Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-02-06, 08:58   #737
Kercovari
 
Anėtarėsuar: 20-09-04
Vendndodhja: Zuerich/ch
Postime: 15,792
Kercovari e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Kercovari
Gabim

horizonti
KUSH JEMI NE?!
Nga: Zekerija Ibrahimi


Ditėve tė fundit u bė sebep zefki me Ibrėn nė Prishtinė, aq mė tepėr sajgia qė me kėtė rast ia shtruan kosovarėt atij, qė nė mediat shqipe tė hapet edhe njė temė pėr njė farė akulturimi tė dhunshėm tė shqiptarėve duke u vėnė nė pah me kėtė rast ndikimet aq tė fuqishme orientale nė kulturėn shqiptare. Kjo punė pastaj mori edhe pėrmasa tė njė ministudimi qė pėrpiqet tė dėshmojė se shqiptarėt ngadalė po tjetėrsohen nė oriental, gjė qė normalisht dashamirėve tė kombit tonė kjo gjė me gjithė mend u pengon. Duke i lexuar ato fakte, si shembulli i dimive qė qenkan orientale, pėr ē’arsye sigurisht ndėrmjet rreshtave nėnkuptohet se gratė shqiptare duhet t’i flakin (sa keq pa dimi, a?!) qė tė veshin diēka qė ju rri mė mirė ose si do tė thoshin ata “veshje origjinale shqiptare”, tė cilėn pas atyre shkrimeve unė e kam vėshtirė ta marr me mend se ēfarė ėshtė ajo (mbase aso me kėrthizėn jashtė?!), fillova tė mendoj gjerė e gjatė se si do tė dukej shqiptari nėse marrin aksion t’ia heqim tė gjitha ato elemente qė ndėr shekuj i ka marrė dhe i ka pėrvetėsuar nga popujt me tė cilat ka qenė nė kontakt.

Siē tanimė e dimė, fjala u zu te folklori, madje edhe ai mė burimori – i fshatrave dhe maleve, qė qenka me aq shumė elemente orientale, pėr ēka dėshmojnė edhe shumė adete (edhe kjo fjalė orientale) tė dasmave tė Kosovės qė z.Xhaferit nė shkrimin e tij njėmend i pengojnė. Kėshtu fillova tė mendoj se a ka vėrtet aq shumė elemente tė huaja nė kulturėn shqiptare dhe ēka tė bėhet me to qė shqiptarėt tė puritanizohen e tė ēlirohen nga gjithė ajo dhunė qė iu ėshtė bėrė. Meqė nė njė mėnyrė kam mėsuar pak gjėra nga historia e gjuhės (kam dhėnė provim nė kėtė lėndė gjatė studimeve), fillova tė mendoj pikėsėpari pėr huazimet nė gjuhėn shqipe. Kėshtu fillova nga huazimet mė tė hershme greke, fjalėt e para qė janė futur nė gjuhėn shqipe nga ndonjė gjuhė qė ne e njohim. U desh nė kėtė moment t’i flakė fjalėt lakėr dhe mokėr (greqizma tė greqishtes sė vjetėr) dhe kėshtu ta rrėzoj faktin e autoktonisė shqiptare kėtu - tė kufizimit tė shqiptarėve me grekėt qė nė kohėn antike. Pastaj u desh t’i heqė gjithė ato latinizma e italianizma nė gjuhėn shqipe, qė ashtu shqipen ta varfėroj pėr sė paku 30% tė fjalėve, ndėrsa kishėn katolike shqiptare ta lė pa thuaja pa asnjė fjalė pėr komunikim. M’u desh pastaj t’i hedh edhe tė gjithė turqizmat qė kėshtu edhe nja 30% shqipen ta varfėroj, ndėrsa myslimanėt shqiptarė t’i gjymtoj e t’i bėj shurdhmemecė qė nuk do tė dinė me ēka do tė komunikojnė nė lidhje me kulturėn e tyre shpirtėrore. Pastaj e kisha patjetėr t’i hedhė edhe disa pėr qind sllavizma e greqizma qė po ashtu, sidomos ortodoksėt shqiptarė, nuk do tė ma falnin. Kur ia vura barazimin kėsaj pune, u desh qė fjalorin shpjegues tė shqipes, me atė qė ne krenohemi se i ka rreth 40.000 fjalė, menjėherė ta grisi e ta rrudhė diku deri nė 10.000 fjalė qė ashtu ta arrij dėshirėn time pėr tė pasur fjalor puro-shqiptar. Pasi tė mbaroja me fjalorin, do t’i kthehesha veshjes kombėtare qė edhe aty tė bėja njė kėrdi. Kėtu dimitė menjėherė do t’i digjja si orientale, po ashtu edhe kėmishėn e dredhtė, fustanellėn qė grekėt aq shumė e trumbetojnė si tė tyre, e bile edhe qeleshen qė popujt e Kaukazit me aq admirim e xhelozi e mbajnė pėr tė veten. Sa besheret m’u duk shqiptari pa kėto gjėra. Dhe, plus, kur mendova se edhe tirqit ka qenė objekt polemikash se a janė greke, sllave apo shqiptare, ose se tirqit janė greke e shiritat shqiptare, vėrtet m’u duk se po bėja palaēo pėr cirk. Pasi tė kisha mbaruar me veshjen, do t’i kthehesha muzikės. Tė parėn punė qė do tė bėja do t’i pėrjashtoja kėngėt qytetare pejane qė rrinė ulur nė sofrėn turke, por edhe do t’ua merrja tė drejtėn pėr tė kėnduar, se as ato kėngė nuk qenka shqipe. Do ta thyeja ēiftelinė se ėshtė turke (ēifte teli), do ta prishja lahutėn se ėshtė malazeze, do ta shqyeja defin arab dhe lodrėn orientale, ndėrsa surlet rome as qė do t’i shihte mė ndonjė shqiptar me sy. Dhe, gjithė kėtė natyrisht do ta bėja pėr tė mirėn e kombit tim. Ajo qė do ta kisha mė vėshtirė ta bėja do tė ishte si ta pastroj gjenin shqiptar. Sė pari mė ranė ndėr mend nipat e mbesat malazeze tė Skėnderbeut. Ku ta gjeja atė fis dhe si ta rregulloja?! Mė duhej ta pastroj mbretin tonė, Lekėn I, se edhe ai nuk ėshtė puroshqiptar, do tė duhej tė pastroj me njė varg kasabalish Tetove qė hanė bukėn e shqiptarit (nė shenjė qytetėrimi) e e flasin gjuhėn e pushtuesit, turkut (nuk di pse nuk flasin anglisht e frėngjisht). Nė kėtė rrėmujė do tė duhej tė pastroj edhe me shumė intelektualė qė kanė lėnė fėmijė nėpėr Serbi e gjetiu, por t’i gjej edhe pasardhėsit jashtė martese tė ca shkrimtarėve tanė qė kanė jetuar nėpėr Evropė e Amerikė, sepse edhe ata mė nuk janė gjaku jonė. Kjo punė do tė mė hidhte gjithandej nėpėr Dalmaci (Zarėn e Stipēeviqit), nė Itali (Kalabri e Sicili), nė Morenė e Greqisė dhe nė Stambollin e Turqisė. Ndėrkaq nėse do tė futesha nė kėtė valle nėpėr Maqedoni, do tė duhej tė bėj kėrdi. Kiamet, sa puna ėshtė kėtu! Dhe, pas gjithė kėsaj pune, mbase do tė arrija tė krijoj njė komb me nja 500.000 anėtarė, me njė gjuhė me nja 5.000 deri nė 10.000 fjalė, komb pa asnjė fe, komb me folklor shumė tė paktė, komb thuaja pa kėngė e valle, sepse aq shumė janė pėrfolur tė gjithė kėto gjėra nė Ballkanin, saqė askush nuk do tė hezitonte t’i shpallė pėr tė vetat dhe tė na i marrė. Kėshtu do tė ishim kombi i vetėm i pastėr nė botė. Diēka ngjashėm si indianėt e Amerikės.

E bėra kėtė hyrje paksa tė gjatė dhe pak ironizuese pėr tė vėnė nė pah se sa e dėmshme ėshtė ideja pėr purokomb, pėr komb pa kurrfarė huazimesh. Me tė desha tė them se kjo ide le qė ėshtė e parealizueshme dhe e dėmshme, por madje ėshtė edhe raciste. Nė botė nuk ka kombe tė pastra (mendoj pjesėrisht pos indianėve tė Amazonit), gjuhė tė pastra (nė kuptimin qė e folėm mė sipėr), folklor tė pastėr apo veshje vetėm tė njė kombi. Kjo do tė thotė se njerėzimi duke u shtuar, duke lėvizur, duke u dyndur, duke luftuar, duke punuar e duke jetuar, kanė dhėnė e kanė marrė nga njėri-tjetri, ashtu qė sot askush nuk ka tė drejtė tė ngrihet e tė thotė se kjo ėshtė vetėm e imja, ose se nuk e dua kėtė se ėshtė e huaja. Megjithatė, ndonėse kėshtu, ndonėse njerėzit gjatė historisė e kanė parė interesin e tyre sė pari fizik dhe i kanė kėmbyer gjithė ato sende, prapėseprapė kanė ngelur njė varg gjėrash qė janė tė kėtij apo tė atij kombi, tė asaj ose tė kėsaj kulture e folklori e kėshtu me radhė, tė cilat njė komb i ka marrė dikur, i ka modifikuar si i ėshtė dukur mė mirė dhe kėshtu i ka pėrvetėsuar. Njė sinkretizim tė tillė e kemi edhe me shembullin e gjuhėve ballkanike, tė cilat ndonėse u takojnė grupeve e bile edhe familjeve tė ndryshme gjuhėsore, duke qenė nė kontakt mes vete kanė zhvilluar aso tipare qė janė tė pėrbashkėta vetėm pėr kėto gjuhė, qė kėshtu tė formojnė njė lidhje gjuhėsore qė quhet gjuhėt ballkanike. Kemi kėtu turqishten semite, kemi rumanishten e latinizuar, kemi greqishten dhe shqipen si gjuhė tė veēanta indo-evropaine, si dhe maqedonishten, bullgarishten e serbishten sllave. Prof. Shaban Demiraj nė Gjuhėsinė ballkanike i pėrmend 12 tipare tė pėrbashkėta tė kėtyre gjuhėve qė nuk i kanė gjuhėt e tjera tė atyre grupeve a familjeve. Kėshtu ka ndodhur edhe me gjėrat e tjera, si nė muzikė, folklor, mite, histori, art figurativ etj. Njerėzit nuk janė makina.

Prof. Stipēeviqi, qė na vizitoi para do dite, na the se vetėm biologjia molekulare me nja 30 vjet punė do ta pėrdėftojė se sa ka gjak iliri te kroatėt, te boshnjakėt, malazezėt e sa te shqiptarėt. Ku ta dish ēfarė rezultate mund tė na japin kėto analiza! Kėtu ka pasur shumė pėrzierje dhe ėshtė e kotė tė gjurmohet origjinalja deri nė patologji vetėm me dėshira anormale dhe romantike qė ēuditėrisht tė shpiken lidhje amerikano shqiptare e tė mohohen lidhjet e shqiptarėve me popujt qė me shekuj kanė qenė nė kontakte tė ndryshme.

Kujtoj se pas gjithė kėsaj e kuptuam se sa ka gjasa kombi i pastėr dhe a ėshtė kjo ide afėr mendsh ose jo.

Tani po kalojmė nė njė ēėshtje tjetėr.

Kujtoj dhe jam i bindur se edhe z.Xhaferi dhe gjithė bashkėmendimtarėt e tij e dinė kėtė logjikė e kėto teori, se do tė ishte marri tė besohet se ata nuk e dinė. Por, atė qė ata duan ta thonė e qė nuk e thonė se si duket nuk u mban akoma, ėshtė si tė bėjmė qė ne shqiptarėt t’i kėpusim tė gjitha lidhjet qė i kemi krijuar me Lindjen, sidomos gjatė pesė shekujve osmane, qė ashtu ta bėjmė veten puroevropianė. Kjo ide mbase do tė ishte e mirė edhe pėr spanjollėt qė tė mos pinė mė ēaj orienti e as mos tė ulen mė nėpėr minderat orinetal, prandaj do tė ishte mirė qė nė kėtė frymė t’i ndihmohet pak edhe kryevropianit Havier Sollana.

Mendimtari amerikan, simodos i kėtij dhjetėvjetėshi tė fundit, Semuel Huntington, nė librin e tij “Pėrplasja e qytetėrimeve” e shtron njė pyetje qė edhe mua mė vjen ta shtroj kur gjendem para njė dileme qė mė kanė vėnė kėta tanėt. Ai pyet: “Kush jemi ne?” dhe pėrgjigjet: “Pėr t’u pėrgjigjur nė Kush jemi ne? , duhet ta dimė njė herė kush nuk jemi ne dhe kundėr kujt jemi ne.” Eh pra, pėr z.Xhaferi dhe pėr tė gjithė tė tjerėt qė si po del puna nuk duan ta pranojnė se kush jemi, ne jemi shqiptarė, sipas tė gjitha gjasave me prejardhje ilire, dikur paganė, pastaj tė krishterė, e mė pas me mbi 70% myslimanė, dikur tė pavarur, pastaj nėn sundimin romak, mė pas nėn bizantin, pak mė vonė nėn sllavė, pastaj nė turk, qė prapė tė kthehemi njė pjesė nėn sllavė e tjetra e pavarur, gjithnjė nė njė udhėkryq historik tė rrugėve qė e kanė lidhur Evropnė dhe Azinė. Kėta jemi ne. Ne nuk jemi kundėr Evropės, ne jemi evropianė, i takojmė Evropės edhe me territor, edhe me gjuhė, edhe me kulturė, po ne nė kulturėn tonė kemi edhe njė varg elementesh osmane qė natyrisht se e kanė pasuruar kulturėn tonė (kėtu assesi nuk mendoj nė piskamat tallave tė kohėve tona tė biēimit tė Ibrės) dhe kemi njė fe qė e kemi marrė nga kėta osmanė qė natyrisht se kombin tonė e ka fisnikėruar bashkė me vlerat qė ndėr ne vazhdimisht i kanė predikuar katolikėt dhe ortodoksėt tanė. Ne nuk jemi kundėr askujt, por si duket tė tjerėt janė kundėr nesh. Ata si duket ia kanė vėnė mendjen tė na tjetėrsojnė, tė “na pastrojnė” nga barbaria, tė “na shpėtojnė”. Mbase kėshtu do ta shpėtojnė edhe Sollanėn nga ndikimi maur!

Nė fund, tė kėtij shkrimi, mė kujtohet pėrgjigja qė poeti jonė dibran, Nexhat Pustina, i cili nė njė poezi tė tij pasi pyet Kush jam unė?, pėrgjigjet: Gur i qitun n’rrafsh tė lamės, djalė i tepėrt i nanės.

Vėrtet keq me qenė i tepėrt (jetim) dhe mos me ditė se kush je!
__________________
Diellin,vetėm tė marrėt mundohen
tė mbulojn me shoshė....
Kercovari Nuk ėshtė nė linjė