Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-06, 20:50   #261
Murgesha
Administratorėt
 
Avatari i Murgesha
 
Anėtarėsuar: 24-10-03
Vendndodhja: Diku nėpėr botė....
Postime: 40,346
Murgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėmMurgesha i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Varrosja e iluzioneve




27 janar 2007 /TN

Virion Graēi

Megjithėse e vjetėr bota ku jetojmė, pėrsėri ne vazhdojmė ta ēudisim, ta befasojmė, madje dhe nė ditė solemne, edhe nė ditė zie mbarėkombėtare.

Ēudia vjen nga njė pjesė e atyre qė prezantohen dėshpėrimisht si ēlirimtarė tė Kosovės. Kėto trupa tė Gardės Kombėtare refuzojnė tė kryejnė, qoftė dhe formalisht, detyrėn e tyre prej ushtarakėsh-roje nderi nė njė ceremoni shtetėrore. Argumenti ėshtė sa banal aq dhe primitiv - kanė inat ish-presidentin.

E para ēėshtje qė mund tė nėnvizohet lidhet me personat e anatemuar nga ish-presidenti: E dimė, qysh nė kohėn e deklaratave se me “pjella tė UDB-sė”, dr.Rugova ka shenjuar atė pjesė tė guerileve shqiptare qė me veprimet e saj ju jepte argumente antikosovare makinerisė gjenocidiste serbe dhe aleatėve tė tyre tė shumtė nė botė.

Nėse kėta ushtarakė karriere qė shėrbejnė sot nė strukturat mbrojtėse tė Kosovės e identifikojnė veten me personat e etiketuar si “pjella tė UDB-sė”, se ky ėshtė autodemaskim i madh pėr ata, ėshtė ekzagjerim i dhimbshėm dhe fat i keq pėr ne qė shpresojmė diēka mė tė mirė pėr bashkėkombėsit tanė.

E dyta ēėshtje qė del lidhet me detyrimet e ushtarakut. Edhe nė rast lufte tė armatosur, njė ushtarak normal e ka pėr detyrė qė tė respektojė edhe armikun nėse e ka rob, ta ruajė e ta dorėzojė nėse ka tė plagosur - duhet tė kujdeset pėr atė ushtarin armik -derisa organe pėrgjegjėse tė gjykojnė pėr tė.

Edhe i vrarė, ushtari armik respektohet, nuk luan kush me kufomėn e tij, nuk pėrēudnohet, nuk nxirret nga varri etj...etj... Kurse ushtarakėt shqiptarė tė Kosovės, nė kohė paqeje, thyejnė urdhrin ushtarak, nuk pėrmbushin detyrimet e tyre profesionale nė njė ceremoni zyrtare ku merr pjesė gjithė populli shqiptar, e krahas tij, si kurrė ndonjėherė tjetėr nė historinė tonė - ndodhet pėr tė na ngushėlluar elita politike evropiane e botėrore.

E treta ēėshtje lidhet me personin qė ata refuzojnė. Ėshtė e tepėrt tė vlerėsojmė pėr kėtė rast portretin e dr. Rugovės. Po qėndrojmė te njė fakt, qė as vetė pseudoēlirimtarėt kosovarė nuk e fshehin dot, tė paktėn 60 pėr qind e kosovarėve e duan dhe e kanė votuar rregullisht presidentin Rugova.

Kėshtu, asnjė president nė botė nuk ėshtė kaq i votuar sa ishte ai, por ėshtė ndėrkaq i respektuar nga ēdo hallkė e shtetit. Njė qytetar amerikan bėhet president kur e votojnė vetėm 51 pėr qind e atyre qė shkojnė nė votime, po ashtu njė francez, njė grek, njė italian, megjithatė, detyrimet ndaj tij dhe figurės sė tij i pėrkasin jo vetėm asaj shoqėrie me tė gjithė strukturėn dhe superstrukturėn e saj, por tė gjithė brezat pasardhės kanė detyrime ndaj presidentėve e ish-presidentėve. Kėshtu ndodh nė botėn e qytetėruar.

E katėrta ēėshtje ka tė bėjė me zgjidhjen e plotė tė statusit tė Kosovės.

Imazhi shembullor qė krijoi populli shqiptar, andej e kėndej kufirit me nderimet e qytetėruara e njerėzore kushtuar dr. Rugovės, hidhet pėrtokė botėrisht nga Garda Kombėtare dhe nga njė lider politik. Ky lider, i madh pėr nga ambiciet, shkon gjer te trupi pa jetė i presidentit, pėrulet para tij, bėn thirrje televizive pėr unitet e durim dhe nė zyrat e tij demonstrativisht nuk i vendos shenjat e zisė, madje, patetiken e orėve tė para e zėvendėson me “keqardhje pėr presidentin e vdekur”.

Sidoqoftė, shėrbimin mė tė keq ēėshtjes sė pavarėsisė ja kanė bėrė ushtarakėt shqiptarė tė Kosovės. Me tė drejtė ndėrkombėtarėt dhe serbėt mund tė pyesin, kėta qė nuk respektojnė, qoftė dhe formalisht presidentin e tyre, vallė kėta do t’i mbrojnė pakicat etnike, kėta do t’i mbrojnė tė drejtat e njeriut, kėta do garantojnė kthimin normal tė tė shpėrngulurve nga lufta, kėta do tė jenė garantuesit e rendit publik dhe aleatėt strategjikė tė perėndimit nė Kosovė?

Druhem se me Rugovėn vėllezėrit tanė matanė kufirit do tė varrosin edhe shumė iluzione. Qofsha i gabuar!
__________________
Mė duaj ose mė urrej, sepse qė tė dyja janė nė favorin tim. Nėse mė do, do jem gjithnjė nė zemren tėnde, nėse mė urren do jem gjithmonė nė mendjen tėnde!
Murgesha Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė