Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
|
NUK PAGUHET T“IA FILLOJMĖ LUFTĖS
Nė shtojcėn e sė shtunave nga e pėrditshmja DELO e Lubjanės lidhur me vdekjen e Rugovės shkruan Ervin Hladnik Milharēiq, (gazetar i Dellos sė Lubjanės dhe ish gazetar i Mlladinės sė famshme sllovene)
--------------------------------------------------------------------------------
29 janar 2006 /TN
IBRAHIM RUGOVA
1944 2006
»Nuk do ta marrė pėr sipėr pėrgjegjėsinė pėr dy milionė njerėz, pėr tė cilėt do mė vrajė ndėrgjegjja. Jo, nuk dua« i patė thėnė Blerim Shalės dhe Veton Surrojit, tė cilėt bėnin presion mbi tė, qė ti thėrret Shqiptarėt nė kryengritje nacionale.
Nė janar tė viti 1990 Ibrahim Rugova ishte ulur nė banesėn e tij prej pesėdhjetė metrash katrore nė Prishtinė. »Nuk do ta marrė pėr sipėr pėrgjegjėsinė pėr dy milionė njerėz, pėr tė cilėt do mė vrajė ndėrgjegjja.
Jo, nuk dua« i patė thėnė Blerim Shalės dhe Veton Surrojit, tė cilėt bėnin presion mbi tė, qė ti thėrret Shqiptarėt nė kryengritje nacionale.
Disa muaj mė parė kishin themeluar bashkė Lidhjen Demokratike tė Kosovės dhe krahinėn e kishin futur nė rrugėn e demokracisė pluraliste drejtė shtetit tė pavarur.
Rugova, nga njė kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės derdhet nė kryetar partiak.
Midis ndėrtesave gri nga ēimentoja, nga tė cilėt dhembnin sytė, dhe milicisė popullore jugosllave e cila krahinėn e shihte si njė arenė tė krimit, ideja e sapolindur dukej bizare (e ēuditshme).
Politikisht jorealiste. Dhe nga terminologjia i fundit tė viteve tė tetėdhjeta madje edhe e rrezikshme pėr shoqėrinė.
Nė ato ēaste Rugova kishte rastin qė tė bėhej njė politikan modern i Ballkanit dhe tė fillonte luftėn. Nė vend tė kėsaj ai zgjodhi qė nė njė copė tė vogėl toke, e cila nuk do tė guxonte tė jetė e rėndėsishme, tė bėhet politikan i madh.
Disa ditė mė parė nė rrugėt e Prishtinės kishin dalė dyqind mijė demonstrues dhe kėrkonin Republikė. Sikur tė kėrkonte qė nė demonstratat e ardhme tė vinin tė gjithė, nė Prishtinė do vinin dy milion njerėz.
Arsyet pėr kryengritje ishin tė shumta.
Kosova e kishte humbur autonominė, qė e kishte si krahinė e Jugosllavisė socialiste. Nė shėnjestėr ishte vėnė sistemi i shkollimit nė gjuhėn shqipe, i cili nė vitet qė po vijonin ishte reduktuar vetėm se nė shkollimin fillor dhe institucionet nacionale po zhdukeshin njėra pas tjetrės.
Nė vend tė kėtyre nėpėr rrugėt e Kosovės po dilnin tanket e Armatės popullore Jugosllave. Shqiptarėt tė cilėt nė vitet e shtatėdhjeta dhe tė tetėdhjeta po shihnin para vetes sė tyre mundėsinė e njė zhvillimi nė popull shtet-formues, e vėrejtėn rrugėn e cila sėrish po i shpjete nė njė ruralizėm tė qytetarėve tė dorės tė dytė.
Rugovės i ndanė statusin e udhėheqėsit nacional dhe nga ai po kėrkonin qė nga skllavėria t“i shpjete diku tjetėr.
Ishte njė kandidat jo i rėndomtė pėr njė rol kėsisoj. Nė politikė kishte ardhur nga letėrsia. Besonte nė fuqinė e fjalės. Ishte i bindur, se fjala e arsyes do ta mundi nacionalizmin e ēmendur. Nė vitin 1989 Sllobodan Millosheviqi nė Gazimestan iuu kishte folur dy milion Serbėve.
Rugova nė kėtė kohė po bisedonte me njė gazetare tė revistės Der Spiegel. Ai thoshte se nė Kosovė do vij deri tek njė luftė e llahtarshme, nėse pėrendemi nuk do tė intervenojė. Por ishte vėshtirė ti besohej.
Nė te po shihnin vetėm se njė ekzistencialist me shallin e tij karakteristik dhe cigare, i cili fliste me forcėn e fjalės.
Kur e kishte themeluar partinė nuk e dinte mirėfilli se kujt do ti shėrbente ajo. Nuk po besonte se partia duhet tė veproi si forcė politike, dhe jo si njė institucion i cili vetėm se artikulon fjalėt.
Nė fillim tė karrierės sė tij politika ishte vetėm se diēka, lidhur me tė cilėn flitet. Ishte njė diletant i menēur. Tė bėnte pėrshtypjen se nuk e kuptonte se pikėrisht mbi supet e tija kishte rėnė pėrgjegjėsia pėr ta ndryshuar botėn dhe jo qė vetėm se tė flitej pėr te.
Nė ēastin kur nga ai prisnin vetėm se qė tė gjejė fjalėn e pėrshtatshme pėr kryengritje, sė pari heshtej. Dhe pastaj ftoj Shqiptarėt qė tė heqin dorė nga demonstratat, pėrkundėr faktit se demonstratat ishin mėnyra e vetme qė nė Kosovė tė ndodhin ndryshimet.
Mirėpo, demonstratat masive, tė tėrė popullit, do tė thoshte se mbi trupat e popullit do tė vozisnin tanket dhe se do tė fillonte lufta.
Njerėzve, tė cilėt e shikonin me ēudi dhe me njė zhgėnjim tė madh ia tėrhiqnin vėrejtjen, se mbase ėshtė ky shansi i fundit pėr njė kryengritje tė cilėn do ta shihte ndokush, ju thoshte se: pėrpos konfliktit tė hapur ka edhe rrugė tė tjera dhe se nuk paguhet tė futemi nė luftė.
Nė njė tubim me pleqnarė tė fiseve tė ndryshme tė Kosovės po shpjegonte se kryengritja do tė thoshte njė anihilacion i tė gjitha ambicieve nacionale dhe se nė vend tė saj duhet tė pėrgatitemi nė njė periudhė tė gjatė tė rezistencės sė qetė. Njerėzit, tė cilėt ishin tė mėsuar tė komandojnė, dhe jo tė dėgjojnė, e dėgjuan. Ne jemi tė vjetėr dhe mendojmė me tė vjetėn i kishin thėnė nė fund. Ti je njeri i ri dhe ti na udhėheq.
I udhėhoqi nėpėr rrugėn e cila dukej rrugė e katastrofave. Represioni po rritej pėr njė dhjetėvjetėsh tė tėrė. U zhdukėn tė drejtat dhe dukej se Shqiptarėt e kishin humbur edhe aftėsinė e tė folurit. Ngritėn botėn e tyre paralele tė institucioneve nacionale qė po i gjasonte shumė aparteidit.
Midis ēasteve mė tė tmerrshme Rugova fliste, se nga ky vend do tė lind njė shtet i ri dhe i pavarur. Fliste me bindjen e njė njeriu, i cili i din punėt e veta. Edhe pse jo rrallė dukej se ai mbase ishte i vetmi njeri i cili besonte nė kėtė ēėshtje.
Me njė shkathtėsi tė politikanit tė kalibrit shumė mė tė madh se vet ia kishte kurdisur kurthin Sllobodan Millosheviqit. Kur ishte pėrcaktuar se nuk do ta fillonte masakrėn masive, por po pėrsiatej si pacifist tė cilin dhuna e bėn tė vjell. Fjalimet e tija lidhur me tė drejtat e njeriut nuk na qenė njė retorikė mondane. Barabarėsia dhe solidariteti ishin vlera, tė cilat i respektonte me njė seriozitet skajor.
Njėkohėsisht i bėnte edhe llogaritė e politikanit i cili kishte arritur deri te konkluzioni se pavarėsinė e Kosovės mund ta garantojnė vetėm se Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kosova ishte njė vend zotit pas shpinės dhe jo aq atraktiv pėr botėn.
Rugova kishte bėrė llogarinė se ky vend mund tė bėhet qendėr e interesit pasi qė pėr shkak tė lojės bizare tė rastėsive kėtu kryqėzoheshin interesa fatale. Shkatėrrimi i dhunshėm i Jugosllavisė ishte nė harmoni me frustracionet e Bashkimit Evropian i cili luftėn nė kontinentin e vet dinte vetėm se ta vėzhgonte.
Pėr krye Kosovės pėrshkonin frikat nga pėrhapja e fundamentalizmit islam dhe shpresat e Turqisė pėr njė identitet evropian. Stabilizimi i lindjes dhe ēėshtja e zhvillimit tė shpejtė demokratik tė shoqėrive tė prapambetura kėtu po theksoheshin nė mėnyrėn mė agresive. George Bush plaku pėr Krishtlindje tė vitit 1992, pasi qė i kishte humbur zgjedhjet kishte thėnė, se ky ėshtė territor amerikan.
Serbėve dhe Shqiptarėve ua kishte tėrhequr vėrejtjen se konflikti eventual do tė kishte pasoja tė rėnda.
Shqiptarėt i porositi se SHBA-tė nuk do tė bėnin asgjė, nėse ata do ta fillonin luftėn. Serbėve ju kishte thėnė se do ti sulmonte, nėse ata e fillojnė luftėn.
Nuk ishte krejt e qartė, nėse mendonte seriozisht dhe se a kanė ndonjė peshė fjalėt e kryetarit i cili sapo kishte humbur zgjedhjet. Mirėpo Rugova e kishte marrė me seriozitet dhe po i qetėsonte kryengritėsit pėr plotė tetė vjet rresht.
Luftėn e filloj Millosheviqi dhe e humbi krahinėn, e cila tanimė ishte e tija.
Rugova vdiq nė ēastin kur po duhej tė fillonin bisedimet se ēfarė shteti do jetė Kosova e pavarur.
Zgjati mė se pesėmbėdhjetė vite por megjithatė nė fund e fitoj lojėn. Pas veti la sė paku njė argument, se nuk ka leverdi tė fillosh luftėn. Nuk ėshtė keq pėr letrarin, i cili nė politikė hyri vetėm se pėrkohėsisht, pėr derisa tė mos paraqitet kush, i cili merret vesh nė kėto punė.
Shqipėroi:
Abedin Maliqi
Lubjanė 28.01.2006
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
|