Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-06, 10:53   #83
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

TUXHARĖT NUK KANĖ MUNDUR TĖ KONTRIBUOJNĖ NĖ THEMELIMIN E UĒK-sė
Reagim nė njė pjesė tė intervistės sė Saim Tahirajt, botuar nė "Bota sot" mė 26 prill 2003
Nga SHEFQET CAKIQI-LLAPASHTICA
(Botuar ne gazetėn "Epoka e re " )
Lexoni kronologjikisht


Tash ku e kanė hallin tė ashtuquajturit "bashkėluftėtarė" tė Sali Ēekut unė nuk e di, por e di se bashkėluftėtarėt e Sali Ēekut kanė qenė disa tė tjerė, dhe ata kanė qenė bashkė me tė nė luftė e jo nė lukse tė azilit politik tė Banhofeve tė Europės. Saim Tahiraj e din se unė e kam njohur shumė mirė Sali Ēekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam njohur edhe atė personalisht, si dhe shumė tė tjerė qė kishin bėrė ushtrime nė Shqipėri dhe kishin ikur dhe ishin aziluar nė Europė, ku kishin deklaruar lėndėn.
"Bota sot" nuk ka tė ndalur nė marrjen me mua dhe me shkrimet e mia. Ėshtė e katėrta herė qė e bėnė kėtė, duke mos mė dhėnė asnjėherė mundėsi tė jap pėrgjigje. Kjo tregon se sa ajo ėshtė e interesuar pėr tė vėrtetėn dhe sa ėshtė gazetė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės.
Nė numrin e saj tė datės 26 prill 2003, nė faqen 13, nė njė intervistė tė Sefedin Krasniqit me Saim Tahirajn, "bashkėluftėtar" i Sali Ēekajt, pėrmes konstatimit nė pyetjen qė i bėn tė intervistuarit, mė akuzon pa argumente: "Shefqet Cakiqi-Llapashtica mohon tėrė grupin e Sali Ēekajt. Aty mohohet edhe veprimtaria Juaj, e Zenun Idrizit e Zymer Lulajt etj.".
Ėshtė e vėrtetė se nė qershor tė vitit 2001kam pasur njė shkrim ku kam pėrmendur shkarazi emrin e Saim Tahirajt. Kanė kaluar dy vjet dhe Saim Tahiraj tani e gjen momentin qė tė konstatojė se "shpifjet e Shefqet Cakiqit janė tė turpshme"!! Megjithatė, para se tė vazhdojė mė tutje, pėr hir tė lexuesve po reprodukoj atė pasus tė shkrimit ku kam pėrmendur Saim Tahirajn:
"A mundet sot dikush tė besojė se guerilja, dmth. UĒK-ja, u formua nė diasporė ng Bujar Bukoshi, ….., ….. , Tahir Zemaj, Saim Tahiri,…….etj? Unė personalisht i kam njohur dhe kontaktuar Bujar Bukoshin, Sali Ēekun, Saim Tahirin,
……… , ……. (tė gjithė nė emigracion) dhe pa dashur as tė uli dhe as tė ngritiveprimtaritė e tyre, puna e disa prej tyre ka qenė pengimi i forcave ushtarake qė veē ishin tė formuara dhe vepronin nė Kosovė.Bujar Bukoshi, pasi si kryeministėr i Kosovės nė ekzil nė vitin 1993 kishte shkapėrderdhur "Ministrinė e Mbrojtjes", nė qershor tė vitit 1998 bėnė publikimin e ri-formimit tė Ministrisė sė Mbrojtjes tė Kosovės nė Gjermani me ministėr AhmetKrasniqin. Vetėm naivėt mund tė mashtrohen dhe tė mos e dinė se atėherė UĒK-ja kishte Shtabin e Pėrgjithshėm, Drejtorinė Politike, dhe kishte njė pėrbėrje dhe shtrirje organizative nė krejt Kosovėn. Shefqet Jashari- Strofci e ka lehtė nėse don tė argumentojė me fakte: UĒK-ja ka pasur strukturat e veta qė i din e gjithė Kosova, le tė pėrmendė se cilin njėsit, cilėn brigadė e formuan Bujar Bukoshi, Sali Ēeku, Saim Tahiri, ……..,……….., etj. Pa nėnvlerėsuar, por duke ēmuar heroizmin eSali Ēekut dhe rėnien e tij duke hyrė nė Kosovė, i cili po tė kishte fatin tė hynte nė Kosovė patjetėr se do tė shtonte heroizmat, ėshtė jo modeste qė persona nga emigracioni, pasi kanė mundėsi dhe tė holla e munden tė porosisin shkrime me "kutlla gruri", tė pėrvetėsojnė meritat e atyre djemve dhe vashave nė Kosovė qė gjithė kohėn rezistuan pėr lirinė e Kosovės nė Kosovė. Por, fatkeqėsisht ēyrku (gėzofi) shumėkujt po ia mbulon marren. Por, besoj, pėrkohėsisht. Vetėm njė duhet bėrė publike, jo tė gjithė ata qė ishin nė ushtrime ushtarake nė Shqipėri kryen me nder misionin e marrė, njė pjesė e madhe e tyre kanė aziluar nė Perėndim. Nuk do tė ishte problem vetėm azilimi i tyre, po ēėshtja ėshtė se pėrpara organeve tė shteteve qė kanė kėrkuar strehim, kanė deklaruar lėndėn dhe kanė dekonspiruar, e kush ėshtė nė rrjedhė tė kėtyre ngjarjeve e din se ēfarė dėmi ėshtė bėrė me kėtė dekonspirim dhe zbulim tė dhjetėra veprimtarėve. Kėta tė aziluar qė tash na paraqiten si themelues tė UĒK-sė, as qė tentuan mė tė kthehen nė Kosovė dhe tė ndihmojnė luftėn. Ka qenė njė pėrpjekje dhe ėshtė themeluar FARK-u, por ai ka vepruar vetėm nė Shqipėri dhe ka pasur filiala nė shtete tė Perėndimit!!".
Saim Tahiraj e din se Sali Ēeku nuk ka qenė
MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumė mirė
raportet e Sali Ēekut dhe Bujar Bukoshit
Pra, nėn 1) Nuk ėshtė e vėrtetė se unė dikund kam mohuar "grupin e Sali Ēekut" dhe as qė jam marrė ndokund nė shkrimet e mia me "grupin e Sali Ēekut". Unė as qė e di se ka ekzistuar njė grup i Sali Ēekut, edhe pse atė e kam njohur shumė mirė.
2) Nuk ėshtė e vėrtetė se unė nė shkrimet e mia kam pėrmendur dikund Zymer Lulajn, tė cilin as qė e njoh.
3) Ėshtė e vėrtetė se kam shkruar dhe publikuar intervista afirmative pėr Sali Ēekun (shih intervistėn me Frashėr Osekun, bashkėluftar i vėrtetė i Sali Ēekajt dhe Agim Ramadanit, i plagosur nė betejėn e Koshares). Shih dhe "web-sitet" e mija http://go.to/shefqet dhe http://shefqet.beep.de
Tash ku e kanė hallin tė ashtuquajturit "bashkėluftėtarė" tė Sali Ēekut unė nuk e di, por e di se bashkėluftėtarė tė Sali Ēekut kanė qenė disa tė tjerė, dhe ata kanė qenė bashkė me tė nė luftė e jo nė lukse tė azilit politik tė Banhofeve tė Europės. Saim Tahiraj e din se unė e kam njohur shumė mirė Sali Ēekun. Kam njohur gjithashtu edhe Zahir Pajazitin. Por e kam njohur edhe atė personalisht, si dhe shumė tė tjerė qė kishin bėrė ushtrime nė Shqipėri dhe kishin ikur dhe ishin aziluar nė Europė, ku kishin deklaruar lėndėn.
Saim Tahiraj e din se Sali Ēekaj nuk ka qenė MERCENAR i Bujar Bukoshit dhe i din shumė mirė raportet e Sali Ēekajt dhe Bujar Bukoshit.
E din shumė mirė se Sali Ēeku nuk ka pas lidhje me tė ashtuquajturin FARK-un nė Shqipėri. Saim Tahiraj e din shumė mirė se Sali Ēeku ka qenė i rreshtuar nė radhėt e Brigadės 138 tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, tė Brigadės qė ka zbatuar urdhėrat e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė. Saim Tahiraj do tė duhej ta dinte se si u bė qė gjatė udhėtimit tė Sali Ēekut pėr nė Shqipėri, nė Itali i vidhet njė sasi armatimi i cili mė vonė stėrshitet, ndėrsa Sali Ēeku rrrezikohet tė kthehet pėr nė Serbi. Saim Tahiraj do tė duhej ta dinte cilėt ishin bashkėluftėtarėt e Sali Ēekut nė Brigadat e UĒK-sė e jo Banhofeve tė Europės. Shokėt e Sali Ēekut nuk kanė qenė ata qė ia vodhėn armatimin nė Itali dhe e dekonspiruan dhe gati e quan nė Serbi.
Saim Tahiraj nė njė vend thotė: "Me pėrgjegjėsi po them se njė javė pasi grupi i Sali Ēekut i ka bėrė disa arsione nė Kosovė, Shefqet Cakiqi ka ardhur nė banesėn time me disa shokė tė tij, aktivistė tė LDK-sė sė atėhershme, dhe mė kanė lutur tė anėtarėsohem nė LDK, me propozim tė mė bėjnė kryetar tė Nėndegės sė Wilisaut. Tash tė gjithė kanė dezertuar nga LDK-ja. Atėherė vetė Shefqet Cakiqi thoshte se kėto aksione i kanė bėrė serbėt".
Saim Tahiraj duhet disa gjėra t'i ketė tė ditura para se tė dezinformojė nė mėnyrė naive. Unė atėherė isha anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Zvicėr dhe meqė Sali Ēeku ishte anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Gjermani, raportet e mija pėrpos private me Sali Ēekun ishin edhe raporte funksionesh nė kuadėr tė LDK-sė nė diasporė. E tash absurdi: e paskam lutur Saim Tahirin tė bėhet anėtar i LDK-sė dhe kryetar i njė nėndege, njė njeri qė atėherė ishte njė "veprimtar" anonim, qė nuk e njihte as mahalla e vet. Gjatė asaj periudhe ėshtė e vėrtetė se unė kam marrė pjesė nė shumė tubime dhe takime me bashkatdhetarė, e ėshtė e mundur qė edhe kam qenė te Saim Tahiri, por njė ėshtė e vėrtetė; se kurrė nuk kam qenė nė banesė qė ta bėjė anėtar e mė pastaj kryetar tė njė nėndege tė LDK-sė nė Wilisau. Nė atė periudhė dihet si janė anėtarėsuar anėtarėt nė LDK dhe dihen edhe procedurat pėr t'u zgjedhur kryetar i njė nėndege tė LDK-sė. Saim Tahiraj, edhe atėherė edhe sot me pėrgjegjėsi them, se Sali Ēeku dhe UĒK-ja nuk kanė pasur lidhje me disa bomba tė hedhura grave dhe fėmijėve refugjatė nė disa kampe tė refugjatėve serbė nė Kosovė. Sali Ēeku dhe UĒK- ja nuk kanė pasur tė bėjnė me refugjatė fėmijė dhe gra tė mjera serbe nė Kosovė.
Atėbotė kjo propagandė bėhej pėr tė kompromituar luftėn e UĒK-sė. Edhe sot jam i bindur se ato provokime i kanė bėrė serbėt. Sepse Sali Ēeku dhe UĒK- ja e kanė treguar veten nė beteja me ushtrinė dhe policinė serbe e jo me fėmijė dhe gra tė mjerė refugjatė serbė nė kampe tė ndryshme nė Kosovė. E ata qė mundohen t'ia mveshin kėto Sali Ēekut dhe UĒK-sė nuk ia duan tė mirėn as Sali Ēekut e as UĒK-sė. Kujdes Saim Tahiraj! A mendon Saim Tahiraj se mund tė gėnjehet dikush me konstatimin tėnd se "me kėmbėngulje them se ne kemi qenė themelues tė bėrthamave tė para tė Ushtrisė sė Kosovės nėn udhėheqjen e institucioneve…."? Atėherė, kur s'paskeni qenė as anėtar i LDK- sė dhe as keni qenė kryes i obligimeve ndaj Qeverisė sė Kosovės, ndėrsa pėr themelues tė FARK-ut ėshtė proklamuar dikush tjetėr para teje Saim.
Por, nejse. Tash prej Zvicre pėr t'u shpallė hero nė stilin "prvi borac" i `41- shit, me dy-tre dėshmitarė, pėr ndonjė pension, mė duket se je ende i ri. Dhe, nuk ke gjetur vend tė mirė ku tė rrėfehesh Saim Tahiri; nė njė gazetė qė e boton njė ish-polic i Jugosllavisė dhe para "gazetarit" Sefedin Krasniqi, ish-punėtor i konsullatės jugosllave nė Francė. Kjo i bie Saim Tahiraj si tė shkosh nė altarin e Kishės sė Deēanit sot pėr tė predikuar patriotizėm shqiptar. Unė nuk kam ēka tė bėjė dhe nuk mund tė tė ndihmojė. Nuk je i vogėl sa tė mos i dish kėto gjėra.
(Shėnim i autorit: Ky reagim i ėshtė dėrguar gazetės "Bota Sot", por ajo ka refuzuar ta botojė)
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė