Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
E ardhmja, qė buzėqesh me portretin e Tij
Shkruan: Sabit Rrustemi
Kosova, qė nga dita e djeshme, figurėn e madhėrishme tė Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e shenjtėroi pėrjetshėm. Ky shenjtėrim ndodhi nė pikė dite dhe para gjithė botės, midis Prishtinės. As nuk ishte sheshi Shėn Pjetėr, as sheshi i Gurit tė Shenjtė nė Mekė. Ishte epiqendra e Kosovės, tempulli ku populli ka lidhur besimin, Kuvendi i Kosovės, prej nga doli Njeriu i Shenjtė i Kohės Moderne, Emblema e demokracisė qė mbylli njė shekull dhe hapi tjetrin, me njė emėr tė vjetėr sa njerėzimi, Ibrahim dhe njė mbiemėr tė moēėm sa bota vetė, Rugovė. Ky Shenjt i Ri, me emrin Ibrahim Rugovė, i besuar dhe i bekuar nga krejt populli, me uratėn e Biblės dhe Kuranit, doli nė Sheshin Skėnderbeu. Kėrkoi leje prej Tij, si atė ditė kur u pėrkul pėr herė tė mbramė para pėrkrenares nė Mauzoleun e Lezhės dhe, u nis drejt bulevardit me emrin e
Nėnės Sonė, Nėnė Terezės.
Mbėshtjellur me flamurin e Dardanisė Antike, Ai edhe pėrmes Arkėmorit ku i
kishte fshehur gjithė dhembjet tona, i jepte mesazhe tė reja botės, pėr rrėnjėt tona tė hershme, pėr qėndrimet tona tė dinjiteshme, pėr krenaritė e dhembshme e tė pandalshme, pėr sfidat e reja nė udhėn qė ka hapur me dekada, i bindur se ky popull si publiku mė i mrekullueshėm i botės, nuk do ta nderonte vetėm duke u lutur dhe duke i hedhur lule pėr flijimin e tij tė fundit (pas njė mal flijimesh tė deritashme), apo vetėm duke i shkuar pas, po, do ta ēmonte dhe mė shumė duke ecur pandalshėm nė vizionin e tij prej misionari, me emrin e Tij dhe Bekimin e tij, edhe mė tutje, drejtė
Ardhmėrisė, asaj tė ardhme qė buzėqesh kudo tashmė me portretin e Tij Kosova shtet Sovran dhe i Pavarur.
Pėrmes njė celebrimi popullor, Ai do tė vazhdojė tutje kah Bregu i Diellit, kah ai Diell i Lashtė i besimit ilir, duke nderuar me prehjen e tij tė pėrkohshme prej Shenjti, Tempullin e Rinisė, atė rini qė e deshi aq shumė, qė e ēmoi dhe, ia besoi vizionin e Tij, duke marrė botėrisht, jo vetėm prej popullit tė Tij, po edhe prej gjithė botės dhe miqėve pėrmes tė cilėve e kish bėrė tė njohur vendin e tij, nderimet, falėnderimet, dhe betimet mė tė reja pėr vazhdimin e rrugės sė trasuar nga Ai. Ai do tė prehej aty pėr pak orė, pėr ta nderuar pėr herė tė mbramė, ashtu i shtrirė dhe i mbėshtjellur me flamurin dardan dhe rrethuar me lulet e kėtij populli, Pranverėn Studentore 81, prej gjirit tė sė cilės u brumos dhe mė pas u shpall Republika e Kosovės, kryetar i sė cilės u zgjodh po nga ky popull.
Mė pastaj, pas gjithė atij pėrkushtimi pikėllues e tė madhėrishėm, Shenjti i Ri i kėtij Shekulli, do tė lėvizė rrugės sė heroit qė bashkoi tokėn e tij tė ndarė, duke shembur ata gurė tė mallkuar kufijsh, Agim Ramadanit, pėr ta nderuar dhe njėherė me praninė e tij tė pėrbotshme me krejt popullin qė i rendte pas, me krejt atė popull qė i shpiente atje nė Majė, nė Rrafshnaltė, atje ku prjenė pėrjetėsisht vetėm tė Shenjtit. Rrafshnalta, atje mu nė Majė, po e priste me bardhėsine e ftohtė tė shtėpisė sė amshueshme. Njė shtėpi e bardhė, shtėpi ku pushojnė vetėm tė shenjtit. Prej asaj Maje dhe pėrmes asaj Shtėpie, njė pikė e bardhė bore e parė prej qielli, Ai do tė lėshohej ngadalshėm thellėsisė sė tokės dardane, asaj thellėsie qė e njihte edhe symbyllur, nė ēdo kohė.
Populli nuk po i thoshte lamtumirėn. As miqtė. As bashkėpunėtorėt. As edhe
gjaku i tij mė i afėrt, Familja.
Populli nuk po ndahej nga Ai dhe nuk po ia thoshte kėtė fjalė, sa e ėmbėl
nganjėherė e, e hidhur pėrherė.
I gjithė ai publik si nė atė rrafshnaltė si nė ēdo cep tė etnisė dhe kėsaj bote tė pėrkohshme, ishte dėshmitar i njė shenjtėrimi tė ri, nė njė mėnyrė krejt tė re, shqiptarēe.
Ishin tė gjithė aty. Edhe ata qė u nisėn rrugės sė tij prej fillimit, edhe ata qė ndėrkohė u ngjeshėn radhėve tė tij, edhe ata qė nė ecje e sipėr, thyen udhė pėr pak, edhe ata qė mėtuan udhė tė tjera
ishin aty, edhe ata qė nga larg e admiruar, edhe ata qė e pėrkrahėn e miq iu bėnė
aty ishin. Dhe, mbetėn tė mrekulluar prej dhembjes sė dinjitetshme tė kėtij populli, prej dhembjes rrezatuese tė njė Shenjti qė doli nga gjiri i tij.
Kosova nga dita e 26 janarit 2006 ėshtė Kosova e Ibrahim Rugovės. Edhe Rugova ėshtė njėkohėsisht Ibrahim Rugova. Apo nuk e tha kėshtu, njė Motėr Jona, Faqja e pėrlotur e saj qė shetiti botėn pėrmes ekranit. Epo, Shenjti, tash vetėm lakmohet, admirohet. Shenjti nuk preket. Vetėm shijohet e pėrjetėsohet fjala e tij, vepra e tij.
Shenjtėrishtė Shenjt, nuk mund tė bėjė jetėn e tė gjallėve. Tė gjallėt vetėm mund tė luten pėr Shenjtin e Vet.
Shenjtėt i fitojnė vetėm popujt martir. Sepse dikush duhet tua ndriēojė rrugėn. Dikush duhet tu bėj dritė. Dhe, nė dhėnien e kėsaj drite pėr popullin e vet, dikush duhet tė digjet, si qiriri. Duke u djegur pėr dritė, fjalėve mė lehtė iu besohet, profecive. A sishte martire Kosova? A se nxorri nga dhembja e saj e pėrgjakshme birin e saj qė tashmė iu shėndrrua nė Shenjt. E po kush nuk i beson kėtij shenjtėrimi, ai nuk ėshtė i besuari i kėtij populli, kurrė. Ai ėshtė i mallkuari i tij. Populli ish ai qė e zgjodhi. Populli ish ai qė e ngriti nė piedestal. Populli ish ai qė e barti deri nė rrafshnaltė.
Populli ish ai qė e pėrjetėsoi nė shenjt tė ri. Urime populli im. Shenjėtorhu pėrjetėsisht me birin tėnd, me Shenjtin tėnd. Ai tė nderoi edhe me shkuarjen nė amshim. Tash, pėrkulu para tij dhe ec rrugės sė tij si popull i qėndrueshėm, si popull i pavdekshėm.
Tė lumtė!
Gjilan, 27 kallnor 2006
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|