Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-06, 02:28   #306
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Prijės i llojit biblik

"Fjalėt e mia do tė jenė ushtri e padukshme, me kuaj dhe qerre lufte, dhe, unė, do tzi mposhti pa shpatė dhe shtizė, priftėrinjtė e Jeruzalemit dhe cezarėt" thotė Jezusi nė veprėn e poetit tė madh libanez Khalil Xhubran (Jubran), "Jezusi, biri i njeriut".

Xhoana M. Perkaj

Tė shtunėn e kaluar, mė 21 janar, ndėrroi jetė Presidenti i Kosovės, shqiptari i cili ka besuar se forca shpirtėrore e njė populli mund ta mposhtė fuqinė brutale ushtarake tė okupatorit. Ashtu siē kanė besuar esenėt, se e Mira, nė fund, ngadhnjen mbi tė Keqen, duke e parafytyruar kėtė si luftė tė forcave tė Dritės me forcat e Territ.
Hegeli ka thėnė se secili popull ka liderėt ēfarė meriton. Ibrahim Rugova ka qenė prijės madhėshtor i popullit madhėshtor tė Kosovės. nė rrugėn kalvarike qė e kalonte Kosova qė nga viti 1912, presidenti Rugova ishte ai prijės i llojit biblik i cili i printe popullit shqiptar nė rrugėn e tij tė fundit e cila ēonte nė maje tė Golgotės.
Populli i Kosovės ka pasur besim nė prijėsin e vet edhe atėherė kur tėrė Ballkani, miqtė dhe armiqtė, prisnin qė shqiptarėt ta marrin barrėn kryesore nė shpėrbėrjen e godinės monstruoze tė quajtur Jugosllavi. Ishte ky ndėr momentet e rralla nė histori kur shqiptarėt u pėrmbajtėn nga hyrja nė njė luftė tė kotė dhe e pashpresė pėr ta. Aq mė tepėr kur Millosheviqi dual nga luftėrat jugosllave si "arkitekt dhe garant i paqes nė Ballkan".
Koha qė vie do tė tregojė se Dr. Ibrahim Rugova ishte lideri mė i rėndėsishėm shqiptar qė nga Fan Noli. Pėrveē faktit se tė dy i kanė prirė popullit tė vet nė kohėn e kthesave vendimtare historike, ata i bashkon edhe fakti se edhe dr. Rugova si Noli, ka ėndėrruar pėr kthimin e shqiptarėve nė gjirin e popujve europianė. Si Noli, edhe dr. Rugova ka qenė, nė radhė tė parė, intelektuali i rangut mė tė lartė. Mediat elektronike europiane, tė cilėt e radhitėn vdekjen e dr. Rugovės ndėr lajmet kryesore tė ditės, e cekėn pikėrisht faktin se ishte fjala pėr intelektualin i cili ėshtė shkolluar edhe nė Sorbonė.
Kur vdiq vitin e kaluar Papa Gjon Pali II, papa i ardhshėm, dr. Joseph Ratzinger nė fjalėn e funeralit i tha edhe kėto fjalė prekėse, duke iu drejtuar tė tė ndjerit: "Jam i bindur se tani je duke na shikuar nga dritarja e Babait tonė hyjnor". Tė parėt tanė pellazgė parafytyronin se shpirtėrat e njerėzve tė drejtė pas vdekjes pushojnė nė fushat e Eliseut qė ėshtė njė vend i largėt, diku nė perėndim, pėrtej Oqeanit, vend i cili nuk njeh shi e borė, vend tė cilin e freskon puhia e lehtė e Oqeanit. Aty nėn Diellin e amshueshėm dhe yjet e kthijellta, jetojnė benjaminėt e drejtė tė perėndive. Kėshtu ėndėrronin pellazgėt. Sot, rruga mė e famshme e kohėrave moderne quhet Fushat e Eliseut (Champa dzElyses), ndėrsa, himni i Europės sė bashkuar pėrmes vargjeve tė Schillerit dhe muzikės sė Beethovenit, e lavdėron jetėn si gėzim tė amshueshėm nė Fushat e Eliseut. Kush kishte thėnė se kėto Fusha janė tė njė populli i cili deri vonė ka qenė i harruar, diku nė qoshin e Ballkanit.
A ka mundur tė imagjinojė specializanti i ri i letėrsisė, Ibrahim Rugova, duke ecur Fushave tė Eliseut ato vite 1976 - 77, se do tė vie dita kur shpirti i tij do tė na shikojė nga lartėsia hyjnore tė legjendės pellazge?
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė