Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-01-06, 11:54   #59
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Koordinatori i grupeve tė punės tė delegacionit tė Kosovės pėr bisedimet pėr statusin, Blerim Shala, i ka thėnė BBC-sė se nuk ka nevojė pėr ndryshimin e strukturės sė tanishme organizative nė Kosovė.
Ai ėshtė shprehur i bindur se klasa politike nė Kosovė ėshtė e bashkuar dhe se do ta rrumbullakėsojė procesin e filluar politik.

Me zotin Shala bisedoi Arbėr Vllahiu.

BBC: Sa nė fakt vdekja e Presidentit Rugova ka lėnė boshllėk nė skenėn politike kosovare?
Zoti Shala: Mendoj se respektin ndaj Presidentit Rugova do ta shprehim mė sė miri nėse nė njė periudhė shumė tė shkurtėr kohore vendosim tė ecim pėrpara si delegacion i Kosovės. E dimė se njėri nga anėtarėt e delegacionit tė Kosovės nuk ėshtė mė nė mesin tonė, dhe ai ka qenė kryesues i Delegacionit, pra Presidenti Rugova. Prandaj ėshtė e qartė qė sa mė parė qė ėshtė e mundur duhet tė zgjedhet kryetari i ri i Kosovės, qė tė vazhdojė puna e delegacionit tė Kosovės. Porositė qė i kemi marrė nga diplomatėt mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė qė e kanė vizituar Kosovėn gjatė javės sė shprehjes sė ngushėllimeve pėr Presidentin Rugova, kanė qenė qė ne duhet tė jemi tė vetėdijshėm qė procesi duhet tė ecėn sa mė parė, qė kemi tė bėjmė me ardhmėrinė e Kosovės, qė nė tė kaluarėn, nė muajt kur delegacioni ka funksionuar nėn kryesimin e Presidentit Rugova, kemi ecur mjaft mirė pėrpara por qė na pret njė punė e madhe e cila nuk pret kohė.


"Kjo strukturė ka funksionuar mjaft mirė dhe ndėrkohė janė krijuar edhe grupet punuese dhe mendoj se kjo trashėgimi e Presidentit Rugova duhet tė respektohet nga tė gjithė ne.Blerim Shala "




BBC:
Zoti Shala, por delegacioni i Kosovės pėr njė kohė tė gjatė, pėr shkak tė rrethanave tė krijuara, nuk qe takuar. A mendoni ju se vdekja e Presidentit Rugova do tė mund ta destabilizojė brenda pėr brenda vetė Grupin Negociator tė Kosovės?
Zoti Shala: Ne duhet tė kthehemi nė deklaratėn e Presidentit Rugova tė 13 shtatorit tė vitit tė kaluar, sepse ajo pėrmbanė ēelėsin e funksionimit tė delegacionit tė Kosovės. Tė mos harrojmė se tė gjithė politikanėt relevantė tė vendit nė deklarimet e tyre qė nga pranvera e vitit tė kaluar kanė deklaruar se ideja e unitetit ėshtė bazike pėr funksionimin e ēfarėdo trupi tė pėrbashkėt dhe kjo ide ka qenė nė krye tė axhendės sė Presidentit Rugova. Ėshtė krijuar njė strukturė e cila ėshtė gjithėpėrfshirėse dhe nė tė cilėn ka pėrfshirje edhe tė institucioneve edhe tė pėrfaqėsuesve tė opozitės. Kjo strukturė ka funksionuar mjaft mirė dhe ndėrkohė janė krijuar edhe grupet punuese dhe mendoj se kjo trashėgimi e Presidentit Rugova duhet tė respektohet nga tė gjithė ne.


" jam i bindur se klasa politike e vendit asnjėherė nuk do tė arrijė njė formulė tė re e cila ėshtė mė e mirė se sa kjo qė na ka lėnė nė trashėgimi Presidenti Rugova."Blerim Shala





BBC: Por zoti Shala ditėve tė fundit ka patur deklarime se Grupi Negociator nuk ekziston mė, meqė nuk ėshtė mė njeriu qė ka qenė forcė unifikuese brenda skenės politike shqiptare?
Zoti Shala: Ka vdekur njeriu qė ka qenė faktor i konsensusit, pa dilemė, por nuk ka vdekur ideja qė udhėhequr Presidentin Rugova ta propozojė kėtė solucion. Tė mos harrojmė se kjo ėshtė formula e vetme pėr funksionimin e njė delegacioni gjithėpėrfshirės dhe poashtu duhet rikujtuar faktin qė propozimi i Presidentit Rugova ka pasur njė mbėshtetje tė plotė tė SHBA-sė dhe BE-sė dhe sė fundi tė rikujtojmė qė propozimi i Presidentit Rugova ka marrė edhe miratimin e Kuvendit tė Kosovės. Ēfarėdo ndryshimi tė strukturės organizative tė delegacionit tė Kosovės, nė rrethanat e sotme, nėnkuptohet qė tė shkohet prapė nė Kuvend, tė debatohet pėr tė dhe tė merret pėlqimi. Nuk mendoj qė nė rrethanat e sotme, klasa politike kosovare ka nevojė fare ta ndryshojė strukturėn organizative tė vendit, dhe poashtu jam i bindur se klasa politike e vendit asnjėherė nuk do tė arrijė njė formulė tė re e cila ėshtė mė e mirė se sa kjo qė na ka lėnė nė trashėgimi Presidenti Rugova.

BBC: Dhe ju besoni se pasardhėsi i Presidentit Rugova do tė mund tė zgjidhet sė shpejti nė kėto ditė tė ardhshme?
Zoti Shala: Varet se si do tė ecė vetė procedura. Ju e dini se presidenti i Kosovės duhet tė propozohet nga partia mė e madhe qė i ka fituar zgjedhjet, kjo ėshtė LDK-ja. Kemi tė bėjmė me njė procedurė tė rregullt e cila nga pak ndėrlikohet edhe pėr shkak tė ditėve tė zisė. Po supozoj se qėndrimi i tė gjithė faktorėve politik ėshtė qė nė ditėt e ardhshme tė diskutohet pėr kėtė ēėshtje, por vendimi tė merret nė javėn tjetėr. Por kryesorja ėshtė qė zgjedhja e njė kryetari tė ri ėshtė njė domosdoshmėri, njė urgjencė, pikėsėpari pėr shkak tė vakuumit qė ka lėnė Presidenti Rugova nė tė dyja postet edhe si kryetar i vendit edhe si kryesues i delegacionit.

BBC: Kjo do tė thotė se me vdekjen e Presidentit Rugova po i kthehemi skenės politike kosovare nė njė lojė, siē e kanė quajtur, tė tė barabartėve, dhe se tani nuk do tė ketė brenda pėr brenda Grupit Negociator njė njeri qė do tė jetė faktor unifikimi?
Zoti Shala: Mendoj se prapė duhet t'i kthehemi idesė sė unitetit dhe strukturės organizative e cila e siguroi kėtė konsensus. T'iu them hapur se nė mblehdjet e delegacionit tė Kosovės, tė cilat i kemi mbajtur deri tani, asnjėherė nuk ka ardhur deri te momenti i votimit. Tė gjitha vendimet pėr tė gjitha ēėshtjet relelvante janė marrė me konsensus, nė pajtim tė plotė. Nuk ka pasur asnjė nevojė qė vetėm Presidenti Rugova tė ngrit njė ēėshtje dhe tė thotė se ky ėshtė qėndrimi im e ai duhet patjetėr tė respektohet prej jush. Ideja e unitetit ėshtė e organizuar mirė pėrmes strukturės sė delegacionit tė Kosovės. Pėrndryshe nė kėtė mėnyrė ne kemi funksionuar edhe nė kuadėr tė grupit politik, prandaj nuk shoh ndonjė problem sa i pėrket vazhdimėsisė sė strukturės organizative qė ėshtė nė fuqi sepse ajo ėshtė treguar mjaft efiēente dhe e suksesshme nė pesė muajt e fundit.

BBC: Zoti Shala, njė takimi Vjenės qė ishte paraparė tė mbahej para vdekjes sė presidentit Rugova u shty. Mendoni ju se procesi i negociatave pėr zgjidhjen e statusit politik tė Kosovės ka hyrė nė njė fazė, ta quaj, tė krizės…
Zoti Shala: … Nuk do ta quaja krizė, por do ta quaja mė shumė si njė ngecie, mė shumė objektive pėr shkak tė presidentit Rugova, ngecie objektive sepse duhet tė zgjedhet kryetari i Kosovės i cili pastaj duhet tė bėhet pjesė e delegacionit tė Kosovės. Ju e dini se Grupi Politik i Delegacionit tė Kosovės ka arritur tė pėrpilojė materialin pėrfundimtar pėr reformėn e pushtetit lokal, qė pritet qė ky material tė marr pėrkrahjen e anėtarėve tė Delegacionit tė Kosovės dhe pastaj qė ky Delegacion tė vendos edhe pėr pėrbėrjen e ekipit qė do tė shkojė nė Vjenė. Tė gjitha kėto pengesa janė objektive, opinioni ndėrkombėtar ėshtė i vetėdijshėm pėr kėto dhe ėshtė i gatshėm pėr njė periudhė racionale tė kohės. Por jo me disa javė, dhe mendoj se e tėra duhet tė kryhet brenda 7 e deri nė 14 ditė ashtu qė Delegacioni i Kosovės tė marr vendimin se si tė reagohet ndaj iniciativės sė Vjenės.

BBC: Zoti Shala, nėse nuk zgjidhet nė njė afat tė caktuar kohor presidenti i ri i Kosovės a ka vend pėr ndėrhyrje tė faktorit ndėrkombėtar nė kėtė ēėshtje?
Zoti Shala: Mendoj se kjo ēėshtje pikėsėpari ndėrlidhet me vendimarrjen e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila duhet tė propozojė kandidatin e saj pėr kryetar tė Kosovės, ndėrsa faktori politik i cili funksionon nė kuadėr tė Kuvendit tė Kosovės jam i bindur se do ta peshojė, kėsaj radhe, nė mėnyrė tė veēantė zgjedhjen e presidentit tė Kosovės. Kjo pėr faktin se dihet qė ai ka njė rol shumė tė rėndėsishėm nė Delegacionin e Kosovės, dhe shpresoj se do tė arrihet njė lloj pajtimi qė ky kandidat tė pėrkrahet nga tė gjitha subjektet politike nė Kuvendin eKosovės. Ky ėshtė njė moment vėrtet i ri dhe moment dramatik pas vdekjes sė Presidentit Rugova. Tė gjithė politikanėt e vendit kanė thėnė se do ta respektojnė trashėgiminė politike tė Presdentit Rugova dhe do tė ecin sa mė parė qė ėshtė e mundur qė ta kompletojnė procesin me pavarėsimin e Kosovės
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė