Shpirt shyptari
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
|
Kabil Bushati
Besi Bekteshi
Replike e detyruar me gazeten New York Tajms
Po, shqiptarėt janė shqiptarė.
Tashma, nė momentet e qarta dhe tė rėndėsishme, kur pavarėsia e Kosovės dhe qėnėsia e njė kombi ka marrė pėrfundimisht vėmėndjen e duhur nga ndėrkombėtarėt, por sidomos nga vėndet perendimore, pėrpjekjet e fundit tė armiqve tė shtetformimit tė Kosovės dhe aspiratės shekullore pėr njė liri tė plotė e tė pranuar nga tė gjithė, shkojnė nė shpalljen e frikės ndaj shumicės me besimin musliman qė ka jo vetėm Kosova, por i gjithė kombi shqiptar.Keta grupacione apo individė tė shitun,po gjejne strehe ne editorialet e New York Tajmsit,jo radhe. Duke marrė shkas nga pėrgjigja qė zonja e respektuar Dio Guardi jep mbi kėto pėrpjekje dhe mbi idenė e qartė tė saj se Shqiptarėt janė shqiptarė nė fillim dhe pastaj vjen feja duhet tė themi se ajo i ka rėnė shenjės plotėsisht.Kushdo nė botė duhet ta dije se pavaresisht nderthurjes konfesionale gjer ne harmoni,shqiptaret ne radhe te pare jane perendimore,jane europiane nder ma te hershmit,jane nder ma te civilizuarit.Mjafton te ju kujtojme zotrinjeve te New York Tajmsit,gazetes ma prestixhioze ne bote,se Shkodra,qyteti ma progresiv shqiptar ka pase Statutet e veta te shkruara qe ne shekullin e XI-te,pra shume perpara se te zbulohej Amerika e 600 vjet para Kodit te Napoleon Banopartit.Shqiptaret ne pergjithesi dhe shkodranet ne veēanti jane populli ma proamerikan ne Europe.Mjafton vetem nji shembull:ne Shkoder,nanat shkodrane i mesojne qe foshnje femijet e tyne qe baben ta therrasin "BUSH",ne kujtim te Bushit Senjor i cili ne presidencen e tij u solli demokracine shqiptareve.Sot ne Shkoder ne ne tane Shqipnine nuk ka shtepi te mos kete fotot e Presidentit Bush e te ish presidentit Clinton.Ne te gjitha qytetet shqiptare,brenda e jasht kufinit shteteror ka rruge,sheshe e klube me emrat Klinton,Bush,Ollbrajt,Bejker,Paull e Rajs etj.Pra shqiptaret jane proamerikan te skajshem si radhe kush ne Europe.E kete nuk munden me e durue serbet,qe vjedhin vrer tash sa shekuj kunder shqiptareve.Gazetaret e Nju York Tajmsit duhet ta dijne se ne shekullin e shtate,kur serbet u dynden ne Ballkan ata gjeten qyteterim dhe jo barbari.Barbarine ata e sollen me vehte.Duhet te dini te nderuar zoterij se ne ate kohe dyndjesh sllave,kur erdhen ne Iliri fiset serbe,lidhen arijte e gomeret neper kollonadat e mermerta te Apollonise e Rozafes.
Pėrpjekjet pėr tė frikėsuar botėn dhe Europėn mbi njė komb musliman terrorist nė qėndėr tė saj, nuk janė veēse njė goditje me bisht tė njė ideje antishqiptare nė cofje e sipėr, jashtė mendimit qytetėrues dhe jashtė ēdo vullneti jo vetėm integrues, por edhe kundėr aspiratės perendimore dhe politike tė pėrbashkėt tė shqiptarėve kudo qė ndodhen. Zonja Dio Guardi sqaron se tė gjithė religjonet te shqiptarėt kanė jetuar nė paqe dhe harmoni dhe pikėrisht kėtu i ka rėnė pikės.Bile shqiptaret kane jetuar ne harmoni dhe bashkjetese edhe me hebrejt,tane bota e di se gjate Luftes se Dyte Boterore,ishin shqiptaret ata qe nuk dorezuen asnji ēifut ne gestapo dhe nuk lejuan te keqtrajtohej apo vritej asnji i tille.E pra Europa,kontinenti yne nuk e bani nji xhest te tille civilizues,ajo Europe qe sot na etiketon si terroriste islam lejoi qe te digjeshin miliona hebrej.Le te ilustrojme edhe nji shembull tjeter ne kohen e Perandorise Osmane,para 220 vitesh kur ne Shkoder sundonte Karamahmud Pashe Bushatlija.Tek ai u ankue nji vlla katolik Shkodret se ne pazarin e Gjakoves e kishin keqtrajtue muslimanet e atjeshem dhe e kishin ēarmatose.Menjihhere Karamahmudi mblodhi ushtrine dhe shkoi ne Gjakove dhe e ndeshkoi ate qytet duke ja djege tane pazarin.e keto gjana zoterijt e New York Tajmsit nuk i dijne,ose i kane dezinformue.
Shumica muslimane te shqiptarėt ėshtė njė shumicė tolerante dhe integruese pa as mė tė voglin dyshim. Cilėn masakėr njeh historia tė shqiptarėve kundėr shqiptarėve me besime tė ndryshme? Kujt kombi, shteti apo etnie me religjon tjetėr shqiptarėt musliman i shkuan pėr tė shfarosur fenė dhe atdhenė? Historia shkruan dhe flet ashpėr pėr politika tė tjera dhe kombe tė tjerė tė cilėt kanė detyruar mijra shqiptarė pa dallim feje tė shpėrngulen nga trojet e tyre, duke i masakruar. Nė shfarosjen pėr besim, ėshtė komb tjetėr ai qė ka lejuar ushtrinė e tij tė vrasė mijra e mijra njerėz tė njė gjaku, por tė besimeve tė ndryshėm nė Bosnje. Pėr kėtė flasin varret masive dhe gjurmėt akoma tė dukshme edhe sot. Masakrat kundra objekteve tė kultit as i kanė filluar muslimat shqiptarė dhe as i kanė vazhduar ato. Pėrkundrazi xhamitė dhe kishat e shqiptarėve, janė djegur, dhunuar nga njė ushtri e cila nuk ėshtė se ka mbrojtur tokėn dhe besimin e saj, por ka shkatėrruar tokėn dhe besimin e tjetrit.
Zonja Dio Guardi e ka drejt kur thotė se shqiptarėt janė perendimorė dhe nė krah tė tij.
Askush nė Ballkan nuk ėshtė mė pro perėndimit dhe me kaq pasion pro NATO-s dhe Bashkimit Europian, me kaq pasion, pro Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Nuk ka komb nė Ballkan edhe tė integruar nė UE apo edhe nė NATO qė tė pyetet mbi qėndrimin e tij pro Amerikės dhe Europės sė Bashkuar dhe tė jetė nė masėn afėr 100% dakort. Ėshtė dhe perėndimi qė tashma i ka mbrojtur ato nga sulmet e makinave vrastare tė Milosheviēit e tė tjerėve mbas tij. E pra ky komb dhe shumica e tij muslimane ēdo gjė e kanė pro perėndimit si aspiratė dhe besim, pikėrisht se Shqiptarėt janė Shqiptarė dhe besimi vjen mbas kėsaj. Shqiptarėt jetojnė si perendimorė, shkruajnė si perendimorė, punojnė si perendimorė, martohen si perendimorė dhe kanė emrat shqiptarė e perendimorė. Ato jetojnė me shumicė nė perėndim dhe askund nuk ėshtė dukur qėnia e tyre terroriste muslimane por vetėm qėnia e tyre tolerante ndaj ēdo besimi kushdo qoftė ai. Shqiptaret jane bij te denje te Skenderbeut e Nane Terezes
Shqiptarėt nuk kanė nevojė ti tremben askėrkujt dhe asnjėherė se janė muslimanė, sepse ky ėshtė besimi i njė shumice tė tyre. Ato kanė gjakun e tyre shqiptar dhe fėmijėt tė cilėt janė shqiptarė ndonse shumė prej tyre me nėnė dhe babė nga besime tė ndryshme. Shqiptarėt flasin njė gjuhė dhe kanė zakonet e tyre tė cilat nuk shajnė as fenė dhe as kombin e tjetrit. Pėr mė tepėr shqiptarėt vdesin pėr atdhe dhe komb dhe pėr asgjė tjetėr dhe kjo i dallon nga shumė kombe tė tjerė tė cilėt kanė vrarė nė emėr tė zotit, i cili nuk urdhėron asnjė pėr tė vrarė.
Si Republika e Shqipėrisė ashtu nesėr Republika e Kosovės e njohur ndėrkombėtarisht me gjithė vėshtirėsitė integruese dhe ekonomike qė kanė, janė njė mbėshtetje e perėndimit me gjithse kanė njė shumicė popullsie me besimin islam. Jo vetėm kaq, por janė akoma mė tė sigurtė nė kėtė rrugė se sa shtete tė tjera tė cilėt nė luftė kundra terrorizmit kanė treguar shenja pėrkulje dhe dobėsie, duke mos qėnė nė krah tė SHBA-sė dhe koalicionit anti terror. Shqiptarėt si musliman, ortodoks dhe katolik janė miq tė perėndimit dhe pėrkrahės sė demokracisė perendimore.
Arti, kultura dhe ndjesia filozofike e shqiptarėve janė njė kalim i mrekullueshėm balkanik drejt perėndimit pa ndryshim kursi dhe pėr kėtė mjafton tė lexosh librat, tė dėgjosh kėngėt dhe tė shohėsh filmat e kėtij populli.
Nė fund edhe politika e politikanėt shqiptarė, megjithse njė shumicė e tyre tė besimit musliman janė dhe falė ndjesisė perendimore tė njė kombi do tė mbeten, pro perendimorė. Shėmbulli mė i madh i kėtij realiteti ėshtė vetė Presidenti i Ndjerė Rugova me besimin e tij tė jashtėzakonshėm nė qytetėrimin perendimor.
Pra asnjė dyshim mbi qėnien e shqiptarėve vetėm shqiptarė dhe as njė dyshim nė qėnien e tyre perendimorė pavarėsisht besimit qė ato kanė.
Nuk mund tė ketė dhe as qė do tė mund tė pėrēajė kush idetė qytetėruese dhe perendimore tė shqiptarėve, duke i ndarė nė religjone duke i dyshuar nė atė qė ato kanė mė tė shėnjtė, atdheun dhe kombin.
Rroftė kombi shqiptar, Rroftė Kosova e Pavarur, Rroftė Shqipnia
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.
Zhan Pol
|