Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-02-06, 21:43   #314
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Vizitorėt thonė se gjithmonė do ta vizitojnė vendin ku pushon udhėrrėfyesi i Kosovės, Presidenti Rugova






Prishtinė, 6 shkurt - Nė ditėn e nėntė tė homazheve nė Varrezat Pėrkujtimore nė Velani, qė kur iu dha lamtumira e fundit Presidentit Ibrahim Rugova, qytetarėt e Kosovės po vazhdojnė t’i bėjnė nė shenjė nderimi pėr krijuesin e shtetit modern tė Kosovės.
Njėra nga pikat mė tė larta tė Prishtinės, ėshtė shndėrruar nė vendin mė tė vizituar qė nga krijimi i kėtij qyteti, qė ka njė listė tė vogėl vendvizitash.
Pak kohė mė parė Prishtina filloi tė tėrheqė vėmendjen e vizitorėve ditorė, me vėnien e monumentit tė Skėnderbeut, kryeheroit shqiptar nė qendėr tė qytetit, pas tė cilit Dr.Rugova besohet tė jetė figura mė madhėshtore kombėtare shqiptare. Kėtij monumenti historik i ėshtė bashkuar, qė nga vdekja e Presidentit Rugova, varri i tij, qė qysh tash ka fituar emrin e njė vendi peligrinazhi, qė bashkon vendvizitat turistike dhe ato tė shenjta, qė nuk ndodhet anjė vend tjetėr i tillė nė Kosovė. Pėr shqiptarėt kjo e dyta ėshtė rrėnjosur nė vetėdijen e tyre, pėr njeriun mė meritorė pėr krjimin e shtetit modern tė Kosovės, nga e cila u nda nė pėrfundim tė kėtij procesi, qė siē thoshte ai tė njohjes formale tė pavarėsisė, njohje qė pret tė zyrtarizohet mė sė largu nė vjeshtėn e kėtij viti.





Nė shenjė nderimi pėr kėto vlera si dhe pėr ruajtjen e qenies shqiptare nga tmerret e luftės, dhe pėr shumė kujtime dhe vlerėsime tė tjera qė ruajnė qyetarėt pėr tė, edhe kėto ditė acari, vizitat e mijėra qytetarėve tė ardhur nė mėnyrė tė organizuara dhe spontane nga tė gjitha viset e Kosovės si dhe nga viset tjera shqiptare, kanė vazhduar edhe sot. Nė mesin e kėtyre delegacioneve qė kanė bėrė vizita dhe kanė vendosur kurora lulesh ishte edhe ai i kryesuar nga ministri i Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri, qė shoqėrohej nga i gjithė stafi drejtues i kėsaj ministrie. Ndėrsa, ndėr grupet mė tė mėdha qė kanė ardhur sot, ishte vizita e shkollės sė mesme ekonomike nga Podujeva, ndėrsa nuk ndėrpriteshin as pėr njė ēast vizitat familjare dhe ato nė grupe tė vogla.
Poashtu vizitat kanė vazhduar edhe gjatė uikendit, nė mėnyrė tė organizuar ishin qindra qytetarė dhe nxėnės nga Gjilani, pastaj nga Dardana, njė delegacion i kryesuar nga kryetari i Degės sė LDK-sė dhe i qytetit, Shaip Surdulli, qė kishin udhėtuar me autobusė.
Shumė qytetarė tė Kosovės, qoftė edhe rastėsisht kur i bie tė vijnė nė Prishtinė, nuk kthehen nga kryeqyteti pa vizituar vendin ku pushon udhėrrėfyesi i tyre, Presidenti Rugova, me tė cilin fati i tyre ishte i lidhur pashkėputshėm. Dhe ua shpėrbleu, si askush tjetėr nė histori. Ndėrsa, ata sot sikur po pėrpiqen t’ua kthejnė kėtė borxh.
Ndėrsa, dita e zisė po mbaron sot, por bashkė me pikėllimin zyrtar dhe velin e zisė, asgjė mė tepėr. Zbrazėtia e thellė qė ka lėnė nė politikėn dhe nė kujtesėn shqiptare, qytetarėt po pėrpiqen ta gjejnė kėtė ngushėlli tė paktėn duke vazhduar nderimin pėr presonalitetin e Presidentit Rugova.
Edhe nė ditėt e tjera dhe nė gjithė tė ardhmen do tė vazhdojnė homazhet dhe nderimet, nė "Varrezat Pėrkujtimore".
Ato nuk marrin fund, sot, sepse sapo kanė filluar. Gjer mė sot do tė kenė qenė rreth gjysmė milioni pėr homazhe pas lamtumirės sė fundit.
"E vlerėsojmė shumė, ka qenė shumė i mirė", thotė Bedrije Mulliqi, nga Prishtina, qė ėshtė vetėm njė nga ata mijėra njerėz qė vijnė pėr herėv tė dytė e tė tretė pėr homazhe. "Dhe do tė vijė edhe shumė herė tė tjera. Gjithėherė do tė vijmė", thotė ajo.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė