Shiko Postimin Tek
Vjetėr 02-02-06, 18:41   #189
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Rugovasit e 13 katundeve nderojnė Presidentin Rugova








Prishtinė, 2 shkurt – Tė paktė do tė kenė mbetur ata qytetarė qė s'kanė bėrė homazhe pėr Presidentin Rugova, qoftė derisa trupi i Tij, ndodhej ende nė shtėpinė e tij, pastaj nė hollin e Kuvendit tė Kosovės, dhe tash kėto ditė nė vendin ku po prehet pėrgjithnjė ai. Madhėshtia e personalitetit tė tij, i ka dhėnė kujtimin mė tė nderuar bashkėkohėsve tė tij, dhe ky kujtim duket se aspak nuk ėshtė zbehur qė nga 21 janari, kur filluan ta nderojė si njė shenjtorė.
Tė veēantė e ka bėrė peisazhin e dhimbshėm dhe krenarė nė "Varrezat Pėrkujtimore" nė Velani, prania e sotme e anėtarėve tė Ansamblit folklorik tė kėngėvė dhe valleve "Rugova", dhe tė burrave, grave e tė rinjve nga 13 katunde tė Rugovės, nga e cila krahinė e kishte prejardhjen Presidenti.
Vesel Nikēi, drejtues i kėtij ansambli, si i gjithė grupi i veshur me rroba kombėtare, ashtu si edhe kolėgėt e tij, tha se dhembja e tij ėshtė e madhe pėr vdekjen e presidentit Dr.Rugova, por njėkohėsisht duke shfaqur krenarinė qė kishim njė personalitet kaq madhėshtorė. Rugovasit kishin ardhur nė mėnyrė tė organizuar, me veturat e tyre, por edhe me autobusė, tė paktėn 400 veta. "Nuk e di as vetė saktėsisht, por e di qė kėtu janė njerėz tė farefisit tonė dhe tė Presidentit Rugova nga tė gjitha katundet e Rugovės", tha Agim Nikēi.
Kėta njerėz, pos veshjes karakteristike qė kishin, burrat e asaj krahine kryengritėse, mbajnė edhe shallin e gjatė, ndėrsa njė tė ngjashėm, por modern, e mbante Presidenti Rugova, tė cilin pos tjerash kishte thėnė se do ta hiqte ditėn qė do tė njihej pavarėsia e Kosovės. Disa nga ata, as sot nuk i mbanin lotėt. Vesel Nikēi, u thoshte burrave me shallė: mos u mėrziti, se loti nuk ėshtė pėr burra.
Tė ardhurit nga krahina e Rugovės ishin kryesisht nga fshatrat Malaj, Drelaj, Haxhaj, Shtupeē i Madh, Shtupeē i Vogėl, Koshutan, Kuqishtė, Pepaj, Stankaj, Bogaj, Reka e Allagės, Shkreli, i bėnė nderimin Presidentit tė Kosovės Ibrahim Rugova dhe vunė kurora lulesh.
"Dhembje kanė tė gjithė, por ne e kemi pasur edhe tė gjakut. Si mund tė dihet, tė parėt e Presidentit Rugova dikur herėt kanė jetuar nė katundin Malaj. Diku rreth vitit 1910 njė pjesė e familjes sė tė parėve tė Presidentit janė shpėrngulur dhe vendosur nė Cercė tė Istogut", tregonte Tahir Lajēi.
Ndėrkohė, derisa vazhdonim bisedėn tonė erdhi njė grup nxėnėsish tė shkollės fillore “Faik Konica” tė Prishtinės, duke mbajtur lule tė njoma nė duar pėr nderim tė Presidentit tė ndjerė.
“Nuk kanė tė ndalur kolonat e vizitorėve qė prej orėve tė mėngjesit. Po vijnė nga tė gjitha anėt e Kosoėvs. Vijnė mė shumė tė organizuar qytetarė jashtė Prishtinės, por edhe individualisht. I shihni edhe vetė kėto kurora lulelesh”, thotė Ukshin Haliti, njėri nga truprojet e Presidentit Rugova.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė