Nė vitin 1929, pasi Stalini i mori nė dorė pėrfundimisht frenat e pushtetit nė BS, supervendi socialist tashmė po ngrihej nė "njė fazė tė re tė socializmit". Bujqėsia u kolektivizua me koston e njė urie masive dhe tė miliona tė vdekurve nė radhėt e atyre qė guxonin tė rezistonin. Filloi gjithashtu, nga ana tjetėr, edhe industrializimi i shpejtė i vendit, me anė tė planit pesėvjeēar. Ky program pati disa efekte tė shpejta pozitive nė fillimet e tij, por gjithsesi me kosto shumė tė mėdha tė jetėve e djersės njerėzore. Mė vonė studimet e ekonomistėve treguan se gjithsesi ritmet e industrializmit nė BS nuk ishin mė tė shpejta e frytdhėnėse se ato tė Japonisė, pėr shembull apo tė SHBA-sė nė sistemin kapitalist, dhe se pėrdorimi i resurseve natyrore, materiale e humane nė Bashkimin Sovjetik ishin shumė masive asokohe.
Pavarėsisht nga arritjet nė BS gjatė viteve 1930, ato nuk arritėn ti impresiononin shumė njerėzit, ekonomistėt e politikanėt jashtė vendit, se me planet e tyre mund tė ecte pėrpara ēdo shtet e shoqėri tjetėr, ku mund tė zbatoheshin kėto ide. Por kjo, megjithatė, sigurisht qė pati njė impakt shumė tė madh nė vende tė tilla si Kina, India apo Egjipti, tė cilat u pėrpoqėn tė kopjonin disa aspekte tė modelit sovjetik. Gjithashtu, pati edhe njė numėr tė madh tė inteligjencės perėndimore qė i mbėshtesnin pikėpamjet sovjetike, megjithėse shumė prej tyre dėnonin mjetet, me tė cilat ishin arritur kėto suksese dhe krimet e Stalinit, sidomos ato tė viteve 1936-39, prej tė cilave e pėsuan shumė kuadro nė fusha tė ndryshme tė jetės sovjetike.
Kriza e vitit 1929 dhe socializmi
Depresioni i madh, i cili filloi mė 1929, duket se po provonte idenė e hedhur gjithnjė nga komunistėt e socialistėt e asaj kohe, se kapitalizmi do tė ēonte nė rrėnimin e bankave, tė ekonomisė e sė fundi tė vetė shtetit e sistemit. Por socialistėt u treguan tė paaftė asokohe qė ta shfrytėzonin kėtė moment krize pėr tė fituar zgjedhjet, apo nė rastin e komunistėve pėr tė zbatuar revolucionin. Qeveritė laburiste nė Britani e Australi pėsuan dėshtime tė thella. Nė SHBA liberalizmi i Franklin Roosevelt fitoi njė mbėshtetje popullore dhe u privoi socialistėt pėr tė pasur shanse tė mira pėr pushtet. Ndėrsa nė Evropė e, mė konkretisht nė Gjermani, po frynin erėra tė reja; po vinin kohė tė vėshtira. Nacionalsocialistėt e Adolf Hitlerit nė janar 1933 morėn pushtetin, por ky hap sishte veēse fillimi pėr ta. Qeveria e Rajhut tė Tretė shumė shpejt do ta shkatėrronte ekzistencėn e komunistėve e socialdemokratėve gjermanė, pasi tė gjitha partitė u shkrinė me vendim tė veēantė nė njė, dhe njohėn pėr udhėheqės vetėm Hitlerin. Kjo ishte edhe pika mė kulmore qė lėvizja socialiste kishte pėsuar ndonjėherė nė tė gjithė historinė e saj. Ky hap e detyroi Stalinin ta rishikonte strategjinė e tij dhe, qė nga viti 1934 Kominterni filloi tė bėnte thirrje pėr njė front unik kundėr fashizmit. Partitė socialiste nė fillim ishin dyshuese pėr kėtė hap tė Stalinit,
por gjithsesi u arrit tė krijoheshin tė ashtuquajturat fronte popullore (njė bashkim socialistėsh e komunistėsh) nė Francė e Spanjė. Zgjedhja e njė qeverie tė Frontit Popullor nė Spanjė nė vitin 1936 provokoi revoltėn dhe krijimin e njė force paraushtarake fashiste qė solli edhe luftėn civile nė Spanjė. Kriza nė Spanjė bėri qė tė rrėzohej edhe Fronti Popullor nė Francė, qė udhėhiqej nga Léon Blum. Megjithė pėrpjekjet, frontet popullore nuk ishin dot nė gjendje ta pengonin ardhjen e fashizmit apo tė zbatimit tė planeve agresive tė boshtit fashist.
Stalini dhe Trocki
Kur Stalini konsolidoi pozitat e tij pėrfundimisht nė Parti e nė shtet nė fund tė viteve 20, rivali i tij kryesor, Leon Trocki, ishte detyruar tė qėndronte nė ekzil nė Meksikė. Nė veprat e Trockit si Revolucioni i tradhtuar dhe nė Historia e revolucionit rus ai zhvilloi njė teori tė "revolucionit permanent", si njė alternativė ndaj socializmit burokratik tė Bashkimit Sovjetik nėn Stalinin, megjithė faktin se Trocki vetė kishte luajtur njė rol udhėheqės nė vendosjen e diktaturės sovjetike, para vdekjes sė Leninit. Nė vitin 1938 Trocki themeloi njė internacionale tė re tė komunistėve disidentė, qė njihet me emrin Internacionalja e Katėrt, por partitė pjesėmarrėse nė tė mbetėn vetėm nė kufijtė e disa sekteve dhe nuk u bėnė kurrė pengesė serioze apo sfidante tė partive ortodokse komuniste. Nė vitin 1940 Trocki u vra me urdhėr tė Stalinit, dhe Trockizmi si ideologji u ndalua deri nė vitet 60.
|