Shiko Postimin Tek
Vjetėr 04-02-06, 18:37   #39
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka mendoni per bashkejetesen?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Murgesha
A do te ishte me mire qe njerezit te bashkejetojne dhe te njihen me mire para se te martohen?
Per te dhene apo shpreh nje opinion mbi kete fenomen , koheve te fundit e pranishme edhe ne shoqerine shqiptare lypset nje studim dhe analize lidhur me familjen dhe evoluimin e saj gjate historise. Pasi qe siq dihet familja dhe institucioni marteses gjate historise kane pesuar ndryshime prej me te ndryshme.

Per te studim dhe analize lidhur me familjen dhe evoluimin e saj gjate historise. Pasi qe siq dihet familja dhe institucioni marteses gjate historise kane pesuar ndryshime prej me te ndryshme.
Deri sa ne mesjet perzgjedhja e partnereve per martese zakonisht nuk percaktohej nga dashuria ose afeksionet por nga interesat social dhe ekonomik qe nderthureshin ne vazhdimesin e ndermarrjes familjare , mirepo ne shoqerine e re, me shfaqjen e kushteve te reja materiale, ēeshtja e familjes ze vend tejet me rendesi , sepse kjo shoqeri duke krijuar industrine, fabrikat etj, dalengadale prej familjes e terheq jo vetem mashkullin e femren , por edhe femijet per pune jashte familjes, me te cilen gje mundeson krijimin e disa ēeshtjeve dhe problemeve ne vete familjen te cilat jane te natyres se rendesishme.

Duke analizuar kete gjendje dhe ne lidhje me dukuri te reja, ne radhe te pare me shkuarjen e femres dhe te femijeve ne pune jashte familjes, shume teoricient , konstatojne qe mjetet moderne dhe prodhimtaria moderne e mundeson femren te inkuadrohet ne pune ne industrine moderne dhe gruaja mund te punoje edhe ne makinat moderne dhe me punen e vet te ekonomizoje dhe prodhoje ....
Shpeshehere theksohet se familja sot ne tere boten eshte kah perjeton krize te dukshme . Nuk ka dyshim qe themelet , rrenjet e kesaj krize qendrojne kryesisht edhe ne karakterin e mardhenieve brenda ne familjen bashkekohore, ku ato marredhenie jane kualitativisht mardhenie te reja dhe ne kundershtim me koncepcione patriarkale qe kane ekzistuar edhe ekzistojne akoma ne familje .

Familja ne shoqerine bashkekohore ndryshon mjaft prej familjes ne shoqerine patriarkale dhe ne shoqeri ku fillojne koncepcionet individualiste.... Lidhur me koncepcionet dhe pyetjet se cfare sot mund te jet (definohet) nje familje ? Kush e krijon familjen , A mund te konsiderohet familje nese nje person jeton vetem ne nje banese apo - te konsiderohet familje nese dy persona me gjini te njejet (homoseksual) jetojn ne nje kulm ? A eshte kurorezimi /martesa politike-ekonomike e shtetit/religjionit? Jane disa nder ato pyetjet qe hasin ne nje laramani pergjegjejesh !

Bashkjetesa –eshte nje form e nderveprimeve intrapersonale qe funksionon ndermjet dy partnereve, e cila funksion si familje .
Eshte qeshtje ideologjike mbi ate se si e perceptohet familja , ne cfare koncepcione shifet familja . Kjo eshte edhe qeshtje kulture mbi definimin e familjes.
Raportet ne shoqerine bashkohore ne bashjetes - ku qiftet rrojne se bashku ne marredhenie seksuale me njeri-tjeterin pa qene te martuar po perhapet gjithnje e me shume ...
Sot nje pejese e mire e te rinjeve bashkjetesen e konsiderojne si nje faze eksperimentuese perpara marteses. Te rinjet hyjne ne kete mardhenie me teper te shtyre nga rrethanat e rastit sesa pasi kane bere plane apo kane menduar paraprakisht per kete . Cifit qe ka hyre ne mardhenie seksuale kalon nje pjese te madhe te kohes bashke dhe njeri apo tjeteri le shtepine e vet per te jetuar ne te njejtin vend me partnerin ...Jetesa me nje njeri te seksit tjeter mbahet e fshehte nga shume te rinje qe akoma nuk i kane mbushur te njezetat . Shumica e grave te reja perpiqen ta fshehin natyren e vertete te jeteses se tyre nga prinderit , ndersa burrat nuk i shqeteson shume kjo gje ...

Besoj qe bashkjetesa eshte nje zgjedhje dhe nevoj e domosdoshme para qe dy partner te kurorzojne martesen , pasi qe kjo eshte nje vete sfidim mbi bashkejetesen e legjitimuar qe lindin ne mardheniet juridike te cilat jane te krijuara nga shteti dhe e drejta per shkaqe konsensusi , interesi dhe stabiliteti shoqerore . Kurorzimi – me shume eshte qeshtje e pergjegjesive qe dy kontraktore ( dy qifte ) krijojn nje mardhenie juridike , te cilat mbeshteten me autorizime dhe detyrime midis paleve premtuese (kontraktuese) dhe ne rast te shuarjes se mardhenjes juridike pala e demtuar dhe ndermjetesuesi i paleve kontraktuese ( ne kete rast shteti) perfitojn benificione materiale ( Me bashkejetes interesi<<material>>, konsensual dhe stabiliteti brenda shoqerise shteteror/religjioz nuk realizohet ... ...Pasi qe Femra si njesi ekonomike qe shitej –dhe kontraktohej gjate mesjetes sipas kushteve dhe marreveshje te parapara me kontrate ne mes paleve .,ku pala premtuese garanton kualitetet dhe nderin e femres (familjes) ndersa pala tjeter paguan lirat per mishin e blere !!

Si pasoj e martesave te shpejta dhe te paplanifikuara dhe si pasoj e mos dijes mbi pergjegjesit dhe pasojat qe bartin ne te ardhmen ne kete mardhenie shoqerore vjen deri te prishja marteses – shkurorzimet ....
Shkurorezimet ne shkencen jurispodente perkufizohen si nderprerje e marteses se plotefuqishme ndermjet bashkeshorteve me vendimin e gjyqit per shkaqet e parapara me ligj .
Kjo ēeshtje deperton ne interesat e shoqerise edhe si e tille parashtrohet para shoqerise . Ēeshtja e shkurorezimit , ne esencen e vet hyn ne suazat e ēeshtjeve te cilat jane te pandara dhe jane te lidhura ngushtesisht me problemin e stabilitetit te familjes dhe ekuilibrit jo te mjaftuar te bashkeshorteve .
Pasojat me negative te shkurorizmeve i perjetojne femijet dhe jane viktime e mosmarreveshjeve te prinderve . Keto pasoja shfaqen ne forma te ndryshme duke lene gjurme te pashlyeshme ne jeten psikologjike dhe emotive te familjes .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė