Socializmi dhe komunizmi (1917-39)
Pėrfundimi i Luftės sė Parė Botėrore prodhoi njė ngritje tė radikalizmit nė shumicėn e vendeve tė Evropės dhe gjithashtu edhe nė SHBA e Australi. Nė fillimet e tij suksesi i revolucionit nė Rusi frymėzoi tė tjera parti revolucionare qė tė provonin tė njėjtėn gjė edhe nė vendet e tyre respektive. Nė rrethana kaotike tė pasluftės sė parė nė Evropė, me partitė socialiste tė ndara e tė diskretituara pjesėrisht, revolucionet komuniste nė mbarė Evropėn dukeshin shumė tė afėrta. Partitė komuniste pėr njė kohė tė shkurtėr madje morėn edhe pushtetin dhe formuan qeveri, siē ishte dhe rasti i kryeministrit nė Hungari dhe ai i Kurt Ajsner nė Bavari. Pati disa pėrpjekje tė vazhdueshme tė komunistėve pėr tė kryer revolucione nė Berlin e Vjenė, gjithashtu edhe nė qendrat industriale tė Italisė sė Veriut. Nė vazhdėn e kėtyre pėrpjekjve, liderėt komunistė gjermanė, Karl Libkneht dhe Rosa Luksemburg u vranė.
Nga mesi i viteve 1920, gjithsesi, duket se tashmė forcat revolucionare e kishin humbur forcėn nė Evropė dhe parti socialiste ortodokse po merrnin njėra pas tjetrės dominancė e influencė mbi lėvizjen punėtore nė shumė vende. Socialdemokratėt gjermanė ndenjėn nė pushtet nė shumicėn e kohės gjatė gjithė viteve 20; laburistėt anglezė ndėrkohė kishin formuar qeverinė e tyre tė parė mė 1924 dhe, nga ana tjetėr, socialistėt francezė kishin fituar gjithashtu shumė terren politik nė vend. Por ndarja nė gjirin e lėvizjes punėtore nė socialistė e komunistė u provua tė ishte permanente. Nė Bashkimin Sovjetik, Stalini erdhi nė pushtet nė vitin 1929 dhe zhvilloi teorinė e tij tė "socializmit nė njė vend".
Tendenca revolucianare, e vėnė re nė periudhėn e pasluftės sė parė provokoi nga ana tjetėr njė reaksion tė fuqishėm nga forcat konservatore. Njė shembull i kėsaj ishte dhe "Red scare" (tmerri i kuq) nė SHBA, i cili shkatėrroi Partinė Socialiste amerikane tė Eugene Debs. Socializmi amerikan nuk e mori dot mė kurrė veten nga kjo ndėrhyrje. Nė Evropė fashizmi po ngrinte tashmė krye si njė lėvizje kundėr socializmit e liberalizmit. Fashizmi erdhi nė pushtet sė pari nė Itali, mė 1922, nėn udhėheqjen e Benito Musolinit (njė ish-socalist); lėvizje tė forta fashiste gjithashtu u zhvilluan nė Spanjė, Portugali, Gjermani e Hungari.
Ndėrkohė, Bashkimi Sovjetik ishte i zėnė me "ndėrtimin e socializmit" nė vendin e vet. Pėr herė tė parė socializmi nuk ishte tashmė vetėm njė vizion pėr njė shoqėri tė sė ardhmes, por edhe njė pėrshkrim i njė shoqėrie ekzistuese. Regjimi i Leninit i vuri tė gjitha mjetet e prodhimit (pėrveē prodhimit agrikulturor) nėn kontrollin e shtetit dhe implementoi njė sistem qeverisje qė arrihej nėpėrmjet kėshillave tė punėtorėve ose, siē njihet gjerėsisht me emrin qė vjen nga rusishtja, sovjetet. Brenda pak viteve, gjithsesi, partia bolshevike kishte vendosur njė diktaturė, dhe kjo u konsolidua mė tej nga Stalini pas vdekjes sė Leninit.
|