Daci: Dorėheqjen do ta jap nėse e kėrkon LDK e jo Kryesia
Prishtinė, 3 mars - Kryeparlamentari, Nexhat Daci deklaroi mbrėmė pėr Televizionin e Kosovės se dorėheqjen do ta japė nėse e kėrkon Lidhja Demokratike e Kosovės e jo Kryesia e kėtij subjekti politik. "Unė jam nominuar pėr kryekuvendar nga ish-presidenti Rugova", tha ai.
"Ėshtė shumė e vėrtetė, se dje (e mėrkurė), Eqrem Kryeziu dhe Naim Jerliu kanė qenė pėr tė mė informuar. Unė u kam thėnė se do ta respektoj vendimin e LDK-sė...,, sepse tri mandate tė deputetit i kam nga LDK-ja", ka theksuar Daci pėr RTK-nė nė njė intervistė dhėnė nė Brezovicė.
"Unė do ta paraqes dorėheqjen nė momentin kur tė ma kėrkojė LDK-ja, ajo qė e ka tė drejtėn pėr kėtė ēėshtje. Kryesia e LDK-sė ėshtė organ ekzekutiv tė cilin e zgjedh Kėshilli i Pėrgjithshėm i LDK-sė qė sipas statusit tė LDK-sė e bėn politikėn e LDK-sė, ndėrsa Presidenti i Kosovės Rugova ėshtė i zgjedhur nga kongresi i LDK-sė, dhe ai e ka pasur mandatin tė mė nominojė".
Daci tha se nuk ėshtė antiamerikan, por se ka qenė "pengesė e interesave personale tė ndonjė qytetari amerikan.
"Relacionet janė prishur pėr qėllime personale. Relacionet janė prishur nė momentin kur ėshtė krijuar koalicioni LDK-AAK. Njė numėr i zyrtarėve amerikanė kanė qenė nė zyrėn e kryetarit tė Parlamentit pėr ta urdhėruar qė Ramush Haradinaj tė mos zgjidhej kryeministėr i Kosovės, sepse ka mundėsi qė tė paditet dhe tė shkojė nė Hagė", ka theksuar Daci.
"Kėto janė biznese krejtėsisht private, krejtėsisht personale dhe unė besoj gjithkush do t'i paguaj faturat e punėve tė veta".
Sipas Dacit, ky ėshtė njė tentim pėr shkatėrrim tė LDK-sė, por "nuk do tė jetė shkatėrrim".
"Jam i bindur se do tė shkatėrrohen individėt, tė cilėt nuk duan ta mbrojnė programin themeltar tė LDK-sė, nuk duan ta respektojnė statutin e LDK tė Kosovės", u shpreh Daci pėr tė shtuar:
"Nė zgjedhjet e para qė do tė vijnė njė ditė nė LDK do tė respektohen statuti dhe programet, duhet tė mbahen zgjedhjet demokratike, duhet t'i nėnshtrohemi filtrimit, tė gjithė njerėzit nė tė gjitha nivelet dhe nė qoftė se del nga ai filtėr cilit do emėr Daci do ta pėrkrahė dhe do ta respektojė".
Daci tha se nuk ka ndėrmend tė braktisė radhėt e LDK-sė. Ai shtoi se do tė mbetet nė LDK madje edhe nėse Eqrem Kryeziu do tė jetė kryetar i saj.
Pėr nominimin e gjeneral Agim Ēekut nė krye tė qeverisė, Daci tha se Ēeku ėshtė njė personalitet i verifikuar, por, siē u shpreh nuk i pėlqen mėnyra me tė cilėn ka ardhur.
"Unė i kam dhėnė pėrkrahje tė plotė para gjithkujt dhe nuk ka pasur njeri nė institucione qė para meje i ka shkuar nė zyrė (Ēekut). Unė e ēmoj shumė lart. Lojėrat e kėtilla gjithkush ėshtė mirė t'i mendojė, nuk ėshtė mirė tė ketė ekuivalencė nė mes gjeneral Ēekut dhe Dacit", tha Daci nė kėtė intervistė pėr RTK.
|