėve, tė cilėt nė temperatura dhjetėra gradė nėn zero, qėndruan pėr orė tė tėra pėr tė pėrcjellė simbolin e tyre. Por ata qė e njohin Kosovėn, pak a shumė e prisnin njė reagim tė tillė dinjitoz. Ajo qė pak ishte llogaritur ishte legjitimiteti ndėrkombėtar qė iu dha vizionit tė Presidentit tė Kosovės pėr pavarėsi. Prezenca e personaliteteve mė tė larta tė Europės dhe SHBA-sė, prezenca e thuajse e gjithė ministrave tė Jashtėm tė Europės dhe Bashkimit Europian, prezenca e anėtarit tė Qeverisė amerikane, qė solli mesazhin e Presidentit Bush dhe, mbi tė gjitha, solemniteti me tė cilin ata mbėshtetėn vizionin e Ibrahim Rugovės, ėshtė legjitimimi de facto i pavarėsisė sė Kosovės.
Pėr ēdo qytetar tė botės qė ka parė dje nė ekran atė ceremoni, i ėshtė krijuar ideja se kemi tė bėjmė me njė shtet tė respektuar, me njė shoqėri tė emancipuar, me njė polici dhe forca tė armatosura solemne dhe dinjitoze dhe, mbi tė gjitha, me njė respekt ndėrkombėtar ndaj njė presidenti qė po pėrcillet. Asnjė shtet nė botė nuk ka mė shumė detaje pėr shtetėsinė e tij se Kosova dje.
Tė gjithė ata qė menduan se Ibrahim Rugova iku pa e realizuar ėndrrėn e tij, dje e panė se kishin gabuar. Ai na befasoi dhe ditėn e fundit tė tij mbi tokė. Na dėshmoi se ēfuqi kishte edhe i vdekur, pėr ti dhėnė Kosovės gjithė elementėt e shtetėsisė sė saj.
(Marrė nga gazeta Tema)
|