I PAVDEKSHMI RUGOVA
--------------------------------------------------------------------------------
27 janar 2006 /TN
Hajro HAJRA (Arizonė, ShBA)
Deri dje shqiptarėt kishin njė Skėnderbe, bėmat e tė cilit krahasohen me veprat heroike legjendare tė heronjve antikė. Ndonėse Selia e Shenjtė se ka shpallur ndonjėherė tė shenjtė kėtė mburojė tė Evropės, tė asaj pjese nga lind Dielli, shqiptarėt prej kohėsh e konsiderojnė shenjt tė tyre.
Shqiptarėt kishin njė Nėnė Tereze, humanisten me trup tė vogėl e me shpirt vigan, e cila nesėr do tė shpallet e shenjtė, sepse e shenjtė ishte vepra qė bėri gjatė gjithė jetės sė saj.
Sot, veē Skėnderbeut e Nėnės Tereze, shqiptarėt kanė dhe Ibrahim Rugovėn, legjendėn e pavdekshme tė Dardanisė, tė Dėrguarin e Zotit, siē e quajti njė gazetar. Pėr afro dy dhjetėvjetėsha ky parathėnės i sė ardhmes nuk i reshti pėrpjekjet titanike qė ėndrra shekullore e shqiptarėve tė Dardanisė tė bėhet realitet...
Tė tillė janė tė dėrguarit e Zotit: vijnė nė kėtė botė tė heshtur, bėjnė njė vepėr tė madhe nė heshtje dhe po nė heshtje ikin nga kjo botė...
Nė katedralen qė do tė ngrihet nė Dardani me bekimin e Profetit Rugova, do tė duhej tė preheshin trupi i Nėnės Tereze dhe trupi i Ibrahim Rugovės. Ajo Katedrale nuk do tė jetė katedrale e krishterė, por do tė jetė Katedrale Shqiptare. Aty do tė bėjnė pelegrinazh jo vetėm shqiptarėt e tė tri besimeve, por edhe njerėz nga mbarė bota.