Shpati mbaju pėr karrige kur tė lexojsh kėtu.
Kandidati i LDK-sė, Fatmir Sejdiu: Vazhdim i qasjes dhe vizionit tė Rugovės
Kryesia e Lidhjes Demokratike tė Kosovės shpalli sot edhe zyrtarisht Fatmir Sejdiun, kandidat pėr president tė Kosovės. Nė prononcimin e parė Sejdiu tha se do tė vazhdohet me ngulm ai vizion dhe ajo qasje qė ka pasur Ibrahim Rugova pėr Kosovėn- pėr pavarėsinė, pėr demokracinė dhe pėr ardhmėrinė e saj tė pėrgjithshme dhe pėr proceset euro-atlantike ...
Kolė Berisha deklaroi se pas tragjedisė sė madhe pėr popullin, Kosovėn dhe LDK-nė, kryesia e LDK-sė nė mbledhjen e saj tė sotme unanimisht ka marrė "vendim kapital" rreth propozimit tė kandidaturės pėr kryetarin e ri tė Kosovės. Ėshtė njė vendim unanim i Kryesisė qė dėshmon edhe njė herė unitetin e kėsaj partie. Nuk priten pėrplasje apo pėrēarje siē ndonjėherė mendon dikush" tha nėnkryetari i LDK-sė Kolė Berisha.
Shefi i Misionit Ndėrkombėtar nė Kosovė, Soren Jesen Petersen e ka mirėpritur vendimin e sotėm tė LDK-sė pėr kandidaturėn e Fatmir Sejdiut pėr kryetar. Duke folur pas takimit qė pati me kryeparlamentarin Nexhat Daci, kreu i UNMIK-ut tha se ėshtė shumė me rėndėsi qė tani tė ketė pėrgjgjėsi tė lartė politike dhe tė ecet pėrpara me hapa tė shpejtė./
|