Tema: Lajme
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-06, 13:15   #211
Zana_ch
"Mistrece Gjakovare"
 
Avatari i Zana_ch
 
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
Zana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėmZana_ch i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Doneli: Perėndimi do tė ndjekė tani me vėmendje zhvillimet nė Kosovė Intervistoi Ardita Simiēia
31-01-2006



Presidenti Rugova ishte njė figurė dominuese nė politikėn e Kosovės, njė fakt tregues se politikat e tij paqėsore dhe qėndrimi i moderuar kishin gjetur vend nė zemrat e shqiptarėve, thekson analisti i Institutit Amerikan Enterprise, Tomas Doneli. Ky fakt, thekson analisti, eliminon shqetėsimet pėr radikalizimin e mundshėm tė politikės nė Kosovė. Zoti Doneli paralajmėroi se Perėndimi do tė ndjekė me vėmendje zhvillimet dhe se ėshtė tani pėrgjegjėsia e klasės politike nė Kosovė pėr tė treguar pjekuri dhe moderim:

Zėri i Amerikės: Zoti Doneli, si do tė ndikojė vdekja e Presidentit Rugova nė klimėn politike nė Kosovė. Shumė analistė kanė ngritur shqetėsimin se mund tė nxisė radikalizimin e frymės politike. Si mendoni ju?

Tomas Doneli: Ka deri diku vend pėr shqetėsim. Kėtė shqetėsim e kanė shprehur edhe Shtetet e Bashkuara dhe Evropa. Por mendoj se ky shqetėsim ėshtė ekzagjeruar. Nuk ėshtė e rastit qė Dr. Rugova ishte figura dominuese nė politikėn e Kosovės: arsye ishte qėndrimi i tij paqėsor, dhe aftėsia pėr tė bashkuar fraksionet. Ai ishte pėrfaqėsues i aspiratave pėr pavarėsi, por ishte njėkohėsisht njė njeri paqėsor dhe me kėtė qėndrim ai gjeti vend nė zemrat e kosovarėve. Kosova ka njohur dhunė ekstreme dhe tė gjithė shpresojmė qė askush tė mos dėshirojė mė dhunė. Shpresojmė se edhe pas vdekjes sė Dr. Rugova, fryma e tij tė mbijetojė. Mendoj se momenti pėr radikalizim ka kaluar, qė pas pėrfundimit tė konfliktit dhe mendoj se kosovarėt e kuptojnė se procesi politik qė ka filluar dhe qė po mbėshtetet nga Shtetet e Bashkuara dhe evropianėt ka shumė gjasa t’i ēojė drejt pavarėsisė. Logjika e do qė ata tė tregohen tė moderuar. Nėse tregohen disi tė duruar, procesi pritet tė pėrfundojė me pavarėsinė. Nė kėtė moment, nxitja e fraksioneve nuk do tė bėjė tjetėr veēse do tė ngadalėsojė procesin.

Zėri i Amerikės: Si Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe Bashkimi Evropian u kanė bėrė thirrje udhėheqėsve tė Kosovės qė tė zgjedhin njė President tė ri, i cili tė punojė drejt konsensusit. Sa e realizueshme mendoni ėshtė kjo, ndėrkohė qė edhe kur Presidenti Rugova ishte ende gjallė pamė prirje pėr luftėn pėr pushtet:

Tomas Doneli: Deri diku kėshtu ėshtė politika. Nė demokraci politika ka pikėrisht kėtė mision: tė ndihmojė njerėzit tė zgjidhin marrėdhėniet politike dhe marrėdhėniet nė strukturėn pushtetore. Megjithė anėt pozitive tė karakterit tė Presidentit Rugova, ai ishte nganjėherė i pavendosur dhe nė disa raste e kishte tė vėshtirė tė tregonte njė rol tė fortė udhėheqės. Pra ky moment ofron njė mundėsi pėr njė brez tė ri tė udhėheqėsve tė Kosovės tė marrin situatėn nė dorė. Ndoshta nga kjo luftė pėr pushtet do tė dalė nė skenė njė figurė e re, njė udhėheqės i cili tė jetė njėkohėsisht i fortė dhe i vendosur nė politikėn e brendshme pėr tė bashkuar nė njė qėndrim tė vetėm forcat politike, por tė vazhdojė edhe procesin pėr ta ēuar Kosovėn drejt fazės sė re tė jetės sė saj politike, e cila me pak durim, ka shumė shanse tė jetė pavarėsia.

Zėri i Amerikės: Pasi tė rifillojė procesi i negociatave, sa i vėshtirė mendoni se do tė jetė ai? Cilat janė disa nga pengesat kryesore qė mendoni se do tė ndeshen?

Tomas Doneli: Havier Solana ėshtė shprehur se do tė ketė njė ngadalėsim tė procesit. Evropianėt do tė presin pėr tė parė nėse do tė vėrtetohen shqetėsimet e tyre pėr radikalizim. Pra udhėheqja e Kosovės ka tani pėrgjegjėsinė pėr tė treguar se ēdo gjė do tė shkojė si duhet. Kėtė shqetėsim e kanė edhe vende tė tjera nė rajon. Do tė ketė njė periudhė ndėrprerjeje, por shpresojmė tė jetė sa mė e shkurtėr. Ka gjithashtu tė ngjarė qė pasi tė shohim njė udhėheqje tė re tė dalė nė skenėn politike tė Kosovės, procesi mund tė pėrshpejtohet. Nėse nė skenė dalin udhėheqės tė vendosur dhe tė fortė ka shumė tė ngjarė qė procesi tė vazhdojė. Pėr shumė vite kemi hedhur kėtė valle tė gjatė rreth urės sė pavarėsisė, dhe tani ka ardhur koha ta kalojmė kėtė urė.

Zėri i Amerikės: Procesi i decentralizimit ėshtė njė ndėr temat e para qė do tė diskutohet nė negociatat pėr status. Shqiptarėt nė Kosovė kanė ngritur idenė qė tė njėjtat tė drejta qė kėrkon Beogradi pėr pakicat serbe nė Kosovė duhet t’u njihen edhe shqiptarėve nė Luginėn e Preshevės. A mendoni se ekziston njė paralelizėm ndėrmjet kėtyre dy situatave?

Tomas Doneli: Nuk mendoj se ēėshtja thelbėsore ėshtė forma e decentralizimit. Ēėshtja thelbėsore janė tė drejtat legjitime tė pakicave dhe mbrojtja e tyre nga qeveria. Decentralizimi ėshtė mė tepėr njė strategji negociimi. Por parimi i vėrtetė ėshtė qė qeveritė, qofshin nė Beograd, Prishtinė apo kudo gjetkė duhet t’u garantojnė pakicave tė tyre mbrojtje. Ēėshtja e decentralizimit ėshtė thjesht njė term pėr ēėshtjen mė thelbėsore tė garancive pėr tė drejtat e pakicave. Zgjidhja e problemit qėndron tek parimi. Decentralizimi, si mekanizėm, nuk ėshtė nė vetvete njė zgjidhje mė e mirė se njė qeveri e centralizuar. Nė pėrvojėn amerikane, njė qeveri legjitime qendrore u ka siguruar mbrojtjen mė tė mirė pakicave. Pra njė qeveri qendrore qė ka fuqinė pėr tė mbrojtur pakicat qė ndodhen larg kryeqytetit ėshtė garancia mė e mirė e tė drejtave politike tė pakicave. Ėshtė e rėndėsishme tė shmanget njė proces qė ēon nė kantonizim. Prirja qė ka marrė debati mbi decentralizimin ėshtė shqetėsuese, pasi mund tė shndėrrohet nė shtytje drejt ndarjeve territoriale, nė vend qė t’i shėrbejė njė bashkimi mė tė fortė. Pra ky debat, nė vend qė tė marrė nė shqyrtim parimin e tė drejtave tė pakicave drejtpėrdrejt, e ka shndėrruar kėtė parim nė njė temė tė dorės sė dytė.

Zėri i Amerikės: Nė qoftė se do tė ishit nė vendin e Martii Ahtisarit dhe do tė uleshit me palėt nė tryezėn e bisedimeve, ēfarė do tė bėnit?

Tomas Doneli: Pikėsėpari, do tė pėrpiqesha tė theksoja qėndrimin e zotit Rugova. Si tė gjithė politikanėt, ai nuk ishte i pėrkryer, por dėshira e tij pėr politika paqėsore, shpresoj tė jetė trashėgimia qė na la pas. Mendoj se ka ardhur koha t’i afrohemi direkt urės sė pavarėsisė. Ky ėshtė njė proces i vėshtirė, por nuk do tė bėhet mė i thjeshtė me kalimin e kohės. Kosova ka pėrjetuar njė periudhė qetėsimi qė pas konfliktit dhe mendoj se ka ardhur koha pėr negociatat pėrfundimtare. Shtetet e Bashkuara dhe me sa duket edhe evropianėt e kanė pranuar se pavarėsia ėshtė e vetmja zgjidhje e pranueshme. Do tė jetė e vėshtirė tė bindet edhe Beogradi pėr kėtė, por gjendja nė Ballkan ka ndryshuar. Pasi tė kalojė njė periudhė e logjikshme zije pėr Presidentin Rugova, do tė vijė koha pėr punė serioze pėr tė shėnuar pėrparim jo vetėm nė Kosovė, por nė mbarė rajonin qė ishte ish-Jugosllavia. Ėshtė koha qė popujt e rajonit tė mėsojnė pėrsėri tė bashkėjetojnė nė paqe dhe tė kapėrcejnė shkatėrrimet qė kaluan nė 15 vitet e fundit
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
Zana_ch Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante