Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-06, 10:08   #9
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Fatmir Sejdiu kandidat i LDK-sė pėr president

Muharrem Nitaj
BBC, Prishtinė





Kryetari i Kosovės zgjidhet nga Parlamenti
Kandidati pėr President tė Kosovės, ėshtė Fatmir Sejdiu, zyrtar i lartė i Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Vendimin e mori Kryesia e kėsaj partie tė hėnėn nė njė mbledhje tė mbajtur me dyer tė mbyllura.


Kėtė njoftim e bėri tė ditur agjencia zyrtare e LDK-sė pėr informim, Qendra pėr Informim e Kosovės

Thuhet se Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, kėtė vendim e ka marrė me njė konsensus tė plotė tė tė gjithė anėtarėve tė saj.

Po ashtu thuhet se Lidhja Demokratike e Kosovės, pėr kandidatin qė do tė zėrė postin e Presidentit i ka konsultuar edhe subjektet e tjera politike, si dhe ka pasur konsultime edhe me faktorė tė tjerė politikė dhe diplomatik ndėrkombėtarė.

Zėdhėnėsi i LDK-sė, Lulėzim Zeneli, tha pas mbledhjes sė mbyllur tė Kryesisė sė kėsaj partie se emri i kandidatit pėr president tė Kosovės do tė bėhet i njohur zyrtarisht vetėm pas pėrfundimit tė periudhės sė zisė kombėtare prej pesėmbėdhjetė ditėsh, mė gjashtė shkurt.

Pas kėsaj, nėse ēėshtja e kandidaturės sė zotit Sejdiu do tė jetė ēėshtje e kryer, ajo do t'i kalojė pėr miratim Kuvendit tė Kosovės.

Sipas Kornizės Kushtetuese nė fuqi, zgjedhja e presidentit bėhet me tė paktėn 2/3 e votave tė pėrgjithshme tė Kuvendit. Do tė duhen 81 vota pėr zgjedhjen e president tė ri tė Kosoves.

Nėse kandidatura nuk kalon dy herė me kėtė numėr votash, ai nė votimin e tretė mund tė zgjidhet president edhe me 61 vota.

Emri i zotit Sejdiu si kandidat ishte pėrmendur tash e dy muaj, mirėpo deri mė sot, askush nuk ka qenė nė gjendje tė thotė nėse spekulimet pėr kandidaturėn e tij pėr president kane qenė tė sakta.

Nuk ka pasur njoftime nėse ka patur ndonjė propozim tjetėr pėr postin e presidentit tė Kosovės.

Analistėt thonė se Fatmir Sejdiu, ėshtė parė si personi mė i pėrshtatshėm pėr President tė Kosovės pėr shkak marrėdhėnieve tė tij tė mira me grupet brenda LDK-sė, por edhe me pėrfaqėsues tė partive tė tjera duke pėrfshirė edhe ato tė opozitės.

Kush ėshtė Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu, ėshtė njėri prej anėtarėve tė njohur tė Kryesisė sė Lidhjes Demokratike tė Kosoves qė nga ditėt e para tė saj.

Ai pėr njė kohė tė gjatė ka qenė Sekretar i Pėrgjithshėm i LDK-sė dhe njėri prej bashkėpunėtorėve mė tė ngushtė dhe me besnikė tė Presidentit tė ndjerė Rugova.

Qė nga anėtarėsimi i tij nė LDK, ai ka mbetur nė strukturat e kėsaj partie dhe nuk ėshtė shquar pėr qėndrime kontradiktore brenda partisė.

Zoti Sejdiu nuk bėn pjesė nė tė ashtuquajturėn "linjė e ashpėr" tė kėsaj partie.

Ai ka qenė njėri prej anėtarėve qė ka marrė pjesė drejtpėrsėdrejti nė hartimin e tė gjitha dokumentave tė partisė, si dhe tė njė varg dokumentash tė tjera ligjore tė Kosovės.

Fatmir Sejdiu, aktualisht ėshtė anėtar i udhėheqjes sė lartė tė partisė, anėtar i Kryesisė sė Kuvendit tė Kosovės dhe anėtar i dy komisioneve tė tij.

Ai me profesion ėshtė jurist dhe ėshtė profesor nė Fakultetin Juridik dhe nė Fakultetin e Shkencave Politike nė Prishtinė.

Zoti Sejdiu ka lindur mė 23 tetor tė vitit 1951 nė Pakashticė tė Podujevės.

Ėshtė i martuar dhe ka tre djem.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė