Re: Adem Demaqi - Simbol i Rezistences sone Kombetare !
28. SIMBOLI I REZISTENCES KOMBETAR RREFEN.
"Ne vitin 1974 ne Konviktat e studenteve qene hedhur parolla me permbjatje "armiqesore" . Dhe une degjoje per ato trakte qe ishin hudhur. E dija pushtetaret kete gje do te mundoheshin ta shfrytezonin per qellimet e tyre te njohura anti-shqiptare. Mirpo , megjithate doli se akteret e ketij aksioni i kishin zbuluar dhe se ne krye kishte qen Adem Rukiqi. Pra udheheqes i grupit ishte ai. Por rexhisoret e burgosjes sime te serishme , donin qe me qdo kushte aty t'i perzinin edhe ish anetaret e organizates sime te cilet ne nderkohe te gjithe ishin te lire sepse e kishin mbajtur burgun. Siq duket UDB-a pregaditjet i kishte filluar qysh sa kemi qene ne burgune e Pozharevcit qe ; me daljen tone te ken mundesi serish te na burgosin. Ne te vertet disa anetar te grupit te Kadri Osmanit (ky me ca te tjere veq ishin arrestuar), te cilin grup policia kishte arritur ta zbuloje dhe asgjesoje, me qellim i kishin lane te dire disa (nuk ishin arrestuar), qe po sa te dalim ne , te kene mundesi pastaj te na lidhnin me ta, se gjoja kemi veprue se bashku... UDB -a si duket e kishte ditur qe; kur te dale prej burgut disa prej tyre do te vinin te me vizitonin dhe keshtu pastaj me vone keto vizita ti lidhnin sikur kan pas per qellim bashkimin tone te serishem ne nje organizate tjeter ilegale.
Po ashtu me vone ne vere e burgosen Adem Rukiqin . Pas kesaj burgosjeje me percillnin edhe me shume. Pak me vone e burgosin edhe Skender Kastratin (ishte edhe ne LDK-e ne Kryesi ne vitet e para te 90 -es por per shkak se isht i burgosur politi e kishin larguar me pretekst se "po kompromitohet LDK -ja ne syte e policis- verejtaj ime) i cili kishte qen vetum njeher te me vizitoje ne shtepi. Une Skender Kastratin (Skenderin ,shoket e tij e pershkruajn si te pathyeshem gjate torturave te hetuesis- verejtaj ime) e njihja si Organizator te Demonstratave te vitit 1968. Pas tij burgoseshin njerez te njohur dhe te panjohur me rende... Ishte terrorr i papare policor.
Dhe ne fund gjoja se kishin mbledhur mjaft material- vijne edhe te une dhe me burgosin.
Propaganda , shtypi , televizioni dhe mjetet tjera me te madhe kishin lajmeruar se u nxu grupi i Adem Demaqit e cila kur edhe nuk ishte emeruar se cila isht ajo: Pra ,ishte nje kurthe i pergaditur mire nga pushtetaret e kohes. E, pata lexuar Rilindjen se fjale eshte per nje grupe irredentist prej 19 vetave. une nga keta njihja vetum dy a tre veta te Grupit te dikurshem te Kadri Osmanit. Te tjeret kure nuk i kisha pare. Po "ashtu u as ata mua nuk me njihnin".
Per here te pare ishin takuar ne sallen e gjygjit.
"Ata me kete burgosje "time" mua me kishin ber sherbim.
Po perseris , une nuk isha ne gjendje asgje te beje sepse Ata me percillnin panderpre.
Isha i blokuar te beja diqka edhe sikur te doja te beja kete gje. E dija se do teme zinin menjeher , Duke i ditur te gjitha keto kjo burgosje per mua ne nje fare menyre ishte edhe si e mireseardhur: Ata nga une po krijonin Heroin!
Isha isigurt qe denimi i imi do te ishte nxitje dhe qe te tjeret te rebeloheshin dhe te vazhdonin edhe me intenzitet punen tone. Por nuk kishin logaritur se me burgosjne time ata do te nxisnin rinine te merr persiper organizimin e jetes dhe te shoqeris me ide edhe me te avansuara se ato qe i kishim ne ... Kosova pas burgosjes sone ishte zgjuar ne nje mengjesh nga gjumi me mijra traktate te shperndara anekend saj...
Qdo gje kishte shkuar ndryshe se siq e kishin planifikuar pushtetaret: "Me burgosjen time me shume kishin humbur se qe ksihn fituar".
|