Kodoshllėkun diplomatik grek pėr njė takim Tadiē-Thaēi nė njė pritje tė Presidentit tė Greqisė, jo mė nė njė sallon intimiteti, siē veproi Simitisi kur bėri kodoshllėkun pėr takimin Nano-Millosheviē, e dėshmojnė edhe mė qartė pėrgjigjet qė Jorgos Papandreu qė ka dhėnė pėr dy pyetje lidhur me Kosovėn tė bėra nga i dėrguari i posaēėm nė Athinė i gazetės Albania tė Tiranės, Jani Gjoca. Papandreu ka bėrė njė koment interpretues gati si ai i Tadiēit mbi fjalimin qė ka mbajtur Thaēi. Papandreu e ka cilėsuar si arritje tė rėndėsishme tė Internacionales Socialiste qė Tadiēi i socialistėve serbė, Rama i socialistėve nga Shqipėria, Thaēi i socialistėve nga Kosova ishin nė mbledhje dhe mund tė shkėmbenin mendime pėr tė krijuar klimėn e dialogut tė mėtejshėm nė zgjidhjen e formės sė qeverisjes e tė statusit. Papandreu do qė kjo punė tė kryhet me bisedime midis shqiptarėve dhe serbėve.
Papandreu vė si kusht pa folur pė genocide kombėtare. Pra synon tė shfajsohen krimet e Serbisė , sikurse kėrkon edhe Drashkoviēi. Papandreu kėrkon qė ēėshtja e Kosovės tė zgjidhet nė interes tė gjithė Ballkanit, duke ngushtuar kėshtu kėrkesat e mirėfillta shqiptare. Papandreu ka pėrsėritur propagandėn bajate se shqiptarėt e serbėt duhet tė frymėzohen nga pajtimi franko-gjerman pėr tė zgjidhur problemet midis tyre dhe pėr tė kapėrcyer armiqėsitė e vjetra. Papandreu pohon se ka mendime tė kundėrta pėr pavarėsinė e Kosovės dhe ngulmon qė tė bėhet dialog vetėm pėr njė zgjidhje tė pranueshme pėr tė gjithė, pra qė ēėshtja e Kosovės tė vihet nė vartėsi tė manipulimeve serbe greke. Kuptohet qė politika greke ka qenė e mbetet mbėshtetėse e politikės serbe dhe ēdo mision i vullnetit tė mirė qė do tė premtojnė pushtetarėt e partiakėt grekė nė fakt do tė jetė kodoshllėk diplomatik pėr ti shėrbyer mė tej politikės sė Serbisė.
|