"Mistrece Gjakovare"
Anėtarėsuar: 26-08-05
Vendndodhja: n'shtepi
Postime: 8,179
|
KOSOVĖN E KA KAPĖ RRYMA
Nga Ridvan Berisha
Largpercuesi i shembur ne fshatin Likoshan te Drenices
Javėt e fundit vetėm Prishtina, kryeqyteti i Kosovės, me sa duket i ka shpėtuar reduktimeve tė gjata tė energjisė elektrike. Thuajse tė gjitha rajonet tjera tė Kosovės kanė qenė tė mbuluara nga terri dhe nga orari i pakontrolluar i reduktimeve. Kjo situatė e vėshtirė energjetike ka nxitur revoltėn dhe dhunėn e qytetarėve. Nė disa qytete tė Kosovės si, Mitrovicė, Gjilan, Gjakovė dhe disa vende tė tjera, grupe qytetarėsh, tė hėnėn e kėsaj jave, kanė protestuar pėr ndėrprerjet e gjata tė energjisė elektrike.
Furnizimi me energji elektrike ėshtė pėrkeqėsuar edhe mė shumė pas njė sulmi tė javės sė kaluar qė pasoi rrėzimin e qėllimshėm tė largpėrēuesve mes fshatit Qirez dhe Likoshan nė komunėn sė Drenasit, derisa zyrtarėt e hetuesisė sė SHPK-sė kanė deklaruar se janė nė veprim pėr tė gjetur shkaktarėt e kėtij dėmi. Banorėt e kėtij fshati i takojnė kategorisė C, kategori kjo pėr tė cilėn KEK-u nuk garanton furnizim tė energjisė elektrike. Ndėrkohė qė zyrtarėt e KEK-ut kanė reaguar ashpėr ndaj kėtij sulmi, duke thėnė se pėr kthimin nė funksion tė lartpėrēuesve tė rrėzuar nevojitet angazhimi dhe ndihma e ekspertėve tė huaj. Pa dyshim se rrėzimi i kėtij largpėrēuesi qė Kosovėn me Malin e Zi, Kroacinė dhe Europėn ka vonuar pėrpjekjet e KEK-ut pėr tė siguruar importin e energjisė elektrike dhe njėherit ka dėmtuar rėndė edhe interesat e konsumatorėve kosovarė.
Zėvendėsministri i Ministrisė sė Energjetikės, Agron Dida, ka thėnė se dėmi ėshtė direkt dhe indirekt. Dėm direkt ėshtė ai ekonomik qė pėr riparimin e kėtyre shtyllave nevojiten mė shumė se 500 mijė euro; dhe, dėmi indirekt, qė ka tė bėjė me destabilizimin e sistemit tė energjisė, ngase vėshtirėsohet importi dhe eksporti i energjisė nga Kosova nė Mal tė Zi dhe nė gjithė Europėn.
Nuk ėshtė i besueshėm fakti se nė Drenicė nuk paguhet energjia elektrike, por ėshtė e besueshme se kėtu ėshtė njė gjendje mė e rėndė, ka dekleruar kryetari i Komunės sė Drenasit, Gani Sylaj, duke shtuar se problem tjetėr pėr kėta banorė ėshtė edhe pagesa paushall prej 70 eurosh pėr energji elektrike. Sylaj e dėnoi shkatėrrimin e largpėrēuesit dhe nuk dėshi tė spekulojė se kush mund tė fshihet prapa kėtij dėmi tė madh kundėr KEK-ut.
Protestat pėr rrymė
Nė Mitrovicė, mė 30 janar 2006, dy pjesėtarė tė Shėrbimit Policor tė Kosovės kanė marrė lėndime nga njė grup prej rreth 40 tė rinjsh, tė cilėt po protestonin kundėr ndėrprerjeve tė shpeshta tė energjisė elektrike nė lagjen Gazmend Baliu, nė Shipol tė Mitrovicės.
Zėdhėnėsi i policisė pėr rajonin e Mitrovicės, Larry Miller, tha se sulmi ndaj oficerėve tė policisė ka ndodhur nė kohėn kur disa nga personat e pėrfshirė nė protestė kanė tentuar ta largojnė ngasėsin e njė kamioni nga kamioni i tij.
Sipas tij, dy tė dyshuarit janė arrestuar dhe mė vonė janė liruar me urdhėrin e prokurorit, ndėrkohė qė policėt janė nė kėrkim tė dy tė dyshuarve tė tjerė, tė cilit ishin tė pėrfshirė nė kėtė sulm. Gjatė kėsaj javė autoritetet komunale dhe pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut kanė ndėrmarrė disa pėrpjekje pėr tė qetėsuar banorėt dhe pėr tu dhėnė atyre pėrgjigjėn pėr kaosin energjetik.
Po ashtu edhe nė Gjilan, me 30 janar, qinda qytetarė filluan ti japin nėnshkrimet nė peticionin Mjaft KEK, qė ėshtė iniciativė private e njė gjilanase, ndėrsa pėr shkak tė mungesė sė energjisė elektrike, disa drejtori komunale tė Vitisė dhe gjimnazi i qytezės kanė shkuar nė pushim tė detyrueshėm. Drita Ramadani, njė gjilanase e revoltuar me terrin e rėndė, si e tha ajo, tė hėnėn ka nisur njė iniciativė private pėr nėnshkrimin e peticionit Mjaft KEK nga qytetarėt, i cili do ti dėrgohet pėrgjegjėsve tė KEK-ut nė qendėr. Pėrfaqėsuesit e kėtyre komunave kanė qartėsuar KEK-un pėr kėtė regjim tė pakontrolluar tė reduktimeve dhe njėherit u kanė bėrė thirrje qytetarėve qė ti paguajnė faturat e energjisė elektrike.
Edhe nė Gjakovė, me 30 janar, dhjetėra banorė tė qytetit dhe tė disa fshatrave, nė mėnyrė tė organizuar kanė protestuar nė shenjė pakėnaqėsie me mungesėn e energjisė elektrike.
Kėto protesta, tė cilat u mbajtėn nė tė njėjtėn ditė nė disa qytete tė Kosovės, i kanė shtyrė autoritetet e KEK-ut dhe institucionet tjera tė mendojmė mė seriozisht pėr funksionalitetin dhe riorganizimi e planit tė reduktimeve ABC.
Konsumatorėt e kategorisė A, qė prej kėsaj jave e deri nė zgjidhjen e problemit me import tė energjisė, do tė furnizohen me energji elektrike 4 mė 2 nė favor tė dritės, kategoria B 3 orė me rrymė dhe 3 pa tė, ndėrsa kategoria C zyrtarisht do tė ketė 2 orė energji dhe 4 orė nuk do tė ketė rrymė.
Ministri e Energjetikės dhe Minierave (MEM) , Ethem Ēeku, dhe shefi i shtyllės tė IV tė UNMIK-ut Joachim Ruecker, tė cilėt njėherėsh janė dhe anėtarė tė Bordit tė KEK-ut, theksuan sė kėtė vendim bordi i KEK-ut e ka marrė pas shtimit tė kėrkesave tė konsumit tė energjisė qė tash pėr tash ėshtė nė pikėn mė tė lartė mbi 1200 megavat, ndėrkohė qė KEK-u po prodhon vetėm 550 megavat.
Ēeku dhe Ruecker thanė se njė ndėr shkaktarėt qė ka ndikuar nė orarin e ri tė furnizimit ėshtė edhe pengesat dhe vėshtirėsitė qė janė hasur nė transportimin e energjisė sė importuar qė kalon nėpėr territorin e Serbisė.
Sipas ministrit Ēeku dhe shefit tė shtyllės IV, Ruecker, ky regjim i furnizimit me energji elektrike do tė zgjatė me sė shumti deri nė fund tė muajit shkurt.
E tėrė kjo situatė e rėndė energjetike nė Kosovė ka ardhur jo vetėm pėr shkak tė importit tė ērregullt me energji elektrike nga vendet e rajonit dhe tė prodhimit jostabil tė termocentraleve tė KEK-ut, por edhe nga njėpjesė e madhe e fajit qė e mbajnė edhe konsumatorėt tė cilėt ose nuk e paguajnė energjinė elektrike ose e vjedhin atė. Ky ka qenė justifikimi qė kėto ditė e kanė dhėnė autoritetet kompetente.
KEK ka filluar me zbatimin e planit tė ashtuquajtur ABC nė fillim tė dhjetorit tė vitit tė kaluar. Sipas kėtij plani, KEK-u konsumatorėt i ndanė nė tri grupe: A, B dhe C. KEK aktualisht prodhon mbi 550 megavat orė energji.
Zemėrimi nė rritje i qytetarėve pėr funksionalitetin e dobėt tė KEK-ut ndoshta mund tė kalojė nė dhunė tė paparashikuar nėse autoritetet nuk japin shpjegimet e duhura pėr sistemin energjetik nė Kosovė.
Bashkėsia ndėrkomėtare qė prej pėrfundimit tė luftės si dhe institucionet e Kosovės kanė shpenzuar qindra miliona euro pėr tė mėkėmbur termocentralet e KEK-ut. Gjashtė vjet mė pas, ky investim duket se ėshtė bėrė pa analiza tė sakta pėr faktin qė kjo javė e dėshmoi jofunksionalitetin e vėrtetė tė TC tė KEK-ut.
Sipas analistėve, autoritetet e KEK-ut duhet tė mendojnė edhe pėr lartėsinė e ēmimeve tė faturimit tė energjisė elektrike. Kosova aktualisht shėnon njė ecje mjaft tė ngadalshme tė zhvillimit ekonomik, njė numėr i madh i njėrėzve janė tė papunė, pensionistėt vazhdimisht shprehin brengat e tyre pėr pagat e ulėta, prandaj ndoshta ulja e ēmimeve tė faturimit tė energjisė mund tė konsiderohet njė zgjidhje e pėrkohshme pėr pakėsimin e pakėnaqėsive tė qytetarėve.
Zgjidhjen e njėrit prej problemeve mė tė mėdha tė Kosovės, KEK-ut, mund ta garantojnė investitorėt e fuqishėm, mirėpo edhe kjo zgjdhje mund tė dėshtojė nėse qytetarėt nuk i bėjnė pagesat pėr energjinė e shpenzuar.
__________________
Kėrkoje vetė fatin, me jetėn mos u grind, urrejtja fitohet ... Dashuria lind !
|