Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-06, 10:50   #82
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

KURRĖ NUK DO TĖ MUND TĖ THUHEN TĖ GJITHA GJĖRAT PĖR LUFTĖN
Intervistė me Saim Tahiraj Pjesa e dytė

Bota sot: Cili ka qenė qėllimi i atij takimi?

Saim Tahiraj:
Pasi u takuam me Zenunin shkuam nė Broliq te Salih Ēekaj dhe Zymer Lulaj. Tė nesermėn u takuam me Rrustem Bruēin dhe Ismet Mehmetin nė bjeshkėn e Belles. Biseduam pėr mundėsinė e veprimit konkret gueril kundėr forcave policore serbe. Pėr kėtė edhe u ndanė detyra konkrete. Rrustemi dhe Ismet Mejmetaj muarėn njė pjesė tė armatimit dhe qėndruan nė Kosovė. Njė pjėse tjeter e armatimit mbati nė shtėpinė time nė Beleg. Unė, Salih Ēekaj, Zymer Lulaj dhe Zenun Idrizi u kthyem nė Shqipėri nėn pėrcjelljen e babait tė Zymer Lulajt, Pajazit Lulaj. Me te u ndamė te Pėrroi i Pleqes. Kemi dalė pėr Zallė tė Rupės, pastaj pėr Stanishtė tė Tropojės nė Bjeshkėt e Junikut. Kemi udhėtuar mė se 12 orė. Kur arritėm nė Tropojė tė Vjetėr na arrestoi policia shqiptare. Na mbajtėn 8 orė. Pastaj ka ardhė Selim Demushi dhe na ka nxjerrė. Pasi na liroi Selimi shkuam nė Tiranė dhe u takuam me shokėt e Llapit. Ata nuk patėn mundėsi tė udhėtojnė me ne dhe shkuan pėr Maqedoni. Tre prej nesh kemi udhėtuar pėr Zvicėr. Salih Ēekaj ka shkuar nė Gjermani dhe i ka raportuar pėr tė gjitha Bujar Bukoshit dhe ka pritur pėr veprimet tjera qė duhej ndėrrmarrė. Shpejt kuptuam se prisnim kot sepse njerėzit e qeverisė, fatkeqėsisht, e pikėrisht vetė Bujar Bukoshi, prej asaj kohe nuk dha kurrėfarė urdhėri. Nuk e di pse!? Megjithatė, ne nuk ndejtėm duarkryq. Biseduam dhe u dakorduam qė pėrsėri tė vazhdojmė kėtė organizim. Falė disa prej shokėve tanė qė na financuan si: Fadil Tolaj, Xhafer Rraci dhe disa shokėve tė Salih Ēekajt nė Gjermani (tė cilėt i njeh Zymer Lulaj) , ne vazhduam punėn qė kishim filluar.

Bota sot: A keni edhe diēka me shkrim pėr tė gjitha kėto gjėra ?

Saim Tahiraj: Po, Bujar Bukoshi nė cilėsinė e kryeministrit i ka tė gjitha shkresat dhe raportimet tona pėr tė gjitha veprimet qė i kemi ndėrmarrė. Ai njė ditė duhet t’i bėj publike. Unė konkretisht po flas se ne kur donim tė ndėrmerrnim ndonjė aksion, e qitnim nė letėr dhe ia dorzonim Qeverisė sė Kosovės, pikrisht Bujar Bukoshit. Ai e shikonte dhe nuk pėrgjigjej. Nė fakt e pėrkrahte por nuk na ndihmonte. Megjithatė, ne vepronim dhe kryenim punėn tonė. Kryenim aksione dhe pėrsėri ktheheshim dhe i raportonim. Isnstitucionet e Republikės sė Kosovės i kemi ditur si diēka tė shenjta. Kemi pasur besim tė madh nė to, sidomos qeverisė pasi ajo vepronte jasht Kosovės dhe nuk kishte frikė nga reperkusionet e policisė serbe. Veē individė tė caktuar nuk i kanė krye detyrat e veta dhe njė ditė ata duhet tė japin llogari pėr kėtė. Shumė gjėra kanė mbetur edhe nė zyren e LDK-sė nė Shtutgart me tė cilat disponon Hafiz Gagica, e pėr kėtė nga grupi jonė ėshtė i autorizuar Zymer Lulaj tė mirret me to dhe t’i bėj publike.

Bota sot:
Si ka shkuar puna nė vazhdim? A mori fund veprimtaria e kėtij grupi nė vitin 1993?

Saim Tahiraj: Jo, jo edhe nė vitin ’94 kemi vazhduar aktivitetin tonė. Blemė armatim [...] dhe e dėrguam nė Tiranė. Por, me sygjerimin dashamirės tė Anton Kolės e leshuam Tiranėn dhe u kthyem mbrapa. Antoni nė atė kohė ishte pėrgjegjės nė Zyrėn e Republikės sė Kosovės nė Tiranė. Nė mes tij dhe Qeverisė sė Republikės sė Kosovės ndodhėn disa mosmarrėveshje. Edhe kėtė vit grupi ka kryer edhe disa aksione nėn komanden e Salihit.
Nė vitin ’96, ne pėrsėri u vetorganizuam me Salih Ēekajn. Ishim Salih Ēekaj, Zenun Idrizi, dhe unė... Ismet Ēekaj ishte nė Tiranė. Edhe Ismet Ēekaj ėshtė anėtar i Grupit tė Salih Ēekajt qė ka vepruar qysh prej vitit ‘91. Shkuam nė Tiranė e morėm Ismetin dhe u nisem drejt Tropojės nė tjetrėn bazė tonėn qė e kishim te Shpend Ēela. Morėm armatimin qė e kishim aty dhe u nisem pėr Kosovė. Kishim dy qėllimet pėr kryerjen e aksioneve. Sulmi mbi stacionin e policisė nė Irzniq dhe sulmi tjetėr frikėsimi i refugjatėve serbė tė ikur nga Kroacia qė ishin vendosur nė kompleksin e ndėrtuar rishtas nė Baballoq dhe Junik. Aksioni i parė pra, pėr frikėsimin e refugjatėve serbė tė Kroacisė dhe viseve tjera qė kishin ardhur nė shtėpitė e refugjatėve nė Junik ishte kryer nė vitin ’94. Siē thash ne u nisem drejt shtėpive tė refugjatėve nė Baballoq. Ky ishte mė tepėr aksion propagandistik. Pėr vrasjen e civilėve te pafajshėm as qė na shkonte mendja. Ndėrsa sulmin mbi stacionin e policisė nė Irzniq ishte diēka tjetėr. Arritėm te Ura e Bajram Hasanėve nė orėn 11: 00 tė natės. E pamė se ishim vonuar me veprimet tona dhe e shtymė aksionin pėr tė nesėrmen mbrėma. Qėllimi ynė ishte qė tė shkonim dhe tė flenim nė ndonjė shtėpi. Por Salihu gjithmonė kėrkonte mendimin e shokėve dhe erdhėm nė perfundim se mė mirė ishte tė flejmė nė ndonjė arė pasi ishte vera sesa t’u nxirrnim telashe njerėzve se pastaj policia serbe mund t’u binte nė gjurmė. Jo ishin te filani apo te filani dhe mund t’i burgosnin njerėzit. Nuk donim tė linim sherre mbrapa nesh. Atė natė shkuam afėr Prokollukut. Posa agoi, nė njė arė, fjetėm tėrė ditėn. Bėnte shumė zheg. Nė mbrėmje unė dhe Ismet Ēeku shkuam drejt stacionit tė policisė nė Irzniq. Salih Ēekaj, Agron Tolaj dhe Zenun Idrizi shkuan nė Baballoq te shtėpiat e refugjatėve. Aty ishin disa shtėpi tė pabanuara. Qėllimi ishte tė minonin ato shtėpi tė pabanuar dhe tė friksohen refugjatėt serbė sepse nė atė kohė kishte filluar kolonizimi i Kosovės. Me kėtė akt ne donim t’u tregonim se populli shqiptar ishte kundėr kėtij kolonizimit tė Kosovės me serbė nga Kroacia dhe Bosnja. Pra qėllimi ishte vetėm frikėsimi dhe kurrsesi vrasja e njerėzve tė pafajshėm siē e pėrmenda mė lartė. Ndėrsa unė dhe Ismeti shkuam nė Irzniq. Por kur arritėm afėr stacionit, vėrejtėm pėrforcime tė mėdha tė policisė serbe. Aty ishin kryer disa aksione mė parė dhe tash i kishin marrė masat e nevojshme pėr mbrojtje. Ne ishim vetėm dy veta dhe vendosėm tė heqim dorė nga aksioni. Megjithatė, bėmė inēizimin e terrenit. Veē numrit tė shtuar tė policėve, tash telat me gjemba ishin mbi dy metra. Pastaj, pas mesnate shkuam te Ura e Bajramhasanėve dhe u takuam me grupin tjetėr tė Salih Ēekajt. Ata e kishin kryer aksionin me sukses. Kishin minuar katėr shtėpi tė pabanuar dhe njė eskavator. Kjo pati njė efekt mjaft pozitiv sepse ngjarja u bė e madhe pėrmes mjeteve tė informimit: si nė mjetet elektronike ashtu edhe nė ato tė shkruara. Mandej, pėr habinė tonė, edhe Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė lėshoi njė komunikatė dhe mori mbi vete aksionin. Thamė i qoftė pėrhajr Shtabit! Kėsaj radhe, Agron Tolaj na ka ndihmuar shumė sepse ende ishte i lirė pėr qarkullim. Tė gjithė shkuam te Gėshtenjat e Pobėrgjes. Agroni na solli ushqim. Pastaj natėn na pėrcolli deri nė kufi me Shqipėrinė. Te Agroni lamė njė sasi tė eksplozivit dhe armatime tjera. Ne u kthyem nė Zvicėr, e ai me disa shokė kreu disa aksione.. Agroni pas njė kohe u burgos dhe u dėnua me 20 vjet burg me, tash tė ndjerin, Arif Panxhen

Bota sot: Vitet kalonin, aksionet kryheshin dhe Shtabi i Pėrgjithashėm i UĒK-sė tash i pėrcillte me komunikata duke i marrė mbi vete tė gjitha kėto aksione. Si i komentoni Ju kėto gjėra?

Saim Tahiraj: Po, i ashtuquajturi ShP i UĒK-sė lėshonte komunikata nga Bahnhofėt dhe Flüghafenėt (stacione trenash dhe aeroportesh) tė Zvicrės. Ne nuk jemi marrė me kėto komunikata, por flitet se komunikatat e para iu kanė dėrguar shtypit serb si pėrshembull “Nedelni Telegrafit” tė Beogradit dhe telegrafėve tjerė tė Serbisė. Nėse nuk kam harruar nė mes komunikatės nr. 32 dhe asaj me nr. 33 dikush e pati lėshuar njė komunikatė pa numėr fare. Ka qenė qesharake se ajo komunikatė as qė pėrfshinte ndonjė aksion apo gjėra ushtarake. Megjithatė, papagallėt edhe kėtė e lexonin nėpėr tubime. Dikur komunikatat nuk mirreshin mė me ushtrinė por kėrcėnonin tė gjithė ata qė nuk i pėrgjigjeshin fondit “Vendlindja thėrret”.
Punėt u ngatėrruan dhe muarėn tė prapshtėn qysh nė vitin 1997 kur “Revolucioni demokratik i vonuar” dogji deri nė themele Shqipėrinė. Shumė thonė se ėshtė dashur kjo ēbėrje e Shqipėrisė pėr t’u furnizuar me armatime mė lehtė. Unė nuk pajtohem me kėtė. Pasi institucionet e Shqipėrisė na kishtin lejuar tė bėnim dy herė ushtrime ushtarake nė kazermat e tyre, pasi kėto ushtrime ishin kryer nėn kujdesin e oficerėve tė Ushtrisė shqiptare, s’ka asnjė dyshim edhe armatimin do ta siguronim mė lehtė me marrėveshje nė Shqipėri.

Kontaktet e para tė Salih Ēekajt me Ministrin e Mbrojtjės Ahmet Krasniqin

Bota sot: Nė fillim tė vitit 1998 filloi tė flitet pėr formimin e Ministrisė sė Mrojtjes tė udhėhequr nga kolonel Ahmet Krasniqi. Ēfarė mund tė na flisni pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, nė fillim tė vitit 1998, nėse nuk gabohem dikund nė muajin mars, kishin filluar disa pėrgaditje pėr themelimin e Ministrisė sė Mbrojtjes nėn udhėheqjen e kolonel Ahmet Krasniqi. Ne ramė nė kontakt me Ahmet Krasniqin nėpėrmes Sefedin Krasniqit. Pasi kėta e kishtin kėrkuar Salihin nė zyrėn e LDK-sė nė Shtutgart dhe nuk e kishin takuar, me insistimin e kolonel Ahmet Krasniqit u takuam kah fundi marsit tė vitit ’98. Takimi ėshtė realizuar nė Les-Chaux-de-Fonds tė Zvicrės, nė banesėn e Ismet Tahirajt, me insistimin e vetė Ismetit. Nga ana jonė ishim, Salih Ēekaj, unė dhe Zenun Idrizi, si pėrfaqėsues tė grupit tė Deēanit, ndėrsa nga ana e Ministrisė sė Mbrojtjes, Ahmet Krasniqi dhe Hilmi Nebihi. Biseduam tėrė natėn deri nė orėn shtatė tė mėngjesit. Ata kishin biseduar edhe me disa grupe tė tjera. Ato grupe kishin vėnė kushte, kurse ne u kyēem pa asnjė kusht sepse edhe deri atėherė, ne kishim vepruar nė kuadėr tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės. Salihi si udhėheqės i grupit tonė nuk vente kushte kur ishte nė pyetje realizimi i aspiratave tė popullit shqiptar tė Kosovės qė njė ditė tė ēlirohemi nga zgjedha serbe. Veē kėtij takimi, ende pa u vendosur ministri Ahmet Krasniqi pėr Tiranė ka pasur edhe takime tjera. Por, nė ato takime ka qenė Salih Ēekaj.

Bota sot: Pas takimit tė parė, a ju ngarkoi kolonel Ahmet Krasniqi me ndonjė detyrė?

Saim Tahiraj: Po, Ahmet Krasniqi na dha detyra konkrete. Pėr katėr ditė duhet tė futeshim nė Kosovė pėr t’u bashkuar me njerėzit tonė atje. Tash shumė armatime kishin depėrtuar nė Kosovė dhe ishte fillimi i luftės. Unė, Ismet Ēekaj dhe Zenun Idrizin, nė rrugėtimin pėr Kosovė muarėm nė Sopot tė Tropojės edhe Xajė Ēelen. Sa u futėm nė Kosovė filluam kontaktet dhe bisedat me shokėt tonė, si dhe me tė gjithė pėrfaqėsuesit e fshatrave. Ne ua paraqitėm projektin e Ministrisė sė Mbrojtjes, tė cilin, tė gjithė e pranuan me optimizėm. I caktuam pėrgjegjėsi dhe u dhamė detyrat qė kur tė vinin njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė e pėrgaditur dhe nė vendin e caktuar.
Veē kėsaj, ne pritnim tė na vinin edhe disa shokė nga Drenica. Ata ishin Halil Geci dhe Hamit Gashi. Pra, ndejtėm katėr-pesė ditė nė Dukagjinė. U takuam edhe me Adem Ukėhaxhen. Ishte oficer aktiv i ushtrisė nė atė kohė. Ia propozova projektin e Ministrisė sė Mbrojtjės tė cilin e mirėpriti. Menjėherė shprehu gatishmeri tė vinte me ne nė Shqipėri dhe tė takohej drejtėpėrdrejt me njerėzit e institucioneve, konkretisht me ministrin Ahmet Krasniqi. Edhe ne e pritėm me kėnaqėsi gatishmėrinė e tij. Kėshtu u bėmė bashkė unė, Adem Ukėhaxhaj, Halil Geci, Hamit Gashi, Xajė Ēela, Zenun Idrizi, Ismet Ēekaj, Daut Berisha dhe u kthyem nė Shqipėri. I raportuam ministrit tė Mbrojtjės pėr gjithė punėn tonė qė kishim bėrė. Ai u nda shumė i kėnaqur. Adem Ukėhaxhaj ndejti nėntė ditė tė tjera nė Shqipėri. Unė u ktheva nė Zvicėr se kisha marrė disa detyra konkrete nga minstri Krasniqi lidhur me logjistiken.
Adem Ukėhaxhaj pastaj udhėtoi pėr Tropojė tė Vjetėr. Atje nė bazėn tonė nė kuadėr tė institucioneve ishte Ismet Ēekaj nga ku kishim filluar shpėrndarjen e armatimit nė kuadėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Nė prill i vitit ’98, nga Zvicėra udhėtova pėrseri pėr Shqipėri. Nė bazėn tonė nė Tropojė tė Vjetėr e gjeta Adem Ukėhaxhajn, Xajė Ēelėn, Ismet Ēekajn. Tė nesemen Daut Berisha, Adem Ukėhaxhaj, Xajė Ēela udhėtuan pėr Deēan me detyra shumė konkrete qė i kishte ngarkuar ministri Ahmet Krasniqi. Adem Ukėhaxhaj ka qenė oficeri i parė qė me urdhėr tė Ministrisė sė Mbrojtjes mori pėr detyrė kordinimin dhe veprimin e faktorit ushtarak nė Rrafshin e Dukagjnit. Nė atė kohė, ai kontakton edhe me disa oficerė tjerė; si me Skėnder Rexhahmetajn, Rrustem Tetajn, Shemsedin Ēekajn, pastaj veprimtarėt Ismet Mehmetajn, Vesel Lekajn etj. Kėta njerėz pra kanė qenė tė caktuar pėr t’i bėrė pėrgaditjet qė kur tė vinin Njėsitė Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė ishte ēdo gjė nė vendin e caktuar.

Bota sot: Pas vrasjes sė Zahir Pajazitit, mė vonė edhe tė Adem Jasharit, ende ishte gjallė Sali Ēekaj, shtylla e tretė e Lėvizjes sė armatosur pėr ēlirimin e Kosovės. Ku ndodhej Salihi nė atė kohė?

Saim Tahiraj: Salih Ēekaj nė atė kohė ndodhej nė Tiranė, por udhėtonte edhe pėr Gjermani sepse merrte pjesė nė pėrgaditjet e disa planeve tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Veē kėsaj, Salihut i kishin propozuar qė ai tė merrej me ngritjen e Gjykatės Supreme Ushtarake nė kuadėr tė FARK-ut . Por, ai nuk e pranoi kėtė detyrė. “Unė tha tash jam ushtar i Kosovės. Kur tė ēlirohet Kosova do tė kaloj nė profesionin tim”. Kėtu Salihu ishte i ngarkuar me gjėra mė tė mėdha qė ishin bėrė jashtė shtetit. Ai u bė njeri i afėrt dhe i besueshėm i kolonel Ahmet Krasniqit.
Bota sot: Tė kthehemi edhe njė herė kthimit tė Adem Ukėhaxhajt nė Dukagjin. A pati kthimi i tij ndonjė efekt?

Saim Tahiraj: Pas futjes sė Adem Ukėhaxhajt nė Kosovė, fshati i parė qė erdhi pėr t’u furnizuar me aramtime ishte Strellci i Epėrm, rreth 85 veta tė udhėhequr nga Shaban Rama dhe Hasan Zemaj. Marrin armatime dhe kthehen shėndosh e mirė nė Strellc. Ne vazhduam nga baza jonė tė shpėrndajmė edhe mė shumė armatime.
Papritmas u ndodhėm tė rrezikuara nga ata qė thonin se i pėrkisnin Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Ministri Ahmet Krasniqi, nė atė kohė, ndodhej nė Turqi rreth furnizimit me armatime dhe prej andej, pasi dikush e kishte lajmėruar se jemi tė rrezikuar, dha urdhėr qė ta mbyllim atė pikė tė furnizimit dhe tė vendosemi nė njė vend tjetėr mė tė sigurtė. Respektuam urdhėrin dhe u vendosėm nė shkollėn e Viēidolit. Pastaj vendosėm tė futemi nė Kosovė. Krahu qė e quante veten UĒK vazhdonte tė pengonte punėn e Ministrisė sė Mrojtjės dhe punėn tonė me veprime jashtzakonisht destruktive. Fillojnė shantazhet nga mė tė ndyshmet dhe nė kėtė kohė paraqiten listat e zeza pėr likuidimin e fytyrave politike dhe ushtarake tė Kosovės. Njerėzit qė mirrshin me gjėra kaq tė pista ishin tė ndihmuar nga pushteti i atėhershėm nanoist nė Shqipėri, ashtu siē janė edhe sot tė ndihmuar derivatet politike qė nė Kosovė kanė dalur nga ky krah.

Bota sot: Si reflektoheshin kėto gjėra te ju? A dėshproheshit kur vėrenit se kishte ardhė njė kohė qė pėrveē nga policia serbe ishit tė rrezikuar tash edhe nga shqiptarėt? Nga ata qė kishin pėrvetėsuar mundin tuaj dhe djersėn e derdhur me vite tė tėra. Nga ata qė kishin pėrvetėsuar edhe vetė figurėn e Adem Jasharit!

Saim Tahiraj: Ka pasur momente tė vėshtira, por kurrė deri nė atė shkallė sa tė braktisim dhe tė ndėrprejmė definitivisht aktivitetin tonė pėr ēlirimin e Kosovės. Megjithatė, biseduam me Salihun dhe i shoshitem disa variante tė tjera qė kishin tė bėjnė pėr furnizimin me armatim. Ne kishim mjaft pika tonat nė rrethinėn e Tropojės. Ato ishin pika ku kishim vepruar qysh prej vitit ’91. Pra nė rast se nė kėto qė kishim hapur do tė pengoheshim, duhet tė riaktivizonim pikat tjera. Pas njė kohe jemi kthyer nė Zvicėr prej ku vazhduam tė mirremi me logjistikė. Pėrmes njė “shoqate” arritėm tė sigurojmė pesė gjashtė kamion me uniforma dhe gjėsende tjera tė natyrės ushtarake dhe i kemi dėrguar nė vendin e caktuar. Lirisht mund tė them se nė Ministrinė e Mbrojtjes ishin infiltruar edhe njerėz tė krahut tjetėr pėr ta penguar punėn tonė. Kjo edhe na e vėshtirsonte veprimtarinė ushtarake. Nė atė kohė Salihu, ishte qershori apo fillimi i korrikut 1998, udhėtoi pėr Tropojė.

Tash nė Shqipėri arrijnė refugjatėt e parė nga Kosova

Bota sot: Nė Kosovė lufta ishte intesifikuar. Nga Dukagjini arrijnė refugjatėt e parė. Si u manifestua kjo ardhje nė Shqipėri?


Saim Tahiraj: Po ashtu ėshtė. Ishte fshati Pobėrgj qė ishte shpėrngulur nga soldateka serbe. Ardhja e tyre normalisht e ngarkoi situatėn. Forcat serbe tregoheshin, si gjithmonė, gjakatare tė pamshirshme duke mos bėrė dallime nė fėmijė, gra e tė moshuar. Por edhe ne kishim kaluar nė njė shkallė mė tė lartė tė organizimit. Pėr Shtabin e Rrafshit tė Dukagjit tė emruar nga Ministria e Mbrojtjes nė krye me Tahir Zemaj udhėtuam me njė xhip pas dy ditė nė Tropojė dhe u vendosėm nė bazėn tonė nė Viēidol. Nė kėtė bazė u vendosėn kėta oficerė: Tahir Zemaj, Fadil Hadėrgjonaj, Bajram Stojkaj, Shemsedin Kuēi etj., si dhe unė e Ismet Ēekaj. Salihun e gjetėm atje duke u marrė me refugjatėt nga Pobėrgja. U pėrpoqėm qė djemtė e ri nga Pobergja t’i aktivijzojmė drejtpėrdrejt aty por ata ishin tejet tė tmerruar nga lufta. Njė pjesė e vogėl u aktivizua. Unė dhe Rrustem Bruēi vendosėm tė futemi nė Kosovė. Tė shikojmė shokėt tonė se deri ku kanė shkuar me pėrgaditjet. Ismet Ēekaj kishte arritur nė fshatin Irzniq tre-katėr ditė para nesh. Unė dhe Rrustem Bruēi, kėsaj radhe, u futem me ushtarėt e Isniqit. Me Hasan Zukajn e Belegut pėrgaditėm 18 kuaj armatim pėr fshatin tonė dhe 18 kuaj armatim pėr fshatin e Isniqit.

Bota sot: Ku e morėt kėtė armatim dhe a e paguat?

Saim Tahiraj: Njė pjesė tė armatimit e kemi marrė nga Shtabi i Ministrisė sė Mbrojtjes qė ishte nė Viēidol, ndėrsa pjesėn tjetėr e kemi blerė me paratė e fshatit Beleg. Pas tri katėr ditė veprimi nė komunėn e Deēanit erdhi Xajė Ēela, nė cilėsinė e kuririt, dhe na dha njė letrėr ku kėrkohej tė pėrgaditnim rreth 100 ushtarė nga Rrafshi i Dukagjinit pėr t’i dėrguar nė Shqipėri. Takohemi unė Rrustem Bruēi, Shemsedin Ēeku, Ismet Ēekaj, Xajė Ēela dhe vendosėm qė ushtarėt tė dėrgohen sa mė parė. Por, pati edhe kritika pse duhej tė dėrgoheshin ushtarėt nė Shqipėri, kur kishte aq shumė djem tė Kosovės qė bredhnin kot atje. Mendimi ishte se duhej tė aktivizoheshin ata qė ishin atje qė tė mos sillen rrugėve kot e kot sepse i rrezikonim kėta tjerėt duke i dėrguar pėrtej kufirit. Megjithatė, arritėm pėlqimin qė nga fronti tė dėrgohen ushtarėt andej. Rrustem Bruēi pranoi me njė kusht dhe tha, “i dėrgojmė vetėm nėse shkon Saim Tahiraj dhe Ismet Ēekaj”. Kishte besim tė madh sepse terrenin tash e dinim sikur shkalltė e shtėpive tona dhe ishim shokė tė grupit qė nga viti ’91.
U nisėm tė shoqėruar me Xajė Ēelėn. Kanė qenė mėse 112 ushtarė. Kaluam nė Junik. Atė natė u granatua Juniku. Aty kishte ushtarė edhe nga Drenica. Ishin rreth 400 ushtarė tė vendosur nė xhaminė e Junikut. Pasi qėndruam njė ditė aty, kah mbrėmja kaluam nėpėr Gjocaj. Na ndihmoi edhe ushtari Bajram Gjoci i Gjocajve, qė kish qenė polic pėrpara. Diku me 112 ushtarė kaluam nė Shqipėri. Shkuam nė Viēidol dhe tė gjithė kėta ushtarė ia dorzuam komandantit Tahir Zemaj qė ishte i caktuar pėr Rrafshin e Dukagjit. Prej aty filloi organizimi i mirėfilltė i Njėsiteve Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes. Kėshtu filluan pėrgaditjet e tri brigadave: brigada 131, 134 dhe 133. Pėr strehimin e tyre u gjetė njė vend nė Papaj.
Me urdhėr tė Salihut u ktheva nė Zvicėr dhe vazhdova pėrsėri me furnizim. Salihu dhe brigadat u futėn nė Kosovė nėn udhėheqjen e Tahir Zemajt. Unė pėrsėri nisa disa kamion me furnizime pėr nė Ministrin e Mbrojtjes nė Tiranė.

Bota sot: Pėr kėto tri brigada ka folur nė dy librat e tij kolonel Tahir Zemaj. A mendon se ka mbetur ende diēka pa u thėnė?

Saim Tahiraj: Detalet dhe pėrvojat e secilit nuk do tė mungojnė kurrė. Secili e ka pėrjetuar luftėn nė mėnyrėn e vetė. Sidoqoftė, respektoj deri nė fund atė qė ka thėnė kolonel Tahir Zemaj dhe ato libra janė dokumente tė pakontestuara pėr historinė mė tė re tė Kosovės.
Pra pas vendosjes sė kėtyre brigadave nė kazermėn e Prapaēanit, nuk vonoi shumė dhe u zhvillua Beteja e Loxhės nė komandėn e kolonel Tahir Zemajt dhe major Nazif Ramabajes. Edhe aty ishte prap Salihu. Ishte edhe Rrustem Bruēi qė ra dėshmor nė kėtė betejė. Kjo dėshmon se qė nga viti 1991, qoftė nė Dukagjin, nė Llap apo Drenicė ka ekzistuar njė kordinim me Salih Ēekajn. Ndėrsa, ne nė Deēan gjithmonė kemi punuar nėn komandėn e tij. Tė tri brigadat janė rezultat i punės dhe veprimtarisė tė Salihut dhe grupit tė tij, si nė pėrgaditjen e terrenit, caktimin e bazave apo edhe shpėrndarjen e armatimeve.

Bota sot: Pas “Betejės sė famshme tė Loxhės”, nė Prapaēan fillon tė mungojė armatimi. Thuhet se edhe Salih Ēekaj edhe kolonel Tahir Zemaj janė ndier shumė keq. Ēfarė dini Ju pėr kėtė periudhė?

Saim Tahiraj: Po, kjo ėshtė e vėrtetė. Pas njė kohė, nė kazermėn e Prapaēanit fillon tė ndihet mungesa e amramtimit dhe Salihu detyrohet tė kthehet nė Shqipėri pėr t’u furnizuar me armatime sepse nė atė kohė pritej tė vinte armatimi modern nga shtete tė ndryshme. Armatimin qė e kishte blerė ministri Ahmet Krasniqi, fatkeqėsisht, u bllokua nė portin e Durrėsit. Nė atė natė kam qenė nė hotel “Kruja” bashkė me Salihun. Unė kisha sjellė disa furnizime nga njė vend tjetėr. Kemi fjetur pesė netė nė hotel “Kruja” nė Tiranė. Biseduam gjėrė e gjatė me Salihun dhe mė tha se ato ditė kishte planifikuar disa takime si: me Perikli Tetėn, me Fatos Klosin dhe Luan Hajdaragėn. Gjatė kėtyrė takimeve e kemi pėrcjellur unė dhe Ismet Ēekaj. Ai u nda shumė i zhgėnjyer dhe na tha se kishte kuptuar qė atė natė do tė binte Juniku. Ishte tmerruar se si zyrtarėt e Shqipėrisė e dinin dhe s’bėnin gjė. “Tė jeni tė bindur se do tė bjerė Juniku dhe varri i tij ėshtė bėrė kėtu nė Tiranė, nga qeveria socialiste e Fatos Nanos”. Pastaj tha se duhet tė ndahemi. Mė sė pari duhet tė takohemi me Ministrin e Mbrojtjes Ahmet Krasniqin dhe tha se grupi duhet tė ndahet. Megjithėse ishte veshtirė, sepse Salihi ishte i rrezikuar nga njerėz qė thirreshin nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė, ne duhej tė ndaheshim pėr tė kryer detyra tė ndryshme. Atė natė nuk fjetėm fare. Shkuam dhe u takuam me ministrin Ahmet Krasniqin. Pasi i referuam pėr gjėrat qė i ceka mė lartė (rėnjen e Junikut) me tė cilat Salihu nuk pajtohej, ministri e nderperu bisedėn dhe na ftoi pėr njė darkė nė restoranin “Nėna Mbretėreshė”. Aty kemi qėndruar rreth njė orė. Edhe ai na tregoi pėr pengesat qė i kishte prej qeverisė sė Nanos, pastaj prej grupeve qė e quanin vetėn Shtab i Pėrgjithshėm i UĒK-sė nė atė kohė dhe na tha nė konfidencė se e kishte vėshtirė nga tė gjitha anėt. E luti Salihun qė tė kthehej pėr Gjermani dhe tė pushojė atje pėr disa ditė. Salihu nuk pranoi. “Jo tha kurrėn e kurrės. Nesėr do tė udhėtoj pėr nė Veri, sepse mė duhet t’i dalė nė ndihmė me ushtarėt e mi kolonel Tahir Zemajt, cili kishte filluar tėrheqjen taktike nga Prapaēani”. Atė natė fjetėm nė Tiranė. Salihi mė dha urdhėr tė kthehem pėr Zvicėr dhe tė vazhdoj aktivitetin tim dhe mobilizim tė ushtarėve. Zymer Lulajt i urdhėroi tė kthehet nė Gjermani dhe tė mirrej me mobilizimin e ushtarėve nga ajo anė dhe me furnizime. Ismet Ēekajn e urdhnoi tė rrijė nė Tiranė si lidhje mes nesh dhe Salihit i cili shkoi nė Tropojė. Tash ėshtė koha kur Salihi me Agim Ramadanin fillojnė riorganizimin e ushtarėve tė kthyer nga Kosova nė Tropojė, e qė shumica i pėrkisnin brigadave Operative tė Ministrisė sė Mbrojtjes, pra brigadave 131, 134,133. Unė tė nesėrmen u ktheva pėr Zvicėr dhe vazhdova aktivitetin tim si zakonisht. Salih Ēekaj pasi takohet me Tahir Zemajn vijnė nė Tiranė.
Bota sot: Thuhet se po atė natė ėshtė vrarė me atentat Ministri i Mbrojtjes, kolonel Ahmet Krasniqi pas njė darke nė njė restorant nė periferi tė Tiranės. Pasi Salihu ka qenė nė atė darkė, a tė ka folur ndonjėherė pėr kėtė rast?

Saim Tahiraj: Po, mė ka folur por shkurt. E di qė jemi dėgjuar nė telefon dhe mė ka thėnė, “rėndė, medet shumė rėndė”. Ishte tepėr i dėshpruar. Mezi fliste.

Bota sot: A tė ka folur se kush ka qenė i pranishėm nė atė darkė dhe me kend ka qenė ministri nė veturė nė tė kthyer nė banesėn e tij?

Saim Tahiri: Jo, me Salihun kurrė nuk kemi biseduar nė detale, por mė vonė, nė qarqe tė ndryshme, ėshtė folur se nė darkė kanė qenė tė ftuar disa ushtarakė qė kishin marrė pjesė; qoftė nė ushtrime ushtarake nė Tropojė me rrethinė apo nė operacione ushtarake nė Kosovė. Atėherė ėshtė folur se nė darkė kanė qenė kolonel Ahmet Krasniqi, Halil Bicaj, Hilmi Nebihi, Ismet Ibrahimi, Agim Ramadani, Rrustem Berisha, Fadil Hadėrxhonaj, Salih Ēekaj, Rifat Haxhijaj, dhe shoferi i ministrit Naim Geci nga Llausha. Ndoshta ka pasur edhe ndonjė tjetėr por tash nuk mė kujtohen. Pas darkės, ėshtė thėnė se nė restorant kanė vazhduar ndejėn Halil Bicaj dhe Hilmi Nebihi, ndėrsa tė tjerėt janė kthyer me tri automjete tė transportit nė banesat e tyre. Pas ca peripetive qė kanė pasur rrugės nga policia shqiptare e trafikut, nė shoqėri me Rifat Haxhijajn dhe Naim Gecin, siē ka spjeguar Rifat Haxhijaj (Lufi) nė njė shkrim nė gazetėn “Zėri”, nga persona tė maskuar vritet Ministri i Mbrojtjes Ahmet Krasniqi nė Tiranė dhe gjėrat marrin tatėpjetėn, sepse nė Ministrinė e Mbrojtjės nė vazhdim u infiltruan njerėz nga Shtabi i Pėrgjithshėm i UĒK-sė qė nga villa e Enver Hoxhės me gotė tė viskit nė dorė dhe me mobila nė vesh beheshin se komandonin betejat dhe luftėn nė Kosovė.

Bota sot: A ka ekzistuar FARK-u?

Saim Tahiraj: Si institucion i Republikės sė Kosovės po, si strukturė ushtarake anti UĒK, siē propagandonin antiinstitucionaliatėt, kurrė. Unė nuk kam parė kurrė emblema tė FARK-ut.
Pėrndryshe, vetė ministri Ahmet Krasniqi e ka spjeguar ēeshtjen e FARK-ut nė “Revistėn Ushtarake”, numri 1, tė 15 qershorit 1998. Nė faqen 31, nė komunikatėn nr. 7 shkruan kėshtu: “Nė bazė tė urdhėrit nr.5/10 tė Komandantit tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Forcave tė Armatosura, pėr pėrdorimin e simboleve tė njėsive, komandave dhe shtabeve, Drejtoria informative njofton se pėrdoren kėto simbole:
1. UĒK (Ushtria Ēlirimtare e Kosovės)
2. UĒK (Policia Ushtarake)
3. AL-MKA (Aviacioni Luftarak)
4. MTK (Mrojtja Teritoriale e Kosovės)
Pėr tė katėr kėto shenja ekziston edhe spjegimi se si duhej tė dukeshin ato.
Ēdo ushtarak i cili me sinqeritet do t’i komentonte kėto shenja do tė konkludonte se ministri Ahmet Krasniqi nuk ka menduar vetėm pėr luftėn por edhe pėr pasluftėn. Ai nuk ka dashur qė pas luftės tė demobilizohej ushtria nė parti politike siē ka ndodhur mė vonė. Ai sigurisht e ka ditur se invalidėt e njė ushtrie tė demobilizuar dhe tė shndėrruar nė parti politike vėshtirė se do t’ia arrijnė t’i realizojnė tė drejtat e tyre si ushtarė dhe ēlirimtarė tė Kosovės. Shikoni, tri vjet pas mbarimit tė luftės, invalidėt e luftės duhet tė pajtohen me fatin dhe tė kėnaqen me ndihma humanitare tė shoqatave tė ndryshme dhe me tubime pėrkujtimore. Ministri Ahmet Krasniqi ishte strateg i madh ushtarak. Pse u sakirfikua nė kėtė mėnyrė, ai qė diti t’u eskivojė likuidimeve dhe tė mbetet gjallė edhe pastri luftėrave nė ish-Jugosllavi, pėr t’u vrarė nga maskat nė Tiranė, duhet tė flasin ata qė janė kompetent.

Bota sot:
Kush janė ata?

Saim Tahiraj: Tė themi Qeveria e atėhershme e Kosovės nė krye me Bukoshin, pastaj ata qė bėnė marrėveshjen nė Oslo nė emėr tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė (Adem Demaēi etj.) tė cilėn marrėveshje nuk e respektuan kurrė, por edhe ata qė organizuan ahengje gėzimi kur kriminelė tė regjur e vranė ministrin Ahmet Krasniqi.

Bota sot: Pas vrasjes sė ministrit Ahmet Krasniqi u ērregulluan shumė gjėra qė veēsa kishin filluar tė marrin tė mbaren. Si gjindet nė keto rrethana grupi Salih Ēekajt?

Saim Tahiraj: Po, ėshtė e vėrtetė se gjėrat ndyshuan deri nė themel. Vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi na goditi tė gjithėve. Atėherė, Salihu na thirri dhe na tha: “Asnjė furnizim mė pėr askend. Ēdo gjė vetė do ta dėrgojmė drejt e nė Koshare”. Prap nga e para, filluam prap ta bėjmė furnizimin nė formė tė pavarur. Nuk dėshtuam duke iu falėnderuar njėrėzve tanė, qė ende respektonin strukturat e institucioneve tė Kosovės. Kėta na i kompenzuan shpenzimet. E kam fjalėn pėr Shaip Kastratin me shokė. Edhe Shaip Kastrati di shumė si kanė shkuar punėt dhe ka shumė dokumente qė qartėsojnė si ka shkuar financimi.
Salihu prap shkon nė Papaj me Agim Ramadanin. Fillojnė pėrgaditjet por mungesa e mjeteve financiare edhe mungesa e armatimit si dhe e ushatrėve i detyrojnė qė nė janar tė vitit 1999, tė dytė tė vijnė nė Zvicėr. Pas dy dite kemi shkuar tė takohemi me Agim Ramadanin nė banesėn e tij. Pėr mungesė tė mjeteve materiale Agim Ramadani qėndroi disa ditė nė Zvicėr pėr tė zhvilluar aktivitetin e vet. Salihu mė urdhėroi qė t’ia organizojmė disa tubime. Ia organizuam tri tubime si, nė Surse, nė Collombey-le-Grand dhe njė nė Neuchātel ku haptaz Agim Ramadani fliste pėr planet e tyre dhe kėrkoi mjete dhe ushtarė. Kėsaj radhe Xhafer Rraci na ka ndihmuar me njė shumė tė caktuar frangash.

Bota sot: Pasi Salih Ēekaj i takonte LDK-sė, pse kėto tubime nuk i organizoi atėherė LDK-ja? Ku ishte Dega e LDK-sė nė Zvicėr?

Saim Tahiraj: Po, kanė pasur takime edhe me Kryesin Degės sė LDK-sė nė Zvicėr. Pėrkundėr premtimeve, nuk di ēfarė ndodhi, por di qė nuk doli gjė. Premtimet qė iu dhanė Agim Ramadanit i pengoi dikush. Mė mirė e dinė anėtarėt e Kryesisiė sė atėhershme si dhe kryetari i LDK-sė pėr Zvicėr.
Diku...dy a tri netė para se tė vritej, Salihi mė thirri nė telefon dhe mė tha: “Mbledhi ata pizgauverė qė i ke dhe merre Ismet Ēekajn nė Tiranė e ejani nė Koshare se sot po mė duheni mė shumė se kurrė”. Si duket ishte rrezikuar vendi sepse aty kishin depėrtuar njerėz tjerė, ushtarė tjerė... kishin depėrtuar njerėz tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe fatkeqėsisht iu kishte rrezikuar edhe qėndrimi dhe veprimatria e tij atje. I mora nėntė pizgauverė dhe dy kamionė e u nisėm pėr Bari me disa shokė. Atje mė bllokuan, por mė liruan tė nesėrmen dhe prisja qė tė mė lirohen edhe pizgauverat. Nė mbrėmje mė lajmėroi Skėnder Tolaj se Salih Ēakaj ishte vrarė. Tash lindėn nevoja dhe probleme tjera. U ktheva nga Bari dhe pas njė jave i mora ata pizguaverė dhe shkova nė Ministrinė e Mbrojtjes nė Tiranė. Aty i dorėzova. Fatkeqėsisht, asnjė prej tyre, nė atė kohė, nuk shkoi nė Koshare por nė drejtime tė tjera. Unė, Zymer Lulaj dhe Ismet Ēekaj shkuam nė Shkodėr. Atje takuam Musa Ēekajn. Pastaj shkuam pėr t’u aktivizuar nė vend tė Salih Ēekajt. Lajmėrohemi nė Qendėn Stervitore nė Papaj te komandanti i kėsaj qendre Gani Ahmetaj dhe nė prezencėn e tij, tė zėvendėsit tij komandantit Adem Zekajt si dhe ndihmėsit tij komandantit Demė Mahmutajt, Nasim Haradinaj mu ka kėrcėnuar me kėto fjalė: “Nėse nuk kthehesh kah ke ardhur do tė likuidoj ose do tė ēoj nė Burrel”. Nga kėtu shkuam nė Padesh dhe ia paraqitėm kėtė rast Rustem Berishės, i cili nuk reagoi fare dhe as qė i bėri pėrshtypje kjo punė. Muarėm mobilin, kompjuterin dhe njė pjesė tė gjėrave personale tė Salihut dhe u kthyem po atė natė. Nga Papaj deri nė Tropojė kemi qenė vetėm tre veta dhe ka mundur tė na ndodhė mė e keqja. Fati e deshti qė tė shpėtojmė. U kthyem nė Zvicėr, e nga kėtu shkuam nė Shtutgard dhe u takuam me Hafiz Gagicėn me tė cilin debatuam shumė gjatė pėr shumė gjėra.
Dihet qė pas vrasjes sė Agim Ramadanit dhe Salihut fronti nė Koshare ka rėnė. Me kėta dy ideatorėt, por me njė ide pėr thyerjen e kufirit nė Koshare lidhet edhe lufta e Kosharės. Lidhet pra me emrat e Salih Ēekajt dhe Agim Ramadanit.
Megjithatė, sikur mos tė ishte intervenimi i NATO-s, nuk e di se ēka do tė kishte ndodhur! Sigurisht qė Kosova sot do tė kishte tjetėr strukturė dhe pėrbėrje tė popullsisė.

Bota sot: E pėmendėt me lartė, disa herė, kolonel Tahir Zemajn. A jeni takauar mė herėt mė te?

Saim Tahiraj: Po, nė vitin 1993 e kam takuar nė banesėn e Jashar Salihajt nė Zvicėr. Ka qenė takim i rastit. Tahiri erdhi me dhėndėrin e vet Fadil Tolajn te Jashari. Fadili dhe Jashari kanė pasur raporte tė mira miqėsore. Fadili ka qenė edhe nxėnės i Jasharit. Nė atė takim kemi qenė tė pranishėm, Salih Ēekaj, Osman Ferizi dhe unė. Takimi ka pasur pėr qėllim bashkėveprimin sepse nė vitin 1991 nė ushtrime nė Shqiperi ka qenė edhe miku i Jasharit, Hasan Ferizi.

Bota sot: A ju kujtohet ndonje detal i asaj bisede?

Saim Tahiraj: Mė kujtohet propozimi i Jasharit i cili na thoshte: “Financim kemi sa tė doni, por njerėzit qė veprojnė konkretisht po na mungojnė”. Megjithatė, marrėveshje konkrete nuk kemi arritur. Nė ndarje Jashari na tha: “Ju vazhdoni andej, unė kėndej, ndoshta takohemi dikund”.

Bota sot:
E pėrmende kompjuterin e Salih Ēekajt. Pasi u vra Salihi kush ua dorėzoi kompjuterin e tij dhe a kishte pasur ndonjė shenim nė te?

Saim Tahiraj: Kompjuterin na e ka dorezuar njė ushtar nė prani tė Rrustem Berishės. Zymer Lulaj e ka kontrolluar dhe ka konstatuar se nė tė nuk ka pasur asgjė. Pėrndyshe Zymeri ėshtė gjallė dhe mund tė flas vetė.

Bota sot: Tash lufta ka mbaruar. Janė mbajtur dy herė zgjedhjet legjislative dhe njėherė zgjedhjet nacionale. Tė tre herat ka fituar LDK. Kanė ndodhur shumė ndyshime. Megjiathatė Pavarėsia e Kosovės ende nuk ėshtė realizuar. Ēka mendoni, pse ndodhė kjo?

Saim Tahiraj: Si ta realizojmė Pavarėsinė e Kosovės kur projektin e presidentit Rugova tė planifikuar mėse 12 vite mė parė, nga megalomania, secili politikan po mundohet ta nėpėrkėmbė. Kėtu duhet shtuar edhe hilet e Tiranės e tė mos flasim ato tė Beligradit. Pavarėsia ėshtė shpallur njėherė. Nė vend se tė pėrkrahet kėrkesa e presidentit Rugova pėr “njohjen formale tė saj nga faktroi ndėrkombėtar”, kryeministri Rexhepi kėrkon “Pavarėsi tė kushtėzuar”, Ramush Haradinaj me AAK kėrkon ta rishpallė edhe njė pavarėsi, ndėrsa Hashim Thaēi me PDK kėrkojnė ”Moratorium”.

Bota sot: z. Saim Tahiraj keni qartėsuar shumė gjėra. A ka mbetur edhe diēka pa u thėnė. Ndoshta keni tė shtoni edhe diēka? Ku ėshtė i rreshtuar sot Saim Tahiraj? Ku janė tė rreshtuar pjestarėt tjerė tė grupit tė Salih Ēekajt?

Saim Tahiraj: Pėr luftėn kurrė nuk ėshtė e mundur tė thuhen tė gjitha. Me qėllim i kam pėrseritur disa gjėra qė tė kuptojnė tė gjithė ata qė po mundohen me zhurmė, dhe pėr hesape politike, ta shurdhojnė popullin.
Mė duhet tė them se lirinė nuk e kam menduar kėshtu. Dihet qė shoqėri perfekte tė organizuar nuk ka askund nė botė, por nuk kam besuar se do tė ketė krime politike nė mes tė shqiptarėve aq shumė tė vuajtur dhe tė pėrsekutuar nga regjimet serbe pėr 90 vite me radhė.
Ndėrsa, unė dhe pjestarėt tjerė tė Grupit tė Salih Ēekajt jemi aty ku ishim. Jemi aty ku ishte Salih Ēekaj, nė LDK dhe nuk do tė ndalemi pėr ta thėnė tė vėrtetėn e luftės dhe atė me kėmbėngulje, sepse pėrkundėr ndonjė ēalimi, ėshtė kjo LDK qė ka qenė motor i tė gjithave ndodhive politike, por edhe ushtarake, prej formimit tė saj nėn udhėheqjen e mrekullueshme tė presidentit Rugova. A nuk e shpallėn 2 Korrikun delegatėt e Kuvendit tė Kosovės, pastaj Kushtetuta e Kaēanikut nėn strehėn e LDK-sė (1990). A nuk e organizoi LDK-ja referendumin pėr Pavarėsinė e Kosovės (1991), si dhe zgjedhjet e para presidenciale mė 24 maj tė vitit 1992. A nuk ishte LDK-ja, ajo qė organizoi arsimin nė Kosovė dhe nė diasporė? A nuk ishte LDK-ja qė organizoi shėndetėsinė dhe ndihma tė ndryshme sociale nė tėrė Kosovėn? A nuk ishin degėt LDK-sė nė Perėndim qė mbushen fondin e Qeverisė Bukoshi. Veē kėtyre qė i pėrmenda, po kjo LDK e ka mbushur edhe “Fondin e Emergjencės” dhe ka organizuar ndihma pėr Drenicėn pas masakrave nė Likoshan, Qirez dhe Prekaz. Fundi i fundit, a nuk ishin anėtarėt e LDK-sė qė e mbushen edhe fondin “Vendlindja Thėrret”, sepse partitė tjera nė Perėndim nuk e kishin asnjė kolibė anėtarė. Nė LDK ka hangėr bukė i miri dhe i keqi, patrioti dhe pėrfituesi etj. Por kam njė inat. Pse pėrgjegjėsit kryesor tė asaj kohe, ndonjė edhe i sotshėm, nuk po i shpjegojnė nė detale se ēka kanė bėrė degėt e LDK-sė nė Perėndim pėr ēlirimin e Kosovės. Kur nė muajin shtator 2002, foli nė “Zėri” Rifat Jashari, intervista e tij shkaktoi njė ortek. Ajo intervsitė detyroi shumė persona tė prononcohen pėr markat qė Qeveria e Kosovės i kishte derdhur nė “Fondin e Emergjencės”. Pas gjithė atyre sharjeve qė ka pėrjetuar Qeveria Bukoshi, institucionet tjera tė Republikės sė Kosovės, e nė veēanti LDK-ja, nga Drejtoria politike e UĒK-sė, kush do tė besonte se pėrgjegjėsit kryesor tė “Fondit tė Emergjencės” do tė pranonin, mė nė fund, se vetėm nė vitin 1998 nė “Fondin e Emergjencės” janė derdhur nga Qeveria e Kosovės mė tepėr se gjashtė milion (6’000.000) marka. Kush do tė besonte se pėrgjegjėsi i ketij fondi do tė pranonte, mė nė fund, se me kėto marka janė ndihmuar tė gjitha zonat operative tė UĒK-sė!?
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė