Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-06, 11:25   #8
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Delegatėt e
Kongresit Drejtėshkrimor tė Gjuhės Shqipe


nga Gjokė Vata, New York

Argumenti asht goja e sė vėrtetės, fjala e bindjes e turpi i kundėrshtimit. Themeli i diskutimit e i debatit i nji ēėshtje kaq madhore, siē asht njisimi i gjuhės sė nji kombi, asht pėrgjegjsi e pėrhershme dhe kulture, qė u jep krenari diskutuesave tė kėsaj ēėshtje.
Tani le tė shohim, sa i plotėsojnė kėto kushte delagatėt e atij kongresi famkeq dhe organizatorėt e tij politizuesa tė gjithēkahes shqiptare tė asaj kohe.
Kush i mblodhi kėta delegat dhe pėr ēfarė qėllimi, po u referohem tė dhanave krejt tė sakta, me tė cilat, Z. Kastriot Myftaraj, ndriēon qėllimin errsues tė dialektit gegė, duke na njoftė me emnat e delegatve dhe aftsinė e tyne nė shėrbim tė kėtij kontributi kaq delikat.
Emnat e kėtyne delegatve gjithsej 87, ndodhen nė Librin e Drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, botim i vitit 1973, e pikėrisht prej faqes 27 deri nė 34.
Shumėsia e delegatve jugor ishte 52 ose 60% e delegacionit. Thoma Deljana Ministėr i Arsimit dhe Kulturės, Androkli Kostallari drejtor i Insitutit tė Gjuhsisė dhe Letėrsisė Shqipe, Eqrem Ēabej gjuhtar, Dhimitėr Shuteriqi kryetar i Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Artistave, Aleks Buda kryetar i Akademisė sė Shkencave, Shaban Demiraj, Kol Koēi, Jorgji Xhenari, Anastas Dode dekan i Fakultetit Histori Filologjisė, Emil Lafe, Engjėll Andoni, Ali Vrimo, Bajram Hajrullahi mėsues nė Vlorė, Bedri Dedja zv/Ministėr i Arsimit e i Kulturės, Dalan Shapllo, Dritėro Agolli, Dhimitėr Shamata, Dhori Qiriazi, Elsa Vakseliu mėsuese nė Berat, Fatmir Agalliu, Fatmir Gjata, Gaēo Tesi, Hasan Sazani, Ismail Kadare, Jakov Xoxe, Jani Thomai, Jorgo Bule, Jorgji Kreti, Koēo Idhico drejtor i Institutit tė Gjuhsisė e Letėrsisė, Kristaq Shkembari, Lasgush Poradeci, Luan Dino, mėsues nė Permet, Minella Totoni, Merkur Alimerko, Mikel Zavalani mėsues nė Korēė, Muni Reko, Nesti Dollovoda, Nikoleta Pikuli, Niko Tanini, Petro Janura, Remzi Pernaska, Sifita Allami mėsuese nė Vlonė, Sofita Morrcka, Spiro Flloqi, Stefanaq Prifti, Shefqet Musaraj, Ylli Rruli mėsues nė Berat, Zana Daki, Zini Sako drejtor i Institutit tė Folklorit, Zhaneta Nova mėsuese nė Gjirokastėr.
Siē e pamė deri kėtu, toskėt nji e pesta e kombit pėrbajnė 60 % tė delegacionit, qė siē thotė fjala e urt jugore: "delegacion i thanshin", u banė pjesė e brohoritjes sė urraaaaas ma servile tė servilizmit.
Delegatėt gegė ishin 35, qė pėrfaqsonin 80% tė popullsisė shqiptare, duke pėrfshi Kosoven e Maqedonin.
Firmusat e vendimit famkeq tė Kongresit 1972 ishin:
Mahir Domi, Idriz Ajeti, dekan i Fakultetit tė Filologjisė nė Universitetin e Prishtinės, Rexhep Qosja drejtor i Institutit Filologjik nė Prishtinė, Mirak Dodbiba, Remzi Mesimi prej Shkupit, Jup Kastrati, Ali Abdihoxha, Luigj Franja, Ahmet Kelmendi Prishtinė, Ismail Bajrja Prishtinė, Ismail Doda prej Kraje, Kol Ashta, Lumnije Shehetlija, Mehmet Ēeliku, Myfit Preska nga Peshkopia,, Naim Bardhi Kavajė, Osman Muderrizi Tiranė, Pashko Geci, Pjetėr Fusha, Qemal Haxhihasani, Sefedin Sulejmani prej Shkupit, Shefqet Hoxha, Tomorr Osmani, Xhevat Lloshi.
Rreth 90% e kėtij delegacioni pėrbahej nga mėsues tė shkollave tė mesme, shumica dermuse nė shkollat e provincave; pra pa kurrfar zani nė rrafshet akademike.
Nė delegacionin gegė thotė z. Myftaraj si edhe nė tė gjithė pėrbamjen e delegacionit 6 ishin katolik. Kėto tė gjashtėt pa pikė zani apo si thohet ndryshe pa kurrfar haberi nė kėtė zanat, megjithse popullsia katolike nė rrafshin nacional po aq sa edhe ortodokset dhe kontributi I gjuhtarve nė gjuhėn shqipe tė kėtij besimi ka qenė dhe mbetėt I nivelit ma tė kėnaqshėm.
Kujtojmė kėtu lavruesat e mėdhej tė kėsaj gjuhe, si: gramatologun Pader Justin Rrotėn, poetin e hartuesin e gramatikės ma tė pėrpunueme Prof. Martin Camaj, mbrojtsin e flakt tė gjuhės gegė Prof. Arshi Pipa, si dhe vargun e gjatė tė korifejve tė letėrsisė shqipe dje dhe sot.
Intelektualėt e mirfilltė vlersojnė vetėm e vetėm aftėsinė njerzore dhe denojnė energjikisht pėrjashtimin e tė aftėve, qė janė domosdoshmenia e pėrparimit e jo si thotė populli: "njerėz tė mbledhun pėr me ba kallabllek", ose njerėz qė sakrifikojnė kulturėn pėr hir tė interesave tė ngushta ekonomike e ia sakrifikojnė ditunitė lokalizmit ma tė pajustifikueshėm.
Tė quhesh delegacion gjuhtarėsh nji kallabllek tė tillė me nji paaftsi tė tillė nė nji fushė kulturore tė tillė, a nuk do tė ishte njisoj si tė quash nji delegacion muzikologėsh, orkestrantat, qė u bijnė instrumentave muzikore me vesh nė mejhana!?
Pėr nji vendim historik, kaq tė padrejtė, me fol pėr te ka vend tė pakufishėm, prandaj unė do tė pėrpiqem tė jap.
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė