Jeta vazhdon...!
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
|
Shenime tė ēastit
Me rastin e vdekjes se Ibrahim Rugovės
Shkruan: Ali D. Jasiqi
Shkrimet e vet tė para nė leninė e letėrsisė Ibrahim Rugova i filloi me poezi, ashtu siē veprojnė tė thuash tė gjitha ata,qė fillojnė tė merren me letėrsi. Ai botoi nja njėzetė poezi , tė cilat ishin nė nivelin e poezive qė botoheshin nė atė kohė. Por shumė shpejt e braktisi kėtė gjini pėr tiu kushtuar studimit tė letėrsisė, veēmas kritikės letrare. Madje qysh nė pėrmbledhjen e tij te parė tė shkrimeve nė kėtė lėmi,nė atė Prekje lirike 1971 dėshmoi pėr njė prirje drejt letėrsisė se avancuar perėndimore duke e ia shmangur asaj tė realizmit socialist qė kishte pėrfshi njė pjesė tė letėrsisė se kampit tė ashtuquajtur socialist, trevė kjo se cilės i takonte edhe Shqipėria por edhe Kosova si pjesė pėrbėrėse e Jugosllavisė sė atėhershme. Tė shtojmė se punimet e kėtij libri se parit u botuan nė tė pėrkohshmen Fjala me mbititull Zenite letrare, ku shihej orientimi i tij qė tė merrej me kulmet e letėrsisė, kryesisht asaj botėrore. Nė kėtė kontekst duhet shikuar edhe pėrpjekjet e kėtij krijuesi qė tė lirohet nga dogmat e realizmit socialist,qė e kishin kapluar letėrsinė qė krijohet nė atė kohė ,veēmas , atė qė krijohen nė Shqipėri e qė nė njėfarė mėnyrė ndikonte edhe nė krijimtarinė letrare qė krijohej nė trojet e ish Jugosllavisė, ku jetonin dhe vepronin shqiptarėt. Ėshtė thėnė dhe shkruar se Ibrahim Rugova ishte ndėr tė parėt qė e kundėrshtoi kėtė drejtim letrar me shkrimet e tij tė botuara nė shtypin e kohės. Nė tė vėrtetė qė nė shkrimet e botuara nė librin e tij tė paralajmėronte orientimin e ti qė synonte nga kulmet e letėrsisė botėrore, tė asaj pjesė mė progresive tė kėsaj letėrsie. Kėtė orientim tė tij ai do ta pėrsosi pas qėndrimit disa muajsh nė Paris tė Francės. Madje mund tė thuhet lirisht se krijimtaria e tij lidhet me modernitetin nė kulturėn shqiptare, me modernitetin e kritikės letrare dhe shkencore,jo vetėm tė asaj qė krijohej nė trojet e ish Jugosllavisė, ku jetonin shqiptarėt, por nė mbarė regjionin ku flitet e shkruhet shqipja. Nė kėtė mėnyrė veprat e tij bėhen fanar qė ndriēojnė aspekte tė ndryshme tė letėrsisė, shikuar nga aspekte qė deri mė atėherė nuk ishin kultivuar nė letrat shqipe.
Nė ndėrkohė Ibrahim Rugova botoi edhe veprat tjera Kah teoria (1971),Strategjia e kuptimit(1980),Vepra e Bogdanit 1675-1685( 1982),Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983(1983)Refuzimi estetik(1987) dhe ėshtė koautor i dy veprave tė tjera Kritika letrare( bashkė me Sabri Hamitin) (1979) dhe Bibliografika e kritikės letrare shqiptare ,44-,74 (bashkė me Isak Shemen) (1976). Vitin e kaluar Shtėpia botuese Faik Konica e Prishtinės e botoi kompletin e veprave tė tij pėr tė dėshmuar kėshtu vlerat e pakontestueshme me tė cilat disponon kjo krijimtari e qė nuk e kanė humbur aktualitetin as sot e kėsaj dite. Nė tė gjitha kėto vepra hetohet mprehtėsia e tij pėr ti kap gjerat, pėr tė shqyrtuar me mjeshtri dhe aftėsi tė rrallė ēėshtje qė i shtron nė kėto punime. Nė tė gjitha kėto vepra duket qartė prirja e tij pėr tė ndriēuar sa mė mirė ēėshtjet pėr tė cilat shkruan, duke i qėndruar besnik orientimit tė tij primar, qė veprėn ta analizojė nga aspekte e artit dhe tė rolit tė saj nė zhvillimin e dijės. Ibrahim Rugova ka bėrė zgjedhjen dhe pėrgatitjen pėr shtyp tė vjershave tė zgjedhura tė poetėve bashkė[kohorė si Din Mehmeti, Ali Podrimja, Beqir Musliu etj, tė cilat i shoqėronte me parathėnie, qė nė realitet janė analiza tė thuktė tė vlerave tė kėtyre veprave. Dy janė veprat mė tė ēmuara tė kėtij krijuesi, e qė me duket se janė kryeveprat e Ibrahim Rugovės dhe ato Vepra e Bogdanit 1675-1685 dhe Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504-1983.Derisa nė tė parėn ai do merret me studimin e gjithanshėm tė veprės sė kėtij humanisti dhe shkrimtari nė tė dytėn Rugova do tė merret me rrugėt e zhvillimit tė kritikės letrare nė letėrsinė shqipe. Sipas tij mendimi kritik pėr veprat e artit tė fjalės sė shkruar nė letrar shqipe ėshtė shumė e hershėm, madje ai zė fill me paraqitjen e shkrimeve tė para tė shkrimtarėve shqiptarė. Kėshtu, pėr shembull, ai ka shkruar edhe kėta rreshtaPo ashtu nė vijėn e humanizmit kemi edhe poetin dhe filozofin Mikel Maruli (1453-1500), i cili shkruante poezi nė frymėn e elegjive tė Katulit dhe bėnte interpretimin poetik tė botės sipas Lukrecit. Mė 1497 botonte dy vepra tė njohura Epigrame dhe Himnet e natyrės, si la nė dorėshkrim veprėn Mbi edukimin princėror. Duke vepruar kėshtu ai dėshmonte pėr pėrkushtimin e tij qė tė gjurmojė dhe gjejė elemente tė mendimit kritik pėr vepra letrare, tė botuara mė herėt.
Nė vazhdim tė kėtij studimi Ibrahim Rugova do tė pėrqendrohet nė vlerėsimet qė janė dhėnė pėr letėrsinė dhe pėr veprat letrare nė kohė dhe hapėsirė tė ndryshme. Njė vend tė rėndėsishėm nė veprėn e tij zė mendimit kritikė i shkrimtarėve tė Rilindjes kombėtare dhe kontributi i ēmuar i shkrimtarėve tė kėsaj periodė, tė cilit kishin botuar vepra tė shumta nė poezi,prozė apo edhe gjini tė tjera tė krijimtarisė artistike, por qė kishin dhėne dhe vlerėsime pėr veprat e botuara, nė mesin e tė cilėve ai do tė pėrmendi edhe Jeronim De Raden, mandej Faik Konicėn, tė cilin e radhiste nė mesin e kritikėt mė tė ēmuar tė mendimit estetik nė letrar shqipe, i cili qė nė shkrimin e tij nėKohėtoren e letrave shqipe dėshmonte pėr njė vetėdije tė lartė pėr nevojėn e kritikės letrare shqipe, si pjesė e letėrsisė, se cilėn edhe i ndihmon nė zhvillimin e saj .Mund tė themi lirisht se Faik Konica ēmohet si njeri ndėr kritikėt mė tė mprehte dhe njė ndėr ata qė i ndihmoi zhvillimit tė mendimit kritikė nė letėrsinė shqipe.
Nė kėtė vazhdė duhet pėrmendur edhe shumė bashkėkohanik tė Konicės mesin e tė cilėve po pėrmendim Fan S. Nolin,i cili veprat e pėrkthyera nga gjuhėt e ndryshme nė shqipe i shoqėroi me introdukte andaj edhe kritikat e tij ai i quan kritika introduktore. Pa dyshim se kėto interpretime tė Nolit janė njė thesar i ēmuar nė zhvillimi dhe rriten mendimit kritik e estetik nė letrar shqipe.
Si do qė tė jetė konsolidimi i kritikės letra shqiptare fillon mė mjaft vonesė. Ai nis tė zhvillohet dhe tė kultivohet pas fillimit tė botimit tė shumė revistave letrare nė gjuhėn shqipe, qoftė nė Shqipėri apo edhe nė diasporė. Nė kėto gazeta e revista fillojnė tė botojmė shkrimet e tyre shumė penda qė mė vonė do tė bėhen tė njohura , duke i ndihmuar kėshtu kultivimit tė kritikės letrare si pjesė pėrbėrėse e letėrsisė. Kjo ndodh nė vitet 20 dhe tė 30 tė shekullit tė kaluar kur edhe fillojnė tė botohen revistat Djalėria,Shqipėria e re;Minerva, Illyria,Hylli i Dritės etj. Nė faqet e tyre do tė gjejmė shkrimet e Eqrem Ēabejt,Justin Rrotės, Mitrush Kutelit, Krist Malokit,por edhe ato tė Dhimitėr Shuteriqit,Gjergje Fishtes e shumė e shumė emrave tė njohur tė letėrsisė shqipe. Njė pjesė tė mirė tė studimit tė Ibrahim Rugovės i kushtohet kritikės bashkėkohore, veē asaj qė u krijua nė Shqipėri e veē asaj qė u krijua nė Kosovė, gjegjėsisht nė ish Jugosllavinė. Autori i veprės nė shqyrtim ka sjellė analiza tė hollėsishme pėr orientimet dhe vlerat e kritikėve bashkėkohor,qofshin ata qė punimet e veta i botuan nė shtypin e Shqipėrisė apo edhe tė Kosovės, bashkė me orientimet e tyre nė kėtė lėmi tė krijimtarisė.
Vepra e veta Ibrahim Rugova i ka pėrcjellė me aparaturė shkencore duke,cituar fusnotat pėr burimet e shfrytėzuara ashtu siē ka vepruar edhe numėrimin e literaturės se shfrytėzuar,treguesin historik tė termave, treguesin e emrave e tė ngjashme me kėto. Nė dy veprat tjera, nė njėrėn ai e ka botuar edhe listėn e pėrmbledhjeve tė poezive bashkė me vlerėsimin e shkurtėr pėr secilėn veē e veē, kurse nė tjetrėn, nė atė tė fundit Refuzimi estetik i ka numėruar romanet e botuara nga viti 1949 gjer nė vitin 1986, pra vetėm njė vit para botimit tė veprės nė fjalė. Tė gjitha kėto e bėjnė veprėn e tij me vlera tė larta jo vetėm estetike, por edhe shkencore
Shpati u bone edhe ti me na tregue diqka! Po fol i fshehur mbas emrit Shpati, se nuk ma ha mendja se do flisje keshtu me emer e mbiemer.
Shpati, na trego mbi krijimtarin dhe veprat tuaja, atehere po t'besojm?!!!
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.
Ibrahim Rugova
|