Ēmimi Gremi pėr boten e muzikės
Stina e ndarjes sė ēmimeve tė botės sė artit dhe muzikės sjell sonte edhe njė tjetėr ngjarje tė madhe, atė tė ēmimeve Gremi pėr botėn e muzikės. E veēanta e kėsaj mbrėmjeje ėshtė rikthimi i fuqishėm i kėngetares Maria Kerie, cila konkuron nė tetė kategori. Pėrballė saj radhiten konkurentė tė fuqishėm si U2, Kaeni Uest, Pol Makartni dhe Guen Stefani. Ne vazhdim, njė vėshtrim konkuruesve kryesorė pėr ēmimin prestigjoz Gremi.:
Nė mė pak se njė vit, Maria Ceri arriti tė transformohet nga njė ish kėngėtare drejt shuarjes e muzikės pop, nė njė mbretėreshė tė kėsaj muzike duke dominuar listat me kėngėn mė popullore tė vitit Ui Bilong Tugether dhe albumin mė tė shitur Dhė Emancipejshėn of Mimi....
Mbrėmja e sotme do tė jetė vendimtare nė pėrsėritjen e ngjarjes sė 16 vjetėve mė parė kur kėngėtarja e re fitoi pėr herė tė parė ēmimin Gremmi. Por e veēanta e kėsaj radhe ėshtė se ylli i muzikės pop konkuron pėr tetė kategori. Asnjė kėngėtare nuk ka fituar mė shumė se pesė ēmime Gremi brenda njė nate. Por ajo pėrballet me njė konkurencė tė fortė. Pėrballė saj qendrojnė grupi U2, Pol McCartni, Grin Dei dhe kengetarja Guen Stefani. Por Maria Keri nuk ėshtė e vetmja me tetė kandidatura. Pėrbri saj radhiten edhe Kejni Uest dhe Xhon Lexhend.
Keri dhe Uest konkurojnė pėr kėngėn dhe albumin e vitit. Keri paraqitet me kėngėn Ui Bilong Together dhe albumin Dhi Emansipejshen of Mimi. Kurse Kanye West konkuron me kengen Gold Digger dhe albumin Lejt Rexhistrejshen. Ky ėshtė viti i dytė qė Kejni Uest e gjen veten kandidat nė njė numėr tė madh kategorish ndėrkohė qė ka nxjerrė vetėm dy albume. Vitin qė kaloi ai ishte kandidat nė dhjetė kategori. Kėnga Gold Digger ishte ndėr mė tė pėlqyerat e vitit.
Kandidatė tjerė pėr kėngėn mė tė mirė tė vitit janė edhe grupi Grin Day me Bulevard of Broken Drims, Guen Stefani me kengen Hollabek Gerl. ...... dhe grupi Gorillaz me kengen Fil Good Inc. Edhe pėr albumin e viti konkurenca ėshtė mjaft e fortė pasi duket se ēdo albumin i U2 fiton ēmimet Gremi.
Kėsaj radhe U-2 konkuron me albumin Hau tu Dizmentel an Atomik Bomb. Nė kėtė kategori konkurojnė edhe Guen Stefani me albumin Love. Angel. Music. Baby. Ylli i muzikės rock Paul McCartney konkuron me Kaos and Criejshen in Bekjard. Ish Bitelsi nuk ka fituar asnjėherė ēmimin Gremmi pėr albumin mė tė mirė, kėshtu qė sonte ai ka njė shans mjaft tė mirė. Ēmimi mė prestigjoz i industrisė sė muzikės, Gremi, jepet ēdo vit nga Akademia e Regjistrimeve dhe ka tė njėjtėn rendėsi sikurse edhe ēmimet Oscar pėr botėn e filmit.
Kastriot Haxhiaj
08-02-2006
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet
|