Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-02-06, 22:46   #12
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Perse digjet e perdhunohet ikona dhe simboli perendimor?

Vizatimet perqeshese te profetit te muslimaneve Muhamed, e qe u lancuan nga nje gazete daneze dhe me pas edhe nga ato norvegjeze, franceze, gjermane..etj… , tensionoj dhe provokoj boten arabe. Bota muslimane u trondit nga vizatimet tallese me figuren e profetit Muhamed. Pasuan demonstratat, rrebelimi dhe sulmi mbi ambasadat daneze e norvegjeze…. Shkaku eshte vizatimi i profetit Muhamed, thone mediat!


Nga Gezim Mekuli*, Oslo

Jane vetem vizatimet e profetit Muhamed shkaku i protestave dhe djegjes se simboleve perendimore? Apo problemi eshte me i thelle e me kompleks?

Bota arabe ka me shume se 60 vite qe eshte e tradhetuar nga demokracia perendimore. Ka me shume se 5 dekada qe popullit palestinez i privohet e drejta per te ndertuar shtetin e tyre te pavarur. Ka me shume se 3 dekada helikopteret izraelit bombardojne shtepi, shkolla e qerdhe femijesh duke vrare gra, pleq e femije… Dhe bota perendimore e legjitimizon dhe heshte per keto akte…. Por edhe ekstremistet palestinez nuk ishin pasiv. Edhe keta vrane dhe terrorizuan civilet e pafajshem izraelit neper qendra tregetare e shetitore femijesh neper Tel Aviv e gjetiu ne tokat hebreite. Sa e tmershme...
Kalojme tek shteti tjeter arab Siria, ku me vite te tera kemi nje lufte civile ne mes te rivaliteteve fetare e politke; lufte te ndihmuar nga politikat perendimore. Andaj shtrohet pyetja c'fare ndikimi kane politikat kolonialiste e neokolonialiste anlgeze, franqeze, ruse e amerikane ne boten arabe?

Vazhdojme me tutje; Shteti tjeter eshte Afganistani, i cili u be rafsh me toke nga ish BRSS dhe se voni nga aleanca anglo-amerikane dhe e ndihmuar nga qeverite perendimore. Kemi ketu edhe luften e Irakut; lufte shume kontradiktore dhe neokolonialiste. Edhe ketu bota arabe u tradhetua nga perendimoret; u hoqi qafe diktatorin Sadam Hysein por u ofron tankse dhe bombe masive…. Terrori bbreteron kete vend. Sistemi civil nuk funskionon, perpos atije ushtarak… Tani aktualisht kemi edhe Iranit ne top agjendat politike; Prodhimi i atomit. Bota perendimore santazhon dhe kercnon me saksione dhe nje retorike lufte qeverine diktatoriale te Iranit… Ndaloni prodhimin e bombes atomike eshte porosia e tyre. Por ketu ka reagime te fuqishme nga qeverite e botes arabe; Po Izralei, i cili dihet (jozyrtarisht) qe posedon atomin (ka 10 vite), pse nuk ka sanksione e keritika ndaj ketij shteti?

Sipas te gjitha ketyre fakteve shtrohen disa pyetje te medha: Cfare ndikimi ka sot ne trazimin e botes arabe, lufta ne Irak, Afganistan dhe se fundit presioni i perendimoreve ndaj Iranit? Po ceshtja e pazgjidhur palestineze?

Papunesia, varferia, analfabetizmi, ekstremizmi, dhuna dhe kriminaliteti kane kapluar shoqerite e shteteve arabe; Imamet ekstremist kane hapur me qindra shkolla fetare dhe jane duke indoktriminuar femijet dhe rinine ne lufte kunder kultures dhe gjdo gjeje perendimore….

Dhuna ne boten arabe nuk eshte ne gjenin e tyre por eshte prodhim e rezultat i lufterave kolonialiste?

Natyrisht dhunimi i ambasadave Daneze e Norvegjeze duhet denuar e ndaluar sa me pare. Ky eshte akt terorist dhe nuk e ka perkrahjen e botes se moderuar muslimane. Muslimanet e shumte jane kunder dhunes dhe shkaterimeve. Sepse kjo nuk perkon me fene islame. Dhuna eshte produkt i rrethanave sociale, politike, ekonomike dhe i moskomunikimit ne mes te kulturave te orientit dhe oksidentit.
Por tani shtrohet pyetja kush jane ata qe, faqebardhe, mund ta qetesojne shpirtin e trazuar te botes arabe? Imamet fanatik e me mendimin bunker te shekullit XIV apo politikat qe i bene keta te mendojne e veprojne keshtu?

Publikimi i vizatimeve te profetit Muhamed, mendoj une, jane ne perputhshmeri me lirine dhe shprehjen e fjales se lire. Nese lejohet te perqeshet dhe vizatohet Jesus Kristi ne boten perendimore pse kjo te mos lejohet edhe ne boten arabe? Pse te luhet me moralin e dyfisht?

Pastaj: per publikimn dhe mospublikin e nje artikulli dhe nje karikature ne ndonje medium norvegjez apo danez nuk e vendose dhe nuk eshte pergjegjesi e kryetarit apo e qeverise se shtetit danez apo norvegjez. Jo! Mirepo problemi i madh qendron ketu; Si ti spjegohet opinionit arab se kryetari i nje shteti ne perendim nuk ka fuqi te nderhyje ne media? Si te kuptohen kodet e shoqerive ne menyre reciproke?
Pra problemi nuk eshte aq i thjeshte: nuk qendron vetem tek vizatimi i profetit Muhamed ne disa gazeta perendimore, por problemi qendron ne kolonializmin dhe neololonializmin e ketyre hapsirave; okupim qe si rezultat ka kthimin e shoqerive ne mesjete….

Por, kolonializmi per se egziston qe para kolonializmit europian; siq eshte ai Grek, Romak, Aztek, Inkas dhe ne shume grupe tjera... Fjalet ”kolonizim”,, ”kulture” dhe ”kult” te gjitha rrjedhin nga fjala latine colo, e qe participi i kaluar i saje eshte cultus, dhe e ardhmja e saje culturus. Kolonializmi eshte institucionalizuar dhe eshte globalizuar. Per shembull kolonizimi (okupimi) i teritoreve ne mbare boten nga fuqite europiane eshte ngritur nga 67 per qind (1884) ne 84.4 per qind (1914). Situate kjo qe u shkaterua vetem pas rrezimti te perandorive kolonizuese ne luften e 2 boterore.
Asgje tjeter pos tolerances, mirekuptimit, rrespektit dhe njohjes se kulturave te ndersjellja do te jete vrasese per njerezimin; komunikimi eshte ilaqi i civilizimit. Gjithsesi shteti te ndahet nga religjioni dhe religjionit ti mos i ipet shume vend ne politke; mjaft e kemi administraten e Bushit dhe qeverite fanatike ne shumicen e vendeve arabe!

*Autori eshte anetare i lidhjes se gazetareve profesionist te Norvegjise.
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė